
Kapitalizmi do ta shpëtojë botën
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Nga Aimee Lewis ?CNN?
* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda një kamioni të gjetur në një park industrial në Britaninë e Madhe këtë javë, ka ngjallur tmerr në mbarë botën. Policia angleze dyshon se emigrantët kinezë, janë pjesë e trafikut njerëzor, që menaxhon prej gati katër dekadash mafia kineze ?Kokë-gjarpërinjtë?, dhe që ka lidhje edhe mafian italiane, Cosa Nostra.
Prokuroria ka nisur një hetime me akuzën e vrasjes, ndërsa kryeministri britanik Boris Xhonson, ka bërë thirrje që personat përgjegjës te kapen dhe nxirren para drejtësisë. Por një pyetje ka dominuar debatet mbi këtë ngjarje:pse qytetarët e ekonomisë së dytë më e madhe në botë, do të rrezikonin jetën e tyre për të emigruar ilegalisht në Britaninë e Msadhe?
Sipas Institutit të Politikave të Migracionit (MPI), nga 258 milionë emigrantë sot në botë, gati 10 milionë janë shtetas kinezë. Pra Kina është vendi i katërt më i madh të origjinës së emigrantëve. Shumica e tyre, gati 2.5 milionë banojnë në SHBA, 712 mijë në Kanada dhe 473,000 në Australi.
Rritja e shpejtë ekonomike e Kinës gjatë dekadave e fundit, e ka zgjeruar në mënyrë dramatike ?gjurmën gjeopolitike dhe ekonomike të Kinës në të gjithë botën?. Për shembull, në Britaninë e Madhe u dhanë në vitin 2018 më shumë se 730.000 viza për shtetasit kinezë, ose 25 për qind e 2.9 milionë në total, një rritje prej 11 për qind krahasuar me një një vit më parë.
Zakonisht supozohet se emigrantët janë shpesh më të varfërit në shoqëri, dhe ata kërkojnë punë me aftësi të ulëta, ose ikin për shkak të terrorit. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sidomos për emigrantët kinezë. ?Nga Kina shpërndahet një gamë e madhe emigrantësh. Pra keni nga të gjitha kategoritë. Nga ata me aftësi të ulëta, tek ata me aftësi të mesme, dhe deri tek të shumë të kualifikuarit?- tha për CNN Natalia Banulesku-Bogdan, drejtore e asociuar e programit ndërkombëtar të MPI.
Tipikisht, emigrantët që udhëtojnë në Evropë ose SHBA, nuk janë ?më të varfërit e të varfërve?, mendon ajo, pasi lëvizja kërkon burime të mëdha financiare, pavarësisht nëse ata emigrojnë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. ?Nëse udhëtoni përmes kanaleve të rregullta, duhet të merrni masat për pasaportat, tarifat që ka viza?- thekson ajo.
?Ndërkohë nëse jeni duke udhëtuar nëpër kanale ilegale, trafikantët kërkojnë shpesh tarifa mjaft të larta. Për më tepër, kjo kërkon një rrjet mjaft të sofistikuar njerëzish jashtë vendit. Shpesh, ata që largohen janë familjarët që kanë aktualisht njerëz jashtë vendit?- mendon ajo.
Emigrimi i kinezëve, ka shumë forma. Ekspertët thonë se ajo ku zgjedhin të jetojnë qytetarët shumë të aftë, ndryshon nga ajo e bashkatdhetarëve me pak kualifikim. ?Njerëzit me shkollë të lartë, synojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe në vendet e tjera me të ardhura të larta. Ndërkohë ka alternativa të tjera si punëtorë ndërtimi në Afrikë ose Evropën Lindore?- shprehet tha Banulesku-Bogdan.
Sipas MPI, 10-20 për qind e emigrantëve kinezë shkojnë në Afrikë. Ata janë të shumëllojshëm në aspektin e përkatësisë së tyre socio-ekonomike, profesionit dhe moshës, duke filluar nga diplomatët apo punonjësit humanitarë, deri tek punëtorët që punojnë në projekte të ndryshme të infrastrukturës.
Shumë studentë kinezë, studiojnë edhe jashtë vendit. Në Britani, studentët kinezë kanë marrë gati 100.000 viza studimi të nivelit 4, ndërsa në botë marrin në total rreth 40 për qind të tyre. Ekonomisti Kristian Dastman nga Qendra për Kërkime dhe Analiza mbi Emigracionin me qendër në Londër (CReAM), thotë se shumë studentë kinezë në Britani, vijnë nga familje të pasura.
?Ata janë në gjendje të paguajnë tarifat e larta, dhe të jetojnë në qytete të shtrenjta si Londra?- thotë ai për CNN. Sipas raportit vjetor të 2018-ës të qeverisë britanike mbi skllavërinë moderne, Kina është vendi i katërt më i zakonshëm i origjinës për viktimat e skllavërisë moderne në Britani, pas vetë Britanisë, Shqipërisë dhe Vietnamit.
Në vitin 2017, 293 viktimat e mundshme të skllavërisë moderne në Britani, u raportuan se ishin me origjinë nga Kina. Por Dastman shton se numri i emigrantëve ilegalë kinezë në Britani është ende i vogël, në krahasim me ata në vendet mesdhetare si Spanja dhe Italia, kryesisht për shkak se është më e vështirë të hysh në Mbretërinë e Bashkuar.
?Emigrantë të paligjshëm nga Kina, ka në të gjitha vendet evropiane. ?Një nga destinacionet kryesore është Italia. Ata merren aty me industrinë e tekstilit, ku janë të gatshëm të punojnë me paga të ulta. Italia ka një ekonomi të madhe në të zezë, ku gjen shumë migrantë nga Kina dhe Lindja e Mesme?- deklaron Dastman.
Po pse kaq shumë kinezë, janë të gatshëm të emigrojnë ilegalisht, duke rrezikuar edhe sjetën? Në Kinë, emigrimi i madh nga zonat rurale drejt atyre urbane, mundësoi bumin ekonomik në vend. Reformat e pensioneve, ndihmoi në nxjerrjen e shumë qytetarëve nga varfëria.
?Kina është zhvilluar në një mënyrë dramatike, varfëria është ulur ndjeshëm, kushtet ekonomike janë përmirësuar. Nëse kjo do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në të ardhmen, kjo është e diskutueshme. Gjithçka që kam parë gjatë viteve të kaluara, ka qenë vërtetë pozitive. Por kjo nuk do të thotë se ka pasur disa grupe njerëzish, që mund të kenë vuajtur më shumë se të tjerët?- thekson Dastman.
Banulesku-Bogdan, thotë se duke u bërë më i pasur, Kina u shndërrua në një shoqëri më pak e barabartë. ?Mundësitë brenda një vendi kaq të madh sa Kina, nuk janë shpërndarë në një mënyrë të barabartë. Ka shumë njerëz të pasur, por edhe shumë të tjerë që jetojnë në varfëri ekstreme?- thekson ajo.
Sipas Institutit të Politikave të Emigracionit, shtetasit kinezë kanë emigruar për shumë arsye ndër vite, duke përfshirë shtypjen politike, politikën e një fëmije dhe dëshirën për të studiuar jashtë vendit. Por metodat për të ikur nga vendit ndryshojnë shumë.
?Mundësitë për të emigruar, nuk janë të disponueshme në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe këtu ndodh edhe kontrabanda dhe trafikimi, veçanërisht trafikimi i qenieve njerëzore?- thekson Banulesku-Bogdan./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur mëngjesin e djesh...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...