Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Len Williams ?BBC?
* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e ka dominuar peizazhin urban. Në shumë qytete, rrugët janë zgjeruar për t?u bërë vend automjeteve, dhe hapësira të mëdha i janë dedikuar parkimit të tyre. Automjetet private, e kanë revolucionarizuar lëvizshmërinë e njerëzve. Por nga ana tjetër ato kanë sjellë edhe shumë probleme, nga ndotja e ajrit, aksidentet rrugore dhe trafiku i madh.
Ndërkohë sot një numër i vogël por në rritje qytetesh, po përpiqen që të projektojnë të ardhmen e tyre pa makina. Qytete si Oslo në Norvegji dhe Madridi në Spanjë, kanë bërë bujë në media vitet e fundit, me planet e tyre për të ndaluar qarkullimin e makinave në qendrat e tyre, edhe pse asnjëra nuk ka shpëtuar ende tërësisht prej tyre.
?Objektivi ynë kryesor, është t?ua kthejmë rrugët njerëzve?- shprehet Hana Markusen, nënkryetare e Bashkisë së Oslos. ?E gjitha kjo ka të bëjë me mënyrën se si duam t?i përdorim rrugët tona. Për ne, rruga duhet të jetë vendi ku takohen njerëzit me njëri-tjetrin, ku hanë në restorante të hapura, ku luajnë fëmijët, dhe ku ka ekspozita arti?- thotë ajo.
Për ta realizuar këtë, Oslo ka ndaluar tërësisht qarkullimin e makimave në disa rrugë pranë qendrës. Gjithashtu, janë hequr gati të gjitha vendet e parkimit, të cilat janë zëvendësuar me korsi për biçikletat, stola dhe parqe të vogla.
Por projekti ka edhe një aspekt të rëndësishëm mjedisor. Oslo është ndërtuar në një terren gjeologjik në formën e një tasi, që sidomos gjatë dimrit, bën që qyteti të vuajë nga probleme serioze të ndotjes së ajrit. Të dhënat nga qeveria vendore, tregojnë një rënie të dukshme të ndotjes së ajrit gjatë dekadës së kaluar.
Kjo për shkak se ka pasur një rënie të udhëtimeve me makinë, nga 35 për qind në vitin 2009 në 27 për qind në vitin 2018, teksa ka pasur një rritje paralele të njerëzve që ecin në këmbë, përdorin biçikletat apo transportin publik.
J.H.Krauford është ndër ekspertët më të zëshëm në botë, që mbështet qytetet pa makina, dhe autor i dy librave mbi këtë çështje. Përveç problemeve të mirë-dokumentuara të ndotjes së ajrit, dhe miliona vdekjeve të shkaktuara nga trafiku çdo vit, Krauford thotë se makinat ulin ndjeshëm edhe ndërveprimin shoqëror.
?Vendet më popullore në një qytet, janë gjithmonë hapësirat pa makina, që mund të jenë parqe, sheshe ose zona për këmbësorët?- theksoi ai. Eksperti shton se në qytetet amerikane si Hjuston dhe Dallas, më shumë se 70 e territorit urban përdoret për parkim. ?Kriza e sotme e strehimit, buron nga mungesa e tokës. Hiqni qafe makinat, dhe problemi zgjidhet menjëherë?- mendon Krauford.
Një qytet pa makina, tingëllon si një ide e bukur. Por a është e mundur kjo në praktikë, dhe a është e dëshirueshme nga shumica? Çdo të ndodhë me shërbimet e urgjencës? Po me njerëzit që kanë probleme me lëvizjen? ?Mënyra më e shpejtë për të ?vdekur? qendrën e një qyteti, është t?i ndalosh njerëzit të hyjnë atje?- thotë Hjuxh Bladen nga Shoqata e Taksitëve Britanikë.
Ai e pranon se ?disa qytete bllokohen nga trafiku, por kjo ndodh vetëm për shkak të planifikimit të dobët, dhe se ato duhet të kenë një sistem më të mirë parkimi?.
Rensford Ejkpong, studiues i planifikimit urban në Universitetin e Mançesterit, thotë se heqja e makinave nga qytetet do të ishte e dobishme në reduktimin e ndotjes, dhe mund të përmirësojë shëndetin publik. Por sipas tij, duhet të jesh në gjendje të ofrosh një alternativë ndaj tyre. Edhe në Evropën kontinentale, ku ka një transport publik relativisht të mirë, udhëtimet dhe mënyra e jetesës së shumë njerëzve, nuk do të ishin të mundura pa pasur një makinë private.
Ndërsa e vlerëson argumentin se heqja e makinës së dikujt, ndërhyn në lirinë e tij, ajo argumenton se ?në shumë aspekte, moskufizimi i makinave, është duke e kufizuar lirinë e njerëzve të tjerë?. ?Makinat ua vështirësojnë fëmijëve luajtjen në rrugë, apo ose të moshuarve kalimin e rrugës?- thekson ajo.
Në masterplanin e qytetit Çengdu në Kinë, të gjitha rrugët mund të përshkohen në këmbë ose me biçikletë. Periferia e tij, do të modifikohej për të strehuar 100.000 njerëz. Ajo ka një sipërfaqe vetëm 1 km2, dhe cilitdo nuk i duhet në asnjë rast më shumë se 10 minuta, për të ecur nga një pikë në tjetrën.
Fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë, shpjegon Kris Drju nga ?SmithGill?, studioja arkitekturore amerikane, që u porosit në vitin 2012 të projektonte periferinë e Çengdu. Gjithsesi, projekti tregon më së miri se si një zonë urbane, mund të projektohet për të funksionuar pa makina.
?Ne donim që të ishte një ambient i gjallë, pune, lojërash, ku fëmijët mund të shkonin në shkollë pa qenë e nevojshme të hipnin në makina, ku njerëzit nuk kishin nevojë të përshkonin distanca të mëdha deri në vendin e punës?- shprehet Drju. Me dy linja hekurudhore me pjesën tjetër të qytetit, secili nga banorët mund të lëvizte kudo.
A mund të ketë pra në të ardhmen qytete pa makina? Nëse shihni statistikat, duket se është tejkaluar ?piku? i pronësisë së makinave, dhe numri i atyre që zotërojnë një makinë duket se është në rënie. Ka ndërkohë edhe një ndryshim të madh brezash. Të rinjtë e sotëm, janë më të prirur të përdorin mjetet e transportit publik./ Përshtatur nga CNA.al
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
Nga Doug Wead “Newsmax”* Donald Trump ka të drejtë. Amerika ...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”* Në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...