LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina, çfarë duhet të bëjë SHBA

3 Nëntor 2019, 07:49, Blog CNA
Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina, çfarë duhet të

Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery ?Foreign Policy?

Në samitin e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, Brukseli deklaroi se ?e ardhmja e Ballkanit, është brenda Bashkimit Evropian?. Por sot, kjo e ardhme duket shumë e largët. Dhe vetoja e fundit e presidentit francez Emanuel Makron, kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e ka vënë në dyshim ekzistencën e saj.

Vendimi i tij, ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda afatgjata për Ballkanin Perëndimor dhevetë BE-në. Përveçse nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë pa humbur kohë. Vetoja e Makronit, e prishi kushtëzimin që mbante nën kontroll Ballkanin:që Brukseli do të shpërblente vendet, që ndërmerrnin reforma të vështira në funksion të anëtarësimit të ardhshëm në union.

Ndërsa procesi është futur në qorrsokak, reformatorët e rajonit janë dekurajuar, besueshmëria e tyre në vendet e tyre është dobësuar, dhe shanset e tyre elektorale janë zbehur. Zaev, që drejtoi qeverinë më të orientuar ndaj reformave në rajon, mund të jetë i pari që paguan çmimin e obstruksionizmit të Makron.

Por, lista më e gjerë e ?viktimave? dhe ?përfituesve? të mundshëm të ndërhyrjes së Francës, nxjerr në pah dy fakte të thjeshta:Ballkani Perëndimor nuk një rajon i dorë së dytë, përkundrazi ai është thelbësor për ekuilibrin e pushtetit në Evropë.

Dhe ky rajon nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërsa BE-ja i ka kthyer shpinën. Parisi nuk ka minuar vetëm përpjekjet e reformatorëve dhe demokratëve të vërtetë në të gjithë rajonin. Ai ka mbjellë ?farat? e destabilitetit, dhe i ka inkurajuar rivalët kryesorë gjeopolitikë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

Teksa është zbehur entuziazmi i BE për zgjerimin, Rusia dhe Kina kanë qenë shumë të etura ta mbushin boshllëkun në investime dhe ndikim. Pavarësisht se është shumë më përpara në bisedimet me BE-në, Serbia është tashmë destinacioni kryesor i investimeve kineze në Evropën Lindore.

Në Bosnje, Kina është investuesja më e madhe e pasluftës, me planin për ndërtimin e një centrali me qymyr në qytetin e Tuzlës, edhe pse projekti ka ngritur shqetësime serioze mjedisore, shëndetësore dhe politike në mesin e publikut boshnjak. Në Malin e Zi, kompanitë kineze po ndërtojnë një autostradë që kushton 1.5 miliardë dollarë, duke bërë që borxhi i këtij vendi të rritet në 80 përqind të PBB-së.

Aty ku Kina investon në infrastrukturë, Rusia ushtron ndikim përmes dominimit të sektorit energjitik, dhe përmes lidhjeve të saj kulturore. Financimi rus dhe ai kinez është shpesh tërheqës, pasi ka më pak kërkesa për respektimin e stndarteve të tilla si anti-korrupsioni dhe transparenca.

Javën e kaluar, Serbia nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euraziatik të udhëhequr nga Rusia, megjithë papajtueshmërinë e këtij pakti me kërkesat e anëtarësimit në BE. Kompania ruse e gazit ?Gazprom?, sponsorizon klubin e famshëm të Beograd, Crvena Zvezda.

Ndërsa Brukseli tërhiqet nga Ballkani, ndikimi kinez dhe ai rus vetëm sa do të rritet. Me kalimin e kohës, ai mund të jetë mjaftueshëm i fortë për të zhvendosur vendet e rajonit nga themelet e tyre pro-perëndimore, demokratike, si dhe minuar paqen e brishtë.

Dhe kjo nëse nuk ndërhyn SHBA. Pra, Shtetet e Bashkuara kanë shansin të rikthehen në vendin e arritjeve të saj më të mëdha të politikës së jashtme, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në një rajon ku udhëheqja amerikane, është ende gjerësisht popullore, dhe ku vizioni i mbështetur prej kohësh i Uashingtonit për një Evropë ?të plotë, të lirë dhe në paqe?, është përqafuar pa dyshime.

Për këtë, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin një seri nismash afatshkurtra dhe afatgjata në mbarë rajonin. Së pari për të stabilizuar situatën e shkaktuar nga vetoja franceze, dhe më pas për të ofruar një vizion imponues dhe të qëndrueshëm amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Prioriteti më emergjent, duhet të jetë sigurimi i vendeve të rajonit, se dera e NATO-s është dhe mbetet e hapur. Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut, duhet të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës  që në samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti.

Kjo nënkupton ndërkohë edhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit për Bosnje Hercegovinën. Ndërkohë, SHBA-ja duhet të përdorë arkitekturën e saj ekzistuese politike në rajon, për të siguruar stabilitet, dhe lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kohët e fundit, Uashingtoni emëroi dy të dërguar të veçantë, të dërguarin për rajonin Metju Palmer, dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenëll.

Grenëll, që mban edhe postin e tij si ambasadori i SHBA në Gjermani, ka një mandat gjithëpërfshirës nga Trump për të mundësuar arritjen e një ?marrëveshje të shpejtë? mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo ka ngjallur frikën në rajon, se marrëveshja e ?shkëmbimit territorial?, e artikuluar këtë vit nga presidentët e Serbisë dhe Kosovës, mund të jetë sërish në rendin e ditës.

Por kjo nuk mund të ndodhë. Ndarja, e çfarëdolloji qoftë, është një plan që do prodhonte konflikte në rajon. Shtetet e Bashkuara, duhet të punojnë me aleatët e saj evropianë për të siguruar një kornizë alternative, për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Propozimet e fundit për një treg të përbashkët rajonal, dhe integrimin e rajonit në Zonën Ekonomike Evropiane, mund të sigurojnë mënyra alternative të ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe pjesës tjetër të rajonit.

Për të qenë vërtetë efektiv në këtë nismë, çdo përpjekje drejt integrimit ekonomik rajonal, duhet të paraqitet si një punë përgatitore për anëtarësimin eventual në BE, dhe jo si një alternativë. Për ta çimentuar atë, SHBA duhet t?i bëjë presion Parisit, që ta lejojnë BE-në të mbajë premtimet e saj për vendet kandidate.

Nuk ka asgjë për të humbur dhe shumë për të fituar, nga lejimi i çeljes së negociatave të anërësimit me Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E njëjta kornizë duhet të zbatohet pak më vonë për Bosnjen dhe Kosovën. Një zgjerimi i kujdeshëm mund të jetë i nevojshëm. Por braktisja e projektit, siç ka bërë Makron, vetëm sa do ta destabilizojë rajonin, dhe do të dëmtojë interesat e të gjithëve, me përjashtim të kundërshtarëve të Perëndimit./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga