Simboli i lirisë dhe shpresës/ Çfarë nuk dini mbi Statujën e Lirisë
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çmuar. Mërzia nuk shkaktohet vetëm nga ndërprerja e argëtimit me miqtë dhe familjen. Por kemi të bëjmë me një ankth dhe frikë për javën e punës që do të vijë.
Një studim i fundit, zbuloi se 81 për qind e më shumë se 1.000 të anketuarve, pranuan se kaploheshin gjithnjë e më shumë nga ankthi, kur afrohej dita e djelë. Psikologët e quajnë këtë fenomen ?ankthi parashikues?. Gati dy të tretat e të anketuerve, raportuan një gjumë të shqetësuar mbrëmjen e së djelës, të cilën ata ia atribuonin një ankthi që lidhej me punën e tyre. Dhe nuk është vetëm sepse njerëzit i urrejnë punët e tyre.
Edhe njerëzit që pohonin se e donin punën e tyre, raportuan ankth mbi pritshmëritë dhe ngarkesën e punës që i pret në fillim të javës. Po si stresohemi? Mendimi me intensitet për diçka, mund të aktivizojë refleksin tonë ?ik ose lufto?, që e përmbyt trupin me adrenalinë.
Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut rritet. Frymëmarrja bëhet më e shpejtë, dhe oksigjeni shtesë në tru rrit vigjilencën. Sheqernat në gjak dhe ushqyesit e tjerë, dominojnë qarkullimin e gjakut, duke siguruar një nxitje të energjisë. Nëse truri vazhdon të mendojë se rreziku është atje (shqetësimet mbi punën), trupi i mban në gatishmëri të lartë sistemet e veta, duke shkaktuar çlirimin e kortizolit në gjak, hormoni kryesor i stresit në trup.
Kortizoli na mban të zgjuar natën, dhe në vigjilencë të vazhdueshme.Ju dëshironi t?i kundërviheni stresit, duke bërë gjëra që rritin endorfinën, neurotransmetuesit e ndjesisë së mirë në trurin tone, të cilët veprojnë si qetësues natyralë dhe nxitës të humorit. Një tjetër zgjedhje e shkëlqyer, është stërvitja fizike.
Vrapimi është një ndër mënyrat më të mira për të reduktuar ankthin dhe depresionin, rritur humorin, dhe përmirësuar cilësinë e gjumit. Që të gjitha aktivitetet fizike, janë shumë të mira për të luftuar stresin e së djelës. Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në SHBA, vetëm 5 minuta ushtrime aerobike në ditë, mund të ulin ndjeshëm ankthin.
Por veç kësaj ka edhe përfitime të tjera:Një studim i vitit 2015, zbuloi se ushtrimi aerobik rrit madhësinë e hipokampusit, zona e trurit që lidhet me kujtesën verbale dhe të mësuarit. Sigurohuni që stërvitja juaj, të përfshijë edhe ngritjen e peshave të caktuara.
Një studim i vitit 2012, zbuloi se kjo lloj stërvitje prodhon përmirësime të konsiderueshme, si të kujtesës ashtu edhe të funksioneve ekzekutive të trurit. Praktikisht çdo formë e ushtrimit fizik, mund të ulë nivelin e stresit. Por ky efekt, mund të forcohet edhe duke shijuar natyrën.
Një studim i publikuar në prill të këtij viti, zbuloi se një shëtitje e thjeshtë 10-minutëshe në një park 3 herë në javë, ulte ndjeshëm nivelet e kortizolit tek pjesëmarrësit në studim. Një studim i vitit 2013 në Britani, zbuloi se ecja në hapësirat e gjelbra, ndihmoi zhvendosjen e trurit në një gjendje meditimi.
Dhe një studim i vitit 2015, gjeti se njerëzit që shetisnin 90-minuta në natyrë (qoftë edhe në një mjedis urban), kishin një aktivitet më të ulët në rajonin e trurit, që përqendrohet tek mendimet e përsëritura negative. Ndërkohë disa njerëz i drejtohen alkoolit, për të përballuar stresin e mbrëmjes të së djelës. Kjo është një zgjedhjet e gabuar.
Alkooli i deformon modelet tuaja normale të gjumit, duke ju bllokuar tek fazat më të lehta të gjumit, dhe reduktuar në mënyrë dramatike cilësinë e pushimit tuaj gjatë natës. Njerëzit dëfrehen shpesh mbrëmjeve të së premtes dhe të shtunës. Por dijeni që pirja e tepërt, është e lidhur me nivele më të larta të depresionit, vetëvrasjes dhe dhunës.
Në fakt sa më shumë të pini, aq më shumë emocionet tuaja negative – ankthi, zemërimi dhe depresioni – do të dalin në sipërfaqe. Nga ana tjetër, edhe pse mund të duket e pamundur, përpiquni të shmangni sa më shumë telefonin tuaj cellular, dhe të punoni me e-maile të djelave. Të qenit vazhdimisht online edhe në ditët e pushimit, e pengon relaksimin tonë. Ekspertët këshillojnë një teknikë fantastike për menaxhimin e stresit:përpiloni një listë të të gjitha gjërave që duhet të bëni të hënën, apo edhe tërë javën.
Mos caktoni prioritete, mjafton t?i hidhni detyrat në një copë letër. Kur të filloni të hënën në mëngjes, do të ndjeheni sikur jeni lehtësuar nga shqetësimet tuaja.
Nëse ju pëlqen kjo teknikë, shkoni edhe më tej. Shkruani për gjëra të tjera, që ju shqetësojnë në jetën tuaj. Apo shkruani thjesht mbi ato për të cilat jeni mirënjohës. Studime të shumta, tregojnë se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar optimizmin, dhe për të pasur një këndvështrim më pozitiv për jetën. Në fakt, është treguar shkencërisht se të shkruarit në një ditar, përmirëson mirëqenien e përgjithshme, qetëson pacientët që vuajnë nga ankthi dhe forcon sistemin tonë imunitar./Përshtatur nga CNA.al
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
Nga Daniel Tenriero “National Riview”* Muajin e kaluar, Gret...
Në vitin 1916, në mesin e Luftës së Parë Botërore, Perandori...
Në valën e zgjerimit të BE-së më 2004 shumë polakë emigruan ...
Si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX, Pablo...
Turpi e kontrollon jetën tonë në mënyra shumë të fuqishme. E...
Edhe pse është testuar shumë herë, mekanika kuantike është a...
Studime të shumta, kanë treguar që ndryshimi i orës me 60 mi...
Kur Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë më 23 maj 1915, ...
Nga Michael Rubin “National Interest”* Më 22 tetor, i dërgua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...