LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Super-talent që fëmijë, më i vjedhuri ndër artistët/ Kush ishte Pablo Pikaso

25 Tetor 2019, 11:31, Blog CNA

Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo Pikaso, ka qenë subjekt i shumë librave dhe filmave. Artisti i mirënjohur, e jetoi jetën e tij në maksimum, duke mbetur aktiv dhe krijues deri në vdekjen e tij në vitin 1973, në moshën 91-vjeçare.

Themeluesit e rrymës së Kubizmit, Pikaso ishte një artist pjellor. Ai aplikoi shumë stile gjatë periudhave të ndryshme të jetës ssë tij. Dhe siç ndodh shpesh me gjenitë, historia e tij personale është po aq interesante sa edhe veprat e tij artistike.

Emri i tij i plotë ishte kilometrik

Emri i vërtetë i Pikasos ishte Paglo Paglo Diego Hoze Francisko de Paula Juan Nepomuceno Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Martir Trinidad Patricio Klito Ruiz Pikaso. Emrat janë bazuar në një listë shenjtorësh dhe të afërmish. Interesant është fakti që mbiemri i tij i famshëm vjen nga ëma e tij, Maria Pikaso. Duke shpjeguar zgjedhjen e bërë, artisti është shprehur?:Pikaso ishte më intrigues dhe më tingëllues sesa Ruiz?.

Fjalët e para si fëmijë, parashikuan të ardhmen e tij

Ndërsa fjalët e para të fëmijëve janë zakonisht ?mama? ose ?dada?, Pikaso ishte një artist i vërtetë që në fillim. Nëna e Pikasos, tha se fjala e pare e Pablos ishte ?piz? një shkurtesë e fjalës ?lapiz? që në spanjisht do të thotë laps. Ndaj nuk është çudi që familja e tij filloi që herët t?i japë leksione arti.

E realizoi pikturën e tij të parë, kur ishte vetëm 9-vjeç

Babai i Pikasos, Hoze Ruiz Blasko, ishte një piktor dhe mësues arti. Ai e kuptoi shumë shpejt, që i biri ishte një talent i veçantë. Ai nisi që ta njihte me botën e artit që në moshën 7-vjeçare.  Ruiz ishte një akademik i rreptë. Ai besonte që artistët duhet të mësojnë, duke kopjuar mjeshtrat e mëdhenj.

Vizatimet e hershme me laps të Pikasos, dhe pikturat e tij me bojë vaji, tregojnë se sa i aftë ishte ai si fëmijë. Pikturën e parë ?Picador?, e realizoi kur ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa në moshën 13-vjeçare u pranua në Shkollën e Arteve të Bukura në Barcelonë. Tablonë që shërbente si testim paraprak ai e mbaroi brenda 1 jave, nga 1 muaj që zgjaste zakonisht.

I ati hoqi dorë nga arti, pasi pa talentin e jashtëzakonshëm të të birit

Megjithëse babai i Pikasos ishte një artist i aftë, që jepte mësim në Shkollën e Arteve të Bukura në Barcelonë, thuhet se ai kishte shumë frikë nga talenti i të birit. Ruiz ishte i specializuar në vizatimin e zogjve. Kur Pikaso ishte vetëm 13 vjeç, babai e gjeti duke përfunduar skicën e tij të pambaruar të një pëllumbi.

Ruiz u impresionua aq shumë nga puna e të birit, saqë deklaroi se do të hiqte dorë nga pikturimi, pasi djali i tij ia kishte kaluar. Gjithsesi, ai nuk hoqi tërësisht dorë, pasi ka piktura të mëvonshme nga Ruiz. Por babë e bir, do të kishin një marrëdhënie të paqëndrueshme, duke u grindur shpesh.

Ishte shumë më tepër se sa një piktor

Pikaso ishte ndërkohë edhe skulptor, qeramist, poet, dramaturg dhe stilist. Lidhur me këtë të fundit, ai nisi një bashkëpunim me kompaninë ?Ballets Russes? në Paris gjatë Luftës së Parë Botërore. Aty Pikaso njohu gruan e tij të parë, balerinën Olga Koklova.

Më vonë artisti nisi të shkruante edhe poezi, sidomos pas vitit 1935, ku mori fund martesa e tij e parë. Midis viteve 1935-1959, ai shkroi mbi 300 poezi. Ndërkohë në vitet 1940, shkroi dy drama, që të dyja vepra surrealiste.

Në një rast u akuzua për vjedhjen e Mona Lizës

 Në vitin 1911, kur Pikaso ishte 29 vjeç, kryevepra e Leonardo da Vinçi, Mona Liza, u vodh nga Muzeut i Luvrit në Francë. Ndër të dyshuarit, ishte poeti francez Gijom Apoliner. Kjo gjë implikoi edhe mikun e tij Pikaso, që u mor në pyetje nga policia. Shumë shpejt të dy burrat u liruan nga akuzat. Dy vjet më vonë, u zbulua se autori i grabitjes ishte italiani Vinçenco Peruxha.

Ishte piktori më prodhimtar në botë

Me një karrierë që zgjati mbi 75 vjet, Pikaso pati shumë kohë në dipozicion për të krijuar. Sipas librit të rekordeve botërore Ginnes, ai realizoi 13.500 piktura dhe dizajne, 100.000 gdhendje, 34.000 ilustrime librash dhe 300 skulptura dhe qeramikë.Asnjë artist tjetër, nuk ka mundur që të jetë kaq shumë pjellor sa ai.

Asnjë artisti, nuk i janë vjedhur kaq shumë vepra arti?

Në vitin 2012, Regjistri i Humbjeve të Veprave të Artit, renditi 1.147 vepra të vjedhura të Pikasos. Disa nga vjedhjet më të bujshme, përfshijnë grabitjen e vitit 2010 të një pikture të Pikasos, së bashku me 5 vepra të artistëve të tjerë nga Muzeu i Artit Modern në Paris.

Pasi u kap dhe u nxorr në gjyq në vitin 2017, autori i krimit tha se i kishte hedhur pikturat në banjo. Ai u dënua me 8 vjet burg. Në vitin 2016, koleksionistja miliardere e artit Vilma Tish paditi një tregtar arti në Florida, kur kuptoi se piktura e saj e Pikasos e vitit 1929, po shitej pikërisht në galerinë e tij.

Koleksioni i Tish ishte aq i madh, sa që ajo nuk e kishte vënë re për shumë kohë, që piktura ishte e rrëmbyer nga muret shtëpisë nga shërbyesi i shtëpisë, që më pas ia shiti atë stregtarit. Më vonë, një gjykatë urdhëroi që vepra e artit t?i kthehej pronares së tij të ligjshme./ Mymodernmet-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga