I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë vende të botës mund të kenë shtysa të ndryshme, por pakënaqësia ka të njëjtën shkak kudo, thotë Alexander Görlach.
Globalizimi njeh shumë fitues, por njeh edhe humbës. Dhe këta po demonstrojnë në të gjithë botën këto ditë: Hong Kong, Liban, Francë, Kili dhe Ekuador. Shkaqet e protestave janë të ngjashme: Në Liban një taksë për rrjetet sociale, në Hong Kong shtrenjtimi i qirave, në Kili rritja e çmimit të biletave të autobusëve, në Francë rritja e çmimit të benzinës. Për përfituesit e globalizimit në tre dekadat e fundit, është e pakuptueshme që shtrenjtimi prej disa centësh i një bilete autobusi të shqetësojë një milion njerëz. Jo se nuk kanë empati, por sepse bota e tyre është shumë larg nga bota e protestuesve. Këtë e dëshmon më së miri edhe polarizimi politik që vihet re në të gjithë botën. Votimi për Brexit-in, si edhe zgjedhja e Donald Trump-it kuptohen gjerësisht si protesta të atyre që ndjehen të izoluar nga zhvillimet shoqërore,
Neoliberalizmi si shkaku i së keqes?
Francis Fukuyama e ka përshkruar këtë në librin e tij të ri “Identiteti” si një ndjenjë “indinjate”. Dhe me të vërtetë, si mund ta ndiesh ndryshe, kur nuk ia del as të blesh biletën për të shkuar në punë, e prapë duhet ta blesh, sepse në qytet banesat janë tepër të shtrenjta. Na është bërë refleks që shkakun ta shohim te neoliberalizmi. Kjo mund të mos jetë plotësisht e gabuar, por është vetëm gjysma e së vërtetës.
Prof Alexander Görlach, Global Media Forum, Deutsche Welle
Në epokën tonë të globalizuar, kur burimet e Tokës po marrin fund, asnjë ekonomi globale e bazuar në rritje nuk mund ta ketë të gjatë. Kjo nuk ka të bëjë aspak me privatizimet, që janë një nga shtyllat e neoliberalizimit. Por me faktin se aty ku nuk ka rritje, nuk ka interesa. Prandaj, edhe në vendet e pasura si Gjermania planet e kursimeve të pensionit që mbështeten në të ardhura nga depozitat me interesa nuk funksionojnë më. Fondet e pensionit dhe sigurimet investojnë në të vetmen gjë që është akoma e sigurt: beton.Dhe kështu, kërkesa për pasuri të paluajtshme po rritet në të gjithë botën, gjë që çon në rritje të çmimeve. Disa vëzhgues e shohin këtë si një nxitës kryesor të protestave në Hong Kong.
Prandaj ka shumë zëra që thërrasin për një rishtetëzim të ekonomisë edhe në SHBA, një vend dikur shpresëdhënës, i orientuar kah e ardhmja. Në vendin që pretendon të ketë mundësi të pafundme, ka zona të tëra të shkretuara dhe ku një pjesë e popullsisë jeton në varfëri. Aty ku njerëzit për një vend pune dikur ishin të gatshëm të shkonin nga Alaska në Florida, sot shkojnë për të banuar te të afërmit për të mos përfunduar të pastrehë.
Ekonomia e tregut dhe kapitalizmi në qorrsokak
Ekonomia e tregut dhe kapitalizmi, funksionimi i të cilave – të paktën në demokracitë kushtetuese – janë liritë personale që supozohet të çojnë drejt mëvetësimit dhe arsimimit e drejt prosperitetit, kanë përfunduar kësisoj në rrugë qorre. Kjo është arsyeja pse demokracia është në rrezik kudo, sepse pjesëmarrja politike nuk çon më në prosperitet dhe siguri financiare, siç premtonte demokracia e deritanishme. Për sa kohë që problemi nuk kapet nga rrënjët, në të ardhmen do të shohim më shumë dhe jo më pak protesta dhe trazira.
Alexander Görlach është Senior Fellow i Carnegie Council për Etikë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Senior Research Associate në Universitetin e Cambridge-it në Institutin për Fenë dhe Studime Ndërkombëtare./ DW
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...