LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliona njerëz pësojnë sulme në zemër, pa e ditur fare këtë

22 Tetor 2019, 08:03, Blog CNA

Nga Jane E. Brody ?The New York Times?

* Kur halla ime, Gerta, pësoi një sulm në zemër në mesin e viteve 1970, mjeku që e ekzaminoi i tha që ai nuk ishte sulmi i parë. Testet e kryera për të vlerësuar dëmtimet në zemrën e saj, zbuluan se një pjesë e muskujve të zemrës kishin vdekur nga një sulm i mëparshëm i panjohur në zemër.

Pra dikur në të kaluarën, ajo kishte pasur atë që mjekët e quajnë një ?infarkt i heshtur i miokardit (S.M.I), ku çdo simptomë që ajo mund të ketë pasur në atë kohë, nuk është regjistruar si e lidhur me zemrën e saj, dhe për pasojë nuk ka pasur vëmendjen e mjekëve.

Halla ime ishte me fat. Ajo i mbijetoi sulmit të dytë në zemër, dhe duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut, jetoi edhe 2 dekada të tjera pa probleme të mëtejshme të lidhura me zemrën. Në botë ka miliona njerëz që ashtu si halla ime, janë të pavëmendshëm ndaj fakti që kanë pasur një S.M.I, dhe që përballen me një rrezik të shtuar për të pasur një sulm tjetër në zemër, më të dukshëm, dhe që mund t?i shkaktojë një dëmtim të rëndë të zemrës, dhe ndoshta edhe vdekje.

Ju mund të mendoni se një sulm i heshtur në zemër, është më i mirë se ai një që jep simptoma të forta:?Ajo që nuk dini, s?mund t?ju lëndojë?. Fatkeqësisht mundet. Edhe pse vetëdija se jeni në rrezik nga një sulm në zemër, mund të jetë tepër shqetësuese në aspektin emocional, mosnjohja mund të ketë pasoja shumë më serioze. Pasi ju nxit të vazhdoni të jetoni në mënyra, që rrezikojnë shëndetin e zemrës tuaj dhe jetën tuaj.

Një sulm i njohur në zemër, është një këmbanë alarmi, për të marrë masa mjekësore dhe ndryshuar stilin e jetesës, në mënyra që mund të minimizojnë rrezikun kardiak, siç është normalizimi i presionit të gjakut dhe i niveleve të kolesterolit, heqja dorë nga pirja e duhanit, rënia në peshë nëse jeni mbipeshë, ushtrime të rregullta fizike, dhe kontrollin e diabetit të Tipit 2.

Nëse dieta dhe ushtrimet nuk janë mjaftueshëm mbrojtëse, sot ka në dispozicion shumë ilaçe që mund t?ju vijnë në ndihmë. Edhe pa ilaçe fare, nëse të gjithë personat me një rrezik të shtuar, bëjnë një stil jetese të shëndetshme ?problemet nga sëmundjet e zemrës, do të zvogëlohen me 80 përqind?, thotë dr.Rekha Mankad, kardiologe dhe drejtore e Qendrës së Zemrës së Grave në Klinikën Majo në Minesota, SHBA.

Studimet e fundit të kryera në Islandë dhe Finlandë, vende që kanë një bazë të dhënash mjekësore të shkëlqyer për të gjithë qytetarët e tyre, kanë ndihmuar në përcaktimin se sa shpesh ndodhin S.M.I, dhe pasojat afatgjata që lidhen me to.

Përfundimet, e publikuara në revistën ?JAMA Cardiology?, nxjerrin në pah rëndësinë kritike të të mos priturit derisa zemra juaj të dërgojë një mesazh të qartë, deri kur aftësia e saj për t?ju mbajtur në jetë të kompromentohet seriozisht. Përkundrazi, duke njohur dhe pranuar rreziqet, jumund të merrni masa parandaluese për t?i mbajtur rreziqet nën kontroll, përpara se të jetë tepër vonë.

Ndoshta, edhe më zbulues ishte studimi shumë i hollësishëm i kryer në Islandë, me 935 burra dhe gra të moshës 67-93 vjeç, të cilët u vëzhguan për një periudhë më shumë se 13-vjeçare. Kur u regjistrua në studim, secili nga pjesëmarrësit iu nënshtrua një testi joinvaziv, të quajtur rezonanca magnetike kardiake, që mund të tregojë më me siguri nëse kishte pasur ndonjë sulm të heshtur në zemër.

Fillimisht, 17 përqind u konstatua se kishin pasur një S.M.I, dhe 10 përqind kishin pasur një sulm të njohur. Pas 3 viteve të para të vëzhgimit, nuk pati asnjë ndryshim në shkallën e vdekjeve midis atyre që kishin pasur një S.M.I. dhe të tjerëve që nuk kishin pasur. Shkalla e vdekshmërisë në të dyja grupet ishte 3 përqind, dukshëm më e ulët se sa niveli i vdekshmërisë 9 përqind, midis pjesëmarrësve që kishin pasur një sulm të njohur në zemër.

Por me kalimin e kohës, ata që kishin pasur një S.M.I, u paraqitën gjithnjë e më keq. Deri në vitin e 10-të pas regjistrimit të tyre, gjysma e pjesëmarrësve me sulme të heshtura në zemër kishin vdekur, një normë vdekjeje që nuk ndryshon mes burrave dhe grave, që hynë në studim me historinë e një sulmi të njohur në zemër.

Studimi i dytë i botuar në ?JAMA Cardiology? në korrik të këtij viti, përfshiu të dhënat e autopsisë të 5.869 burrave dhe grave, me moshë mesatare 65-vjeçe, që kishin vdekur befas në  Finlandën Veriore. Dëshmitë e një sulmi të heshtur në zemër, qenë të dukshme tek 1.322 individë, të cilët nuk kishin pasur ndonjë histori paraprake të sëmundjes së arterieve koronare.

Për më tepër, ata që pësuan një vdekje të papritur kardiake gjatë aktivitetit fizik, u zbuluan se kishin shpesh zemra të zmadhuara, një shenjë e tendosjes anormale, kur zemrat përpiqen të plotësojnë nevojat e trupit për oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Një zemër e zmadhuar, është në vetvete një faktor rreziku për vdekje të papritur kardiake, vunë në dukje autorët. Por kur kombinohet me plagët e muskujve të zemrës nga një S.M.I e mëparshme, prognoza është edhe më e keqe.?Individë me S.M.I, nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për sëmundjen e tyre, dhe me sa duket nuk e kufizuan ushtrimin e tyre fizik

Kur u ndodhën simptomat e panjohura?- shkruajtën në studimin e tyre mjekët e Universitetit Oulu në Finlandë dhe ata të Majamit në SHBA. Ata sugjeruan që një zemër e dëmtuar më herët, mund të shkaktojë ritme anormale të zemrës, dhe të sjellë një vdekje të papritur gjatë aktivitetit fizik.

?Një sulm i heshtur në zemër, nuk është gjithmonë aq i heshtur, por simptomat e tij – shqetësim i butë në gjoks, urth, vjellje, gulçim – u ndodhin shumë njerëzve, dhe zakonisht u atribuohen shkaqeve të tjera?- thotë Dr.Robert O.Bonou, kardiolog në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Northuestern Feinberg.

Edhe pse është në natyrën e njeriut të injorojë disa gjëra, derisa të pësojë diçka të rëndë, trajtimi parandalues ??mund të jetë shpëtimtar. Në Shtetet e Bashkuara, një sulm në zemër është shkaku kryesor i vdekjes së papritur tek njerëzit 65-vjeç e lart./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga