Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gjatë jetës së tij, ai shpiki çarqe për minj, pranga, pompa me avull, inhalatorë për sëmundjen e bronkitit etj. Por në vitin 1882, shpikësi 42-vjeçar konceptoi shpikjen e tij më të famshme.
?Unë ndodhesha në Vjenë të Austrisë, ku takova një amerikan të cilin e kisha njohur në SHBA. Ai më tha:Mos u merr me më kimi dhe energjinë elektrike! Nëse do të bësh shumë para, shpik diçka që do t?i japë mundësi evropianëve të vrasin njëri-tjetrin, me një lehtësi më të madhe?- kujton Maksim për ?Times of London?.
Gjatë 3 viteve të ardhshme, Maksim u ngujua në punishten e tij në Londër, dhe në fund shpiku mitralozin Maksim. Ironikisht, shpikja e re e Hiram, nuk do të përdorej nga evropianët për të vrarë njëri-tjetrin, por nga fuqitë perandorake të kontinentit për të vrarë me dhjetëra mijëra armiq të tyre.
Në fakt, arma e Maksim rezultoi të ishte aq shumë e efektshme në ruajtjen e paqes në perandorinë e madhe britanike, sa që Mbretëresha Viktoria i dha shpikësit në vitin 1900 Urdhrin e Kalorësit. Në vetëm një betejë gjatë Luftës së Matabeles në vitin 1893, arma e re e Maksim vrau më shumë se 1.600 luftëtarë.
Drejtuesit e fiseve vendase, u dëshpëruan aq shumë nga ajo masakër, saqë nisën të kryenin vetëvrasje masive, duke u hedhur mbi shtizat e tyre. Historianët kanë debatuar shpesh, nëse arma e tre e Maksim ka vrarë më shumë njerëz, sesa ndonjë armë tjetër.
Dhe përderisa kjo është e vështirë të provohet apo kundërshtohet ky pretendim, sipas të gjitha përllogaritjeve duket se ka ndodhur pikërisht kështu. Historiani Xhon Elis, shprehet në një rast se ?pa Hiram Maksim, një pjesë e historisë së mëvonshme botërore, mund të ishte shumë e ndryshme?.
Kjo armë, ndryshoi me siguri historinë në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në fakt, ajo ishte përgjegjësja kryesore e etiketimit të zymtë të konfliktit:?lufta me mitraloz?.
Sigurisht, në atë luftë u përdorën shumë armë zjarri, por askush nuk e tronditi psikologjikisht armikun sa mitralozi.
Ai do të përdorej sërish në fushëbetejat e Luftës së Dytë Botërore, si dhe në Luftën e Koresë. Ndërkohë, ai dhe do të përdorej nga jo më pak se 29 vende midis viteve 1886 – 1959. Megjithatë, ajo mbetet më e lidhur me pushtimin perandorak britanik. Disa studiues, kanë debatuar mbi rolin që luajti arma e Maksim luajti në luftën koloniale.
Ata pohonin se domethënia e tij e vërtetë kishte të bënte me ndikimin psikologjik, që pati kjo armë mbi kundërshtarët e Britanisë, sesa efektivitetin e kësaj arme zjarri. Edhe pse, shumë shpikës në shekullin XIX, eksperimentuan me armë automatike, arma e Maksim e ndryshoi lojën. Ajo ishte në gjendje të qëllonte shumë më shpejt, në mënyrë automatike, në një kohë që armët e zjarrit të hershme, kishin një mekanizëm manual.
Ai mund të qëllonte deri në 600 fishekë në minutë. Ndërsa shumica e armëve të kohës ftoheshin me ajër, arma e Maksim ftohej me ujë. Ajo peshonte 30 kg, dhe kishte një gjatësi të përgjithshme 108 cm. Zakonisht duhej një ekip prej 4-6 burrash që ta zhvendoste, mbushte, rimbushte, poziciononte dhe mirëmbante një mitraloz Maksim.
Të paktën një njeri ishte në gatishmëri për ujin dhe municionet. Mitralozi Maksim, ishte jo vetëm më i saktë kur qëllonte në shënjestra të largëta, por ai ishte shumë më i besueshëm se sa ?homologët? e tij. Ushtria amerikane nisi ta përdorte që në vitet 1889-1900, si armë të këmbësorisë.
Testimi zgjati disa kohë, para se mitralozi Maksim të futej zyrtarisht në përdorim në vitin 1904. Edhe Rusia, ishte një kliente kryesore e kësaj arme. Ajo e përdori në luftën e viteve 1904-1905 me Japoninë. Gjermania nisi përdorimin e variantit të saj të Maksim në vitin 1908.
MG08 gjermane, ishte një përmirësim i modeleve të mëparshme. Kjo armë automatike kishte një rreze mbresëlënëse prej 3.566 metrash. Në këto kushte, armiqtë e Gjermanisë iu drejtuan varianteve të tyre të mitralozit Makim, përfshirë M1910, versionin rus të Maksim, që do të përdorej gjerësisht në Frontin Lindor në vitet 1914-1919, dhe deri në vitin 1922 në fundin e Luftës Civile./ https://militaryhistorynow.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...