I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Nga Jack Shenker ?The Guardian?
* ?Jam 22 vjeç, dhe kjo është letra ime e fundit?- e niste letrën e tij i riu. Me përjashtim të syve të tij të lodhur dhe megjithatë të vendosur, pjesën tjetër të fytyrës e ka maskuar nën një pëlhurë të zezë. ?Jam i shqetësuar se do të vdes, dhe nuk do t?ju shoh më?- vazhdon ai, duke iu dridhur duart. ?Por nuk mund të mos dal të protestoj në rrugë?.
Demonstruesi pa emër – një nga të shumtët në Hong Kong- që i ka shkruar familjarëve para se të nisej për t?u përballur me dhunën policore në rritje, u fotografua nga ?The New York Times?. Por ai mund të ishte thuajse kudo dhe kushdo. Nga Azia Lindore në Amerikën Latine, nga Evropa Veriore në Lindjen e Mesme, shumë të rinj po tubohen nëpër shkallë, rrugica dhe bodrume.
?Kaosi në Hong Kong, ka prekur tashmë gjithë botën perëndimore?- deklaroi ish-diplomati kinez Uang Zhen në një letër zyrtare drejtuar Partisë Komuniste Kineze, pas raportimeve se protestuesit në Katalonja të Spanjës, janë frymëzuar pikërisht nga ata në Hong Kong.
?Pritet që vende dhe qytete të tjera, të goditen nga kjo ?dallgë?.
Dhe Uang ka të drejtë. Në të njëjtën javë që ata që kërkojnë pavarësi nga Spanja, pushtuan aeroportin e Barcelonës dhe bllokuan trafikun në rrugë, mijëra protestues bllokuan urat dhe sheshet kryesore në gjithë Londrën, duke e detyruar policinë të arrestojë mbi 2 mijë prej tyre. Ndërkohë, Libani po përballet me protestat më të mëdha në 2 dekada e fundit.
Dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë marshimeve antiqeveritare në Irak. Ndërsa në Egjipt, një ligj kundër disidentëve i miratuar nga diktatura brutale e presidentit Abdel Fatah Al-Sisi, nuk arriti të parandalojë protestat sporadike anti-regjim në gjithë vendin në fund të muajit të kaluar.
Në Amerikën Latine, ku Uang shërbeu dikur si i dërguar i qeverisë kineze, Ekuador, Kili dhe Haiti, po përjetojnë rebelime qytetarësh, që janë të pashembullta në historinë e kohëve të fundit. Secila prej trazirave ka ?shkëndijën? e vet, rritja e tarifës së transportit në Santiago, një taksë për përdorimin e WhatsApp-it në Beirut.
Dhe secila përfshin modele të ndryshme të qeverisjes dhe rezistencës. Përbërja klasore e protestuesve indigjenë në Ekuador, nuk mund të krahasohet me shumicën e atyre që marshojnë në Katalonjë, kundër burgosjes së liderëve separatistë; me protestuesit në Londër, apo ata Hong Kong, ku oficerët qëlluan me plumba të vërtetë mbi një adoleshent.
Gjithsesi, është e qartë se jemi dëshmitarë të rritjes më të madhe të protestave në rang global që nga fillimi i viteve 2010, kur protestat në botën arabe, u pasuan nga demonstratat ?okupuese? në hemisferën veriore. Dekada e kaluar, ka përjetuar më shumë protesta sesa në çdo kohë, që nga vitet 1960.
Megjithë ankesat e ndryshme, disa fije të zakonshme i lidhin bashkë rebelimet e sotme. Një lidhje e dukshme, është edhe më sipërfaqësorja:roli i luajtur nga media sociale, që vërehet gjerësisht në shtyp. Ndërsa është e vërtetë që teknologjitë dixhitale, kanë mundësuar forma më të shkathëta dhe horizontale të organizimit, kudogjendësia e këtyre mjeteve në vitin 2019, nuk na thotë thuajse asgjë mbi atë që po i shtyn njerëzit të dalin në rrugë.
Në fakt, në shumë shtete, media sociale është sot një instrument i represionit shterëror, po aq sa edhe një mjet i revoltës. Lidhja më e rëndësishme është ajo midis brezave. Shumica e atyre që protestojnë sot janë të rinjtë se periudhës së krizës financiare. Një brez që është rritur gjatë viteve të çuditshme, pas rënies së një ortodoksie tashmë të rrënuar ekonomike dhe politike, dhe para se të shfaqej zëvendësuesi i saj.
Një ndikim i drejtpërdrejtë i asaj krize, ka qenë zvogëlim i shpejtë i mundësive për miliona të rinj në vendet e pasura, që sot e cilësojnë normalitet punën e pasigurt dhe pabarazinë në rritje. Njëherazi, pasojat e krizës kanë plasaritur strukturat e vjetra, që kishin evoluar për t?i shkëputur qytetarët nga pjesëmarrja aktive në politikë, qoftë përmes sistemeve autoritare, apo nëpërmjet një konsensusi institucional, mbi pashmangshmërinë e logjikës së tregut dhe menaxhimit teknokratik.
Në mesin e dështimit të madh ekonomik dhe shoqëror, për elitat është bërë më e vështirë se kurrë më parë që të justifikojnë pushtetin e tyre. E gjitha kjo ka prodhuar një brez të pashpresësh. Të prekur nga ajo që antropologu Dejvid Graber e quan ?lodhje nga dëshpërimit?, protestuesit kanë dalë në rrugë, pasi ndihen sikur nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, dhe për shkak se ata që sundojnë mbi krye, u janë dukur rrallë më të brishtë sesa sot.
Shumica e tyre, e kanë kaluar deri jetën e tyre nën citatin ?Nuk ka asnjë alternativë!?. Dhe tani rrethanat i kanë detyruar ta zgjerojnë imagjinatën e tyre politike, në kërkim të diçkaje të re. Sikurse thuhej në një slogan të protetës në Kili:?Nuk bëhet fjalë thjesht për 30 pezos, por për 30 vitet e ardhshme?.
Përballë tyre, shtetet janë të vendosur t?i rrikthejnë qytetarët në shtëpitë e tyre, dhe të rivendosin kufijtë e pjesëmarrjes politike. Problemi është se protestat nuk kanë një lidership të qartë, me të cilët mund të arrihet një kompromis.
?Ne kemi nevojë për një sistem krejtësisht të ri?- u shpreh një protestues në Liban. Në Kinë, Xi Jinping ka deklaruar se çdo përpjekje për të përçarë kombin, do të shkaktojë ?trupa të copëtuar në rrugë?. Në shumë vende, një fitore thelbësore dhe një transformim politik radikal, i duket shumëkujt si zgjidhja e vetme e mundshme.
Kjo ka krijuar një emergjence të tipit ?gjithçka ose asgjë?, nga e cila ata e kanë të vështirë që të tërhiqen. Ajo që e ka intensifikuar këtë emergjencë, është katastrofa ekologjike globale. Edhe kur protestat nuk janë haptazi në lidhje me problemet mjedisore, perspektiva e katastrofës planetare në jetën tonë, i shton pengesat për të gjitha veprimet politike.
?Fëmijët që shkojnë në ekskursione pas shkollës, kanë një kuptim tejet radikal të mënyrës se si funksionon politika. Ata e pranojnë, që proceset dhe strukturat tona demokratike aktuale, mbështesin vetëm statuskuonë?- thotë Xhejk Udier, një nga organizatorët e lëvizjes mjesidore në Britaninë e Madhe.
?Ata e dinë që nesër do të jetojnë më keq se prindërit e tyre, e dinë se nuk do të kenë kurrë një shtëpi, dhe e dinë që me tendencat aktuale, mund të përjetojnë fundin e njerëzimit. Pra për ata, politika nuk është një lojë, është një realitet?- shton ai./ Përshtatur nga CNA.al
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Nga Yiannis Baboulias “Foreign Policy”Disa javë më parë, hyr...
Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, 51 vende në...
Kryengritja Hungareze e vitit 1956, ishte një revoltë sponta...
Prej më shumë se 300 vjetësh, bota e Masonëve ka qenë një çë...
Nga Aimee Lewis “CNN”* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...