I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?
* E sotmja nuk është një periudhë e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por edhe për përkrahësit e ?më shumë Evropë? në përgjithësi. Që të dyja palët, janë viktimat e padëshirueshme, të një mosmarrëveshjeje të hapur mes presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Kjo grindje nxjerr në pah paaftësinë e BE-së, për të ndjekur politikat e integrimit, zgjerimit dhe ato strategjike. Në publik, raportet mes midis Makron dhe Merkel duken rozë. Në realitet, marrëdhënia mes tyre është bërë aq e tensionuar, sa që janë ndalur reformat e brendshme, dhe zgjerimi i mëtejshëm i bllokut.
Makron dhe Merkel, ndajnë mendime të ndryshme mbi forcimin e euros, me Francën që kërkon një union bankar, diçka që Gjermania e kundërshton. Makron u takua me presidentin rus Vladimir Putin, duke deklaruar se Rusia është thelbësore për sigurinë e Evropës, një mendim ky që nuk ndahet aspak nga Merkel.
Përsa i përket zgjerimit, Gjermania ka mbështetur vazhdimisht zgjerimin e BE-së, ndërsa Franca ka qenë tradicionalisht më skeptike. Tanimë duket se papajtueshmëritë midis Parisit dhe Berlinit, që zgjidheshin gjithnjë me kompromise, po e lënë pezull drejtimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Një nga vendet më të prekura nga ky konflikt, është Maqedonia e Veriut. Shkupi besonte se së shpejti mund të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në. Ky vend i Ballkanit Perëndimor, nuk kishte përmbushur vetëm kriteret për çeljen e bisedimeve. Ai zgjidhi edhe mosmarrëveshjen e vjetër me Greqinë për çështjen e emrit që mbante.
Pakti historik, e zhbllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së; pasi Greqia kishte vendosur për disa vite me radhë veton. Tani anëtarësimi në NATO është në rrugën e duhur, por nuk vlen e njëjta gjë për BE-në. Gjatë një samitiit të liderëve të BE në datat 17-18 tetor, Makron vuri veton kundër fillimit të bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri maqedonas, njoftoi menjëherë dorëheqjen e tij, dhe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Asgjë më shumë sesa këto të fundit, nuk i rikthejnë ?zjarret? e nacionalizmit në këtë pjesë të Ballkanit, në kushtet kur disa parti politike në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, e kundërshtojnë ende marrëveshjen mbi emrin.
Disa vende anëtare të unionit, e mbështesin kundërshtimin e Francës ndaj zgjerimit të mëtejshëm, veçanërisht ndaj Shqipërisë. Argumenti i Makron është se BE, duhet të vendosë fillimisht rregull në shtëpinë e vet, përpara se të pranojë anëtarët e rinj. Dhe për këtë ka argumenta.
Vala anti-liberale në Poloni dhe Hungari, përveç korrupsionit shqetësues në Bullgari, Kroaci, Rumani dhe Sllovaki (as vendet anëtare më të vjetra, nuk janë të imunizura), mund të përdoret lehtësisht si një justifikim shtesë kundër zgjerimit të mëtejshëm.
Dhe kjo situatë, megjithë ndikimet mbresëlënëse të investimeve të huaja, dhe lëvizjes së lirë të punës, kapitalit dhe mallrave, pas pranimit të këtyre vendeve gjatë 15 viteve të fundit. Ndërkohë anëtarësimi ka sjellë përfitime të mëdha të gjithanshme, gjë që shpesh harrohet.
Gjithsesi, për një rajon si Ballkani Perëndimor, që po përpiqet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë lirinë e mediave, dhe t?i japë fund trafikut të drogës, armëve dhe njerëzve, ka pak entuziazëm midis disa vendeve anëtare të BE-së, për ?importimin? e shteteve të dobëta.
Jo se ato do t?i bashkohen nesër unionit. Bisedimet e pranimit zgjasin me vite. Por ndikimi psikologjik i bisedimeve të tilla, është i rëndësishëm për ndjenjën e këtyre vendeve për t?u ankoruar në BE. Dhe mbi të gjitha, është çështja e besimit:Në vitin 2003, udhëheqësit e BE-së u premtuan këtyre vendeve anëtarësimin në union.
Antipatia e Makron ndaj zgjerimit të mëtejshëm, nuk synon të shënjestrojë Merkelin apo grupin e vendeve nordike, që kundërshtojnë pikëpamjet e tij të guximshme për të ardhmen e Evropës. Ai po përpiqet të gjenerojë një debat shumë të nevojshëm, mbi marrëdhëniet e Evropës me fqinjët.
Ky lloj debati, duhet të bazohet mbi llojin e Evropës që duan vendet anëtare. Mosmarrëveshja për zgjerimin, është e lidhur pikërisht me këtë. Presidenti francez, i ka kaluar 2 vitet e fundit duke ushtruar presion për më shumë integrim në BE. Por Merkel nuk duket se është e interesuar, mbi atë se si BE do të jetë në një periudhë afatshkurtër ose afatgjatë.
Nën udhëheqjen e saj, Gjermania u është bashkuar vendeve të tjera, duke vënë të parat interesat e vendeve anëtare, shpeshherë në kurriz të qeverisë së BE-së, Komisionit Evropian. Dhe kjo është parë tek mbështetja pa rezerva e Merkelit për gazsjellësin rus ?Nord Stream 2?, apo lejimin e gjigandit kinez të telekomunikacionit, Huauei, për të bëjë ofertën e saj për rrjetin 5G të Gjermanisë.
Merkel ka shmangur çdo diskutim strategjik lidhur me drejtimin e Evropës. Gjithçka duket se është në rregull, kur drejtuesit e BE-së sulmojnë Brexit dhe presidentin amerikan, Donald Trump, se po u marrin kohë liderve evropianë, për të diskutuar të ardhmen e Evropës. Por kjo është e pandershme.
Brexit dhe Trump, duhet të jenë në fakt katalizatorët që qeveritë evropiane të ndalojnë së justifikuari, dhe t?i bëjnë vetes pyetjen e vështirë:A është Evropa e gatshme të mbrojë sistemin e saj politik dhe ekonomik, dhe të veprojë në mënyrë strategjike?
Me pak fjalë, çështja e zgjerimit mbetet e ngrirë, dhe BE është ende në ?autobus?, përveçse nëse komisioni i ardhshëm nën Ursula von der Lejen, mund të ndryshojë qasjen. Rusia dhe Kina, tashmë aktorë ekonomikë, politikë përçarës në Evropë, mund të ngushëllohen nga kjo situatë. Me siguri, Berlini dhe Parisi e kuptojnë shumë mire këtë gjë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...