LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turpi ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike, sot jo dhe aq

25 Tetor 2019, 11:35, Blog CNA
Turpi ka luajtur një rol të rëndësishëm në

Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. Edhe pse rregullat e tij nuk janë të shkruara, ne presim që njerëzit të përdorin ndjenjën e tyre të turpit si një busull morale. Dhe kur bëhet fjalë për figurat publike,siç janë udhëheqësit politikë, ne kemi pritshmëri edhe më të mëdha për standardet e tyre morale.

Por a duhet të shqetësohemi, nëse liderët tanë politikë bëhen të paturpshëm? Kryeministri kanadez Xhastin Trudo, kërkoi kohët e fundit ndjesë, pse gjatë një feste në vitin 2001, ishte maskuar si një zezak. Ai pranoi se ndjehej i turpëruar për veprimin e tij.

Por udhëheqësit e tjerë të botës, nuk duket se ndihen njëlloj. Shihni komentet poshtëruese të presidentit amerikan Donald Trump ndaj grave, apo vendimin e kryeministrit britanik Boris Johnson për të mbyllur parlamentin. Edhe pse i pari u kritikua gjerësisht, dhe të dytit iu tha se veprimet e tij ishin tërësisht të paligjshme, asnjeri prej tyre nuk kërkoi ndjesë.

Madje i shtuan sjellje të tilla.

Ndërsa sjellja e turpshme, e përkufizuar si një shkelje e etikës shoqërore të gjithëpranuar, është një pjesë e jetës së përditshme, paturpësia është në fakt një kërcënim për rendin social të një vendi. Dhe kjo pasi përfshin refuzimin e respektimit të rregullave shoqërore, mbi të cilat ka rënë dakor shumica e njerëzve.

Tek e fundit, mosrespektimi i vlerave mbi të cilat kemi ndërtuar shoqëritë tona, çon në shpërdorim të vetë pushtetit. Turpi është njëherësh një emocion privat dhe shoqëror. Në vetvete, turpi është një ndjenjë e busullës sonë morale, një tregues i asaj që është e përshtatshme në bashkëveprimet tona me të tjerët.

Por turpi është gjithashtu toksik kur përdoret për të disiplinuar, për të shtypur dhe për të përjashtuar të tjerët. Duket sikur figurat publike po ndjejnë gjithë e më pak turp për sjelljen e tyre, dhe janë gjithnjë e më të gatshëm për ta përdorur turpin kundër të tjerëve.

Që nga fundi i shekullit XIX-të, turpi ka rregulluar sjelljen në shoqëritë evropiane. Siç tregohet në studimin e famshëm të të Norbert Elias ?Procesi i qytetërimit? (1978), institucionet në të gjithë Evropën prodhuan libra edukativë, në të cilët propozuan vendosjen e disiplinës, më tepër përmes turpërimit, sesa ndëshkimit fizik.

Elias citon si librin e Karl von Raumer të vitit 1857 mbi edukimin e vajzave, në të cilin ai propozon se si t?i përgjigjen prindërit pyetjeve të tyre mbi seksin. Përgjigja:Duhet të bëni kujdes që të mos dëgjoni asgjë që flitet mbi të. Kjo temë duhet të shkaktojë turp tek çdo vajzë e rritur.

Si rezultat i zbatimit të parimeve të Iluminizmit (racionalizmit dhe tolerancës), turpi u bë mjeti më i fuqishëm për kontrollin vetjak dhe shoqëror në shoqëritë evropiane. Por, ndërsa turpi mori një dimension me personal gjatë lëvizjeve liberale të mesit të shekullit XX-të, ai vazhdon të luajë një rol vendimtar në politikë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Një ndjenjë turpi, supozohet se i parandalon udhëheqësit të ndërmarrin veprime që dëmtojnë njerëzit. Turpi tregon gjithashtu dështimin për të përmbushur pritshmëritë dhe vlerat tona, apo të njerëzve të tjerë. Prandaj të pranosh që ndihesh i turpëruar, është një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e prishura nga mosrespektimi i atyre vlerave.

Në vitin 1970, gjatë vizitës që zhvilloi në Poloninë komuniste, kancelari i Gjermanisë Perëndimore,Vili Brand, u gjunjëzua përpara Monumentit të Heronjve të Getos së Varshavës. Ky gjest i fortë, u pa si një shprehje e përulësisë dhe turpit që Gjermania ndjente ndaj krimeve naziste të kryera kundër kombit polak, përfshirë miliona hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit. Vite më vonë, një falje e ngjashme u kërkua nga kancelari gjerman Gerhard Shrëder. Këto ishin hapa të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve të mira diplomatike midis të dyja vendeve, dhe në lehtësimin shpirtëror të të afërmve të viktimave.

Psikologët dhe sociologët, pohojnë se pranimi i turpit në nivelin personal, na lejon të rritemi duke bërë ndryshime pozitive për veten. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, të pranuarit publikisht e veprimeve të gabuara, ka një rol të fuqishëm riparues. Kjo është arsyeja pse mund të ketë kaq ndikim ndjesa publike e një qeverie, për një veprim të gabuar në të shkuarën.

Përkundër kësaj historie, ne hyjmë sot në një epokë, në të cilën nuk mund të presim më që zyrtarët e zgjedhur të kenë ndonjë ndjenjë turpi apo pendese, dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre. Kritika ndaj Trump për kapërcimin e standardeve morale, duket se provokon sjellje edhe më

të pacipa nga ana e tij, duke testuar kufijtë e asaj që konsiderohet e pranueshme.

Ndërkohë të mësuarit e publikut me mungesën e ndjesës nga personazhet publike, ka pasoja të rënda. Siç e vë në dukje shkrimtarja Miçiko Kakutani në analizën e saj të shkëlqyer mbi ?Amerikën e Trump, vdekja e së vërtetës?, njerëzit e njohën me vonesë rrezikshmërinë që paraqiste Hitleri, pasi ai i zbuloi planet e tij ngadalë, duke vëzhguar me kujdes atë që njerëzit do të toleronin apo jo.

Megjithëse refuzimi i turpit mund të ketë efekte pozitive, siç ishte rasti i lëvizjeve liberale në vitet 1970, ne duhet të mendojmë me kujdes mbi kompleksitetin që shkakton paturpësia, dhe potencialin e saj për të çliruar apo shtypur njerëzit. Ndërsa historia na mëson, se me turpin mund të abuzohet edhe vetëm për qëllime narcistike ose të qëndruarit në pushtet./ Theconversation-Përshtatur nga CNA.al 

Lajmet e fundit nga