LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër krizë e refugjatëve sirianë, do të zhyste Evropën në kaos

27 Tetor 2019, 07:50, Blog CNA
Një tjetër krizë e refugjatëve sirianë, do të

Nga Yiannis Baboulias ?Foreign Policy?

Disa javë më parë, hyrja në kampin e refugjatëve Katsikas në Greqinë Veriperëndimore, ishte tërësisht e bllokuar. Në fillim, u raportua për një protestë të banorëve të zonës kundër refugjatëve. Sidoqoftë, shpejt u mësua se protestues ishin vetë refugjatët.

Synimi i tyre ishte të parandalonin hyrjen e autobuzëve të policisë, që çojnë refugjatë të tjerë në kamp. E kam vizituar disa herë këtë kamp që nga viti 2016. Ai ka qenë dikur një repart ushtarak, që u përshtat në një kamp për rreth 350 njerëz.

Kur u zhvillua protesta, aty ndodheshin gati 1.000 njerëz, në kushte të rënda higjenike, brenda një godine të prirur të përmbytet sa hap e mbyll sytë. Disa ditë më vonë, një stuhi e madhe e vërtetoi këtë. Por Katsikas është vetëm një pjesë e vogël e një panoramë më të gjerë, shumë më të errët.

Kampi famëkeq i Morias në ishullin e Lezbosit, është zgjeruar me gati 3 herë që nga viti 2015. Më shumë se 13.000 njerëz jetojnë brenda dhe përreth kampit, kapaciteti i të cilit supozohet të jetë vetëm 3.000. Kushtet brenda kampit janë skandaloze. Numri i të vdekurve është duke u rritur, dhuna është gjithnjë e më përhapur, dhe gjithnjë e më shumë fëmijë po shfaqin simptoma të ?sindromës së izolimit?.

Ata rrinë shtrirë, dhe nuk ndërveprojnë me të tjerët. Sipas ekspertëve, kjo gjendje prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët e traumatizuar psikologjikisht nga procesi i gjatë i emigrimit. Një kamp i mbipopulluar në Samos, po përballet me të njëjtat probleme. Kampet në pjesën tjetër të Greqisë, nuk janë në një gjendje më të mirë.

Banorët e këtyre kampeve, janë bllokuar 4 vitet e fundit në periferi të Evropës, pasi kanë ndërmarrë udhëtimin e tyre në kontinent nga Turqia. Vetë kampet, janë një shprehje e pafuqisë së vetë-imponuar të kontinentit:paftësi e burokracisë greke, dhe kokëfortësi e vendeve të tjera evropiane, siç janë Polonia dhe Hungaria, që nuk dëshirojnë të tregojnë asnjë lloj solidariteti. Pastaj është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që kërcënoi javën e kaluar, se ?do të hapë portat për të dërguar 3.6 milionë refugjatë? në Evropë përmes Detit Egje, nëse BE përpiqet të ndërhyjë në operacionin ushtarak turk në Sirinë Veriore.

Nëse kjo ndodh, ndalesa e tyre e parë do jetë Greqia. Kërcënimi ka efektet e veta, pasi shtron pyetje të sikletshme mbi gatishmërinë e Evropës për një krizë të re refugjatësh, me origjinë nga Lindja e Mesme. ?Është e drejta jonë ta themi këtë?- u shpreh për Deutsche Ëelle ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

?Nuk është një kërcënim, dhe as një bllof. Është përgjigja jonë ndaj një qëndrimi të Bashkimit Evropian?- theksoi ai. Erdogan mendon se Evropa i ka dhënë atij një lloj avantazhi, në çdo negociatë rreth çështjes së emigracionit. Nëse është kështu, Evropa ka bërë një gafë.

Çështja nëse kontinenti ka potencialin e duhur, për të menaxhuar refugjatët që ndodhen aktualisht në Turqi, ka një përgjigje shumë të thjeshtë:absolutisht po.

Vetë Greqia, pranoi dhe integroi plotësisht 1 milionë emigrantë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit në vitet 1990. Ndaj shpërndarja e rreth 3.6 milionë njerëzve në të gjithë kontinentin, është një problem shumë i vogël. Problemi është se grindjet brenda BE-së, e kanë dobësuar vendosmërinë e bllokut, për t?u përballur me këtë krizë.

Marrëveshja mbi emigracionin, e arritur midis Brukselit dhe Ankarasë në vitin 2016, kur Turqia ra dakord të shërbejë si një ?digë? kundër sirianëve dhe të tjerëve që të vijnë në Evropë, ishte e dënuar të dështonte. Kjo jo vetëm për faktin se fondet e premtuara ndaj Turqinë ishin çikërima, krahasuar me detyrën që i kërkohej të kryente.

Por edhe për shkak të historisë së vjetër të këtij vendi, me përdorimin e emigrantëve për qëllime politike. Këto tendenca janë forcuar edhe nga transformimi i shpejtë i Turqisë, nga një aleati disi i çrregullt, në një aktor rajonal të pabesueshëm. Në një raport të fundit nga Instituti i Kërkimeve për Dialogun e Qytetërimeve, Turqia klasifikohet si një ?shtet i civilizuar?, që i përcakton interesat e saj në mënyra të kundërta me Perëndimin.

Në ndërhyrjen e saj në raport, N.Selin Senocak nga UNESCO shkruan:?Pas përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, Turqia është ndjerë e tradhtuar nga SHBA dhe BE. Dhe kjo ka shënuar një pikë kthese në historinë politike të Turqisë, dhe marrëdhëniet e saj diplomatike me BE dhe SHBA-në?.

Kjo është përkthyer në rrëmbimet e qytetarëve amerikanë nga Turqia, presionet e vazhdueshme ndaj anijeve dhe avionëve grekë dhe qipriotë përreth Egjeut. Tani janë kërcënimet për të zhytur në kaos shoqëritë evropiane, duke përdorur si ?armë? refugjatët, në rast se Turqia nuk lejohet të vazhdojë operacionin e saj në Siri, apo edhe kërkimet për gaz natyror pranë bregdetit të Qipros.

Çështja ishte se çfarë do të bënte Evropa, për t?u përgatitur për valën tjetër të pashmangshme të emigrantëve, gjatë kohës që kishte blerë me atë marrëveshje.

Mjerisht, nuk ka shënuar thuajse asnjë lloj përparimi drejt zgjidhjeve të drejta dhe humane. Zgjedhja e preferuar e Evropës, ka qenë mbajtja e refugjatëve në kushte të mjera në ishujt

grekë. Dhe kjo ka bërë që t?i nënshtrohet shantazhit të vazhdueshëm nga qeveria e Erdoganit.

Megjithë kërcënimet e Brukselit ndaj Ankarasë me sanksione, për shkak të pushtimit brutal

në Siri, Erdogani mund të ndjehet i sigurtë se BE-ja nuk do të bëjë asgjë nga ato që thotë.

Në fakt, gjykuar nga kushtet e tmerrshme në kampet greke, duket qartazi se Evropa është thjesht e ekspozuar ndaj një krize tjetër të refugjatëve. Ndaj ajo është e prirur të bjerë pre e

bllofit të Erdoganit. Megjithatë, është pikërisht ajo që duhet të përgatitet të bëjë.

Duhet të zbatohet një program i menjëhershëm, ku refugjatët të evakuohen shpejt nga ishujt grekë drejt vendeve të tjera. Kampet në Greqi, duhet të përmirësojnë kushtet për t?ju dhënë fund vuajtjeve të atyre që mbeten ende atje. Një kontinent aq i pasur dhe paqësor sa Evropa, nuk mund të vazhdojë të pretendojë se nuk ka mundësi të strehojë disa mijëra refugjatë të mbetur

në Greqi, dhe cilindo tjetër që mbërrin në brigjet greke nga zonat aktive të luftës.

A është Evropa e gatshme të hapë kufijtë e saj për refugjahët sirianë dhe kurdë, që mund të kërkojnë së shpejti strehim atje? Kampet skëterrë të Greqisë, sugjerojnë që jo. Por kjo situatë mund dhe duhet të rregullohet. Evropa nuk duhet të ?garojë? me Erdoganin, se kush mund t?i bëjë refugjatët të ndjehen më të mjerë. Kjo duhet bërë për hir të refugjatëve, por edhe për vetë evropianët. Në ?gara? të tilla, nuk ka asnjëherë fitues./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga