LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rishfaqet aleanca ruso-kineze, SHBA dhe aleatët e saj duhet të reagojnë  

22 Tetor 2019, 07:52, Blog CNA

Nga Stephen Blank ?The Hill?

* Ndërsa mediat po merren kryesisht me krizën siriane, dhe hetimin mbi impeachment-in presidencial në SHBA, po ndodhin ngjarje jo më pak të rëndësishme diku tjetër, të cilat meritojnë vëmendjen urgjente të Amerikës.

Më 3 tetor presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi hedhjen e hapit tjetër në aleancën ruso-kineze, duke zbuluar se Kremlini po e ndihmon tashmë Kinën në ndërtimin e njërit prek sistemeve paralajmërues për mbrojtjen e saj raketore.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Putini zhgënjeu shumë ekspertë, të cilët pohonin vazhdimisht se një aleancë e tillë ishte e vështirë të ndodhte, në mos ishte e pamundur. Ndërkohë Putin e zgjeroi fushën e sfidave sino-ruse ndaj interesave, vlerave dhe aleatëve të SHBA-së. Siç vërejti vetë Putin, aleanca mes dy vendeve ekziston në shumë aspekte.

Kina dhe Rusia, zhvillojnë aktualisht stërvitje të përbashkëta ushtarake në Azi dhe Evropë. Ato  zhvillojnë bisedime të rregullta dhe të gjëra, dhe trajnojnë oficerët e njëri-tjetrit. Rreth 3.600 oficerë kinezë, janë trajnuar deri më sot në akademitë ushtarake të Rusisë.

Rusia dhe Kina, i shesin ndërkohë njëra-tjetrës dhe palëve të treta, armë që janë qartazi të destinuara për të kërcënuar forcat dhe aleatët amerikanë. Po ashtu, ata po ndërtojnë atë që duket se është një sistem i koordinuar i mbrojtjes raketore në Azinë Verilindore, që do t?i mbrojë këto vende nga SHBA-ja, dhe do t?i japë mundësi të kërcënojnë Japoninë dhe mbrojnë Korenë e Veriut, ndaj asaj që ata tani e quajnë një sulm parandalues pranë kufijve të tyre.

Ndërkaq, Kina dhe Rusia po kërcënojnë interesin e SHBA-së në Lirinë e Detrave – në Detin e Kinës së Jugut, Arktik, Detin e Zi, Detin Azov dhe Ngushticën Kerç. Njëkohësisht, kinezët dhe rusët, po marrin pjesë në një gamë të gjerë takimesh ndërqeveritare, janë pjesë e organizatave ndërkombëtare si BRICS, dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, që ofrojnë përfitime të ndërsjella ekonomike për njëra-tjetrën (p.sh rusët sigurojnë energji për Kinën, në këmbim të ndihmave dhe investimeve kineze), si dhe i shesin armë njeri-tjetrit .

Kina e ka ndihmuar Rusinë të zhvillojë programet e saj prioritare energjitike në Arktik, si gazsjellësi Yamal, dhe në këmbim ka dërguar nëndetëset e veta me raketa bërthamore në Arktik. Në nivel global, Kina dhe Rusia punojnë bashkë, ose koordinojnë veprimet individuale, për të sfiduar interesat e SHBA-së nga Argjentina në Arktik, dhe për të minuar hegjemoninë e dollarit në tregtinë ndërkombëtare.

Ka pasur gjithashtu raste të operacioneve ruse të informacionit në Evropë, që kanë pasur si qëllim mbështetjen e interesave kineze kundër atyre amerikane. Pekini i mbështet politikat ruse në Lindjen e Mesme, dhe të dyja vendet bashkëpunojnë në Azinë Qendrore.

Nga ana e saj Moska respekton primatin, që Pekini ka në çështjet që lidhen me gadishullin Korean. Dhe asnjë nga këto zhvillime nuk është i ri. Ato kanë vite që po ndodhin. Aleanca është forcuar që nga viti 2014, teksa prania globale e Shteteve të Bashkuara, është zvogëluar nën peshën e luftës në Irak, dhe krizës financiare të vitit 2008.

Megjithatë, shumë pak ekspertë kanë qenë të gatshëm ta njohin seriozitetin e situatës, dhe ta përshkruajnë aleancën ruso-kineze për atë që është vërtet. Putini refuzon që të kritikojë presidentin Trump, një shenjë kjo se një edhe regjim nuk është se nuk ka frikë ta nxijë emrin e kundërshtarëve të tij politikë.

Putini e justifikon mosgatishmërinë e Trumpit, për të bashkëpunuar me të, me luftën e brendshme politike të Trumpit në SHBA, dhe jo me dëshirën e sinqertë për të mos u marrë fare me Rusinë. Ndërkohë, Kina dëshiron qartazi që Trump të rizgjidhet edhe për një mandat tjetër, pavarësisht retorikës dhe sanksioneve të tij ndaj Pekinit. Dhe kjo, sepse ai ka dëshmuar se është shumë i dobët dhe i paparashikueshëm.

Megjithë dallimet e tyre të shumta, dhe madje edhe me impeachment-in që po afron, administrata Trump dhe Kongresi Amerikan, duhet të përballen me sfidat globale dhe shumë-dimensionale, që po paraqësin aktualisht një Rusi dhe Kinë aleate me njëra-tjetrën.

Moska dhe Pekini, i kanë hedhur dorashkën e sfidës Uashingtonit, dhe ky i fundit duhet që të nisë të reagojë. Më së paku, amerikanët duhet të punojnë për të forcuar aleancat tona në mbarë botën. Mospërgjigja ndaj kësaj sfide, nuk do të vinte në rrezik aleancat, vlerat dhe interesat tona. Ajo do të rrezikonte ndërkohë edhe brezat e ardhshëm të amerikanëve, që do të trashëgojnë fatkeqësitë që ne do u lëmë trashëgim./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga