
Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore. Në këtë mënyrë, ai i dha dritën e gjelbër një inkursioni ushtarak turk. Në kaosin që pasoi, Forcat Demokratike Siriane, që deri në atë moment kishin qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në dobësimin dhe mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri, paralajmëruan se nuk kanë më mundësi të mbrojnë si duhet burgjet dhe kampet në të cilat ndodhen dhjetëra mijëra individë të armatosur, shumë prej tyre luftëtarë, familjarë dhe mbështetës të ISIS.
Arratisjet e njëpasnjëshme nga një qendër paraburgimi afër Kamishlit, largimi i gati 800 grave dhe të miturve nga një kamp pranë Ain Isa, dhe arratisja më e fundit e më shumë se 100 të burgosurve të Shtetit Islamik gjatë inkursionit turk, tregojnë se deklarata e kurdëve, nuk ishte vetëm retorikë.
Aktualisht, nuk ka asnjë plan se çfarë duhet bërë me robërit e ISIS. Tërheqja e SHBA-së, ishte e papritur dhe kaotike. Ndërsa reagimi i vendeve evropiane, të paktën publikisht, është kufizuar tek denoncimi simbolik i veprimeve amerikane dhe turke. Në të kaluarën, qeveria amerikane e mbështeti rikthimin e qytetarëve në vendet e tyre të lindjes.
Ajo riatdhesoi të paktën 17 qytetarë amerikanë (12 burra dhe 5 gra), në bazë të Programit Kundër Ekstremizmit të Universitetit Xhorxh Uashington, teksa lehtësoi kthimin e shumë të tjerëve (përfshirë të miturit) në vendet e tjera që kërkuan ndihmë për qytetarët e tyre.
Ndërkohë Evropa dhe partnerët e tjerë perëndimorë, kanë shmangur përgjegjësitë e tyre për riatdhesim, duke u shfajësuar me potencialin që ish-luftërarët kanë për të kryer sulme në vendet e tyre. Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë shkuar deri aty sa t?u heqin në mënyrë selektive shtetësinë.
Mes kësaj mungese ?oreksi? për të ndërmarrë veprime konkrete, mijëra gra dhe një gjeneratë e tërë fëmijësh, duket se po cilësohen nga qeveritë e tyre si një kauzë e humbur. Në kampe të tilla si Al-Hol, që ka afërsisht 68.000 njerëzs, 94 përqind e të arrestuarve janë gra dhe të mitur, dhe 11.000 prej tyre (7.000 të mitur dhe 4.000 gra) janë të huaj.
Qeveritë perëndimore, janë sot në një udhëkryq:t?i riatdhesojnë ata apo jo? Deri më tani, përgjigja hezituese ka qenë jo. Qeveritë e shpjegojnë zakonisht këtë pozicion, me vështirësitë që ata do të kenë gjatë ndjekjes penale të këtyre individëve. Ndërsa pjesëmarrja e burrave në Shtetin Islamik, ka prirjen të jetë më bardh e zi, pasi shumica e tyre u angazhuan si luftëtarë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesëmarrjen e grave.
Kjo do të thotë që në gjykata, gratë kanë pasur shpesh më pak akuza dhe dënime. Rolet e grave, ndryshonin shumë. Disa ishin gra, nëna dhe edukatore të brezit të ardhshëm të Shtetit Islamik, të tjerat iu bashkuan Brigadës Khansa, njësisë së saj të policisë fetare, ose u angazhuan si rekrutuese dhe propaganduese.
Kur ndodhi beteja e Baguzit, disa prej tyre u angazhuan edhe si luftëtare. Sot, disa prej tyre janë ende mbështetëse të flakta të grupit terrorist, duke qenë të vendosura në përkushtimin e tyre ideologjik ndaj mësimeve të ISIS. Ato mund t?i ribashkohen potencialisht ISIS-it, dhe të ndihmojnë që ideologjia e tij t?u kalohet brezave të ardhshëm, ose të kontribuojnë në aktivitetet e tij të vazhdueshme, përfshirë ndërmarrjen vetë të formave të ndryshme të dhunës.
Prandaj, rreziku i mundshëm që ato paraqisnin për riatdhesimin, duhet të vlerësohet rast pas rasti. Disa të huaj, duket se kanë qenë veçanërisht naivë në vendimin e tyre për të udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, ose janë detyruar ta bëjnë diçka të tillë. Kjo ka qenë e vërtetë, në rastet kur partneri i tyre kishte vendosur të largohej drejt ISIS, dhe kur ekzistonte rreziku për ndarjen nga fëmijët e tyre.
Shumë prej tyre luten që të ndiqen edhe penalisht, mjafton që ato dhe fëmijët e tyre të mund të rikthehen në vendet e tyre të lindjes. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që ato priren të mënjanohen si mbështetës të linjës së ashpër të Shtetit Islamik, perspektivat e rikthimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre janë dukur deri tani minimale.
Sot Evropa, po i lë qytetarët e saj të vdesin në Irak. Një luftëtar belg i kapur në Siri, u transportua në Irak për t’u përballur me gjyqin. Ai pret tani të ekzekutohet me vdekje. Edhe nëse do të kishte më shumë dëshirë për riatdhesimin e tyre në kryeqytetet perëndimore, nuk ka më shumë kohë. Gjatë muajit të fundit, janë shtuar shenjat e estabilitetit brenda kampit Al-Hol. Në disa pjesë të kampit ka pasur sulme, madje edhe vrasje të luftëtarëve të mbetur kurdë, që mbrojnë dhe administrojnë kampin. Një numër grash, kanë paguar kontrabandistë për të lehtësuar arratinë e tyre. Midis tyre janë edhe gratë që janë marrë me fushatat online, për mbledhjen e fondeve për ISIS-in.
Ndërkohë, Shteti Islamik, ka hedhur tashmë bazat për shpërbërjen e këtyre kampeve, duke shpërndarë letra kërcënuese për komunitetet lokale. Në këto kushte, është kritike që vendet perëndimore të rishqyrtojnë pozicionin e tyre. Ndërsa disa prej këtyre grave mbeten thellësisht të përkushtuara ndaj kauzës së Shtetit Islamik, shumë të tjera janë penduar pse kanë shkuar në Siri.
Apo synojnë të hedhin pas krahëve këtë kapitull të jetës së tyre. Shtetet perëndimore duhet të lehtësojnë largimin, ndjekjen penale dhe de-radikalizimin e tyre, pasi përveç argumenteve të shumta morale dhe humanitare për një politikë të tillë, këto gra janë dëshmitare okulare, dhe mund të demaskojnë gënjeshtrat, hipokrizitë dhe dhunën që ka ushtruar ndaj tyre Shteti Islamik, duke ndihmuar kësisoj në rënien e mbështetjes ndaj grupit në të ardhmen.
Statusi i të miturve të lidhur me Shtetin Islamik, është edhe më i ndërlikuar dhe më problematik. Për shembull, në Al-Hol, rreth 55 përqind e banorëve të kampit janë fëmijë nën moshën 12-vjeçare, përfshirë shumë të mitur të pashoqëruar, të mbetur jetimë si pasojë e luftës.
Pavarësisht nga ato që dihet se kanë bërë kur jetonin nën sundimin e ISIS, fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprimet dhe vendimet e prindërve të tyre. Shumica e tyre janë çuar me dhunë në territoret e Shtetit Islamik, ose kanë lindur në to, në pamundësi për t?u larguar. Më pas u detyruan të jetojnë sipas mënyrë së diktuar nga grupimi terrorist.
Rreziqet me të cilët përballen ata në kampe janë të mëdha. Nëse arratisen, shumë prej tyre do të gjenden në një territor armiqësor, pa asnjë lloj mbrojtjeje. Për më tepër, duke pasur parasysh faktin që Shteti Islamik i përdorte fëmijët dhe adoleshentët si ushtarë, ata ka të ngjarë të bien pre e sulmeve hakmarrëse.
Një numër i madh i këtyre fëmijëve, vuajnë nga sindroma e stresit post-traumaik (PTSD) dhe dëmtime të tjera mendore, fizike dhe sociale të jetesës për shkak të shumë viteve të jetuara në një zonë lufte. Braktisja e tyre në Siri tani, është e barabartë me dorëzimin e tyre tek Shteti Islamik apo regjimi i Asadit, diçka që është e sigurtë se do të sjellë pasoja negative afatgjata./Foreignpolicy-Përshtatur nga CNA.al
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili sh...
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...