
E arrestuar për pastrim parash/ Ish zyrtarja, Alda Klosi përfundon në spital
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë qeverisjeje, që frymëzoi shumë nga sistemet e sotme politike. Historiani britanaik, Pol Kartlexh jep 8 këshilla, sesi mund të ndërtohet një demokraci sot, e ngjashme me atë athinase.
1. Zgjidhni vendin e duhur
Demokracia në Athinë, ishte në një masë të madhe produkt i vendndodhjes së qytetit. 2500 vjet më parë, Athina ishte qyteti më i madh në një rajon të njohur si Atika, një zonë afërsisht sa madhësia e Luksemburgut sot. Atika kishte 2 burime natyrore të jashtëzakonshme:burime argjendi, dhe porte shumë të mira, me Akropolin në qendër. Prandaj nëse do të ndërtoni një demokraci, zgjidhni vendin e duhur.
2. Zgjidhni njerëzit e duhur
Në Athinë, të gjithë burrat e lirë mbi moshën 18 vjeç kishin të drejtën e votës, të pasur dhe të varfër. Pra Athina kishte maksimalisht 50.000-60.000 qytetarë, por 30.000 ishte numri më i zakonshëm. Analisti i madh politik, Aristoteli, mendonte se demokracia ishte sundimi i të varfërve, ndërsa oligarkia në thelb ishte sundimi i të pasurve.
Platoni, mësuesi i Aristotelit, thoshte se një qytet i drejtuar nga një oligarki, ishte në fakt 2 qytete:qyteti i të pasurve, i vendosur përballë qytetit të të varfërve. Në pjesën më të madhe të kohës, athinasit e shmangën me mençuri luftën e klasave në demokracinë e tyre. Por sistemi nuk ishte iminuzuar nga dështimi:demokracia u rrëzua dy herë në periudha ekstreme tensioni, të shkaktuara nga humbjet në luftë.
3. Zgjidhni udhëheqësin e duhur
Athinasit patën 3 themelues të shquar, ku secili kontribuoi me diçka të ndryshme. Njëri prej tyre, Teusi, ishte mitik:athinasit ia njohën meritën e bashkimin politik të Atikës me Athinën si kryeqytet. Themeluesi i dytë, ishte Soloni, që e dominoi politikën athinase në fillim të shekullit XVI.
Por vetëm i treti, Kleisteni, mund të quhet themeluesi i vërtetë i demokracisë së parë. Ai lindi në një familje aristokrate. Reformat e tij politike, ishin shumë të gjëra. Ai kreu regjistrimin e çdo qytetari mbi 18 vjeç në Athinë. Përmes një sistemi kompleks ndarjeje, Athinasit u gjetën të grupuar në 10 fise. Kleisteni vdiq shpejt në rrethana të çuditshme, por ndikimet e reformave të tij ishin shumë të mëdha.
4. Shfrytëzoni momentin tuaj
Për Kleistenin, koha ishte gjithçka. Kushtet e favorshme, u siguruan nga një sërë reformash ekonomike dhe sociale të nxitura nga Soloni në fillim të shekullit VI P.E.S. Ato përmirësuan jetën e pjesës më të madhe të njerëzve më të varfër të Atikës. Kërcënimet e menjëhershme për sigurinë e Athinës, i dhanë Kleistenit shansin për të zbatuar programin e tij demokratik. Kërcënimi i parë erdhi nga qytet-shteti anti-demokratik i Spartës, që ndërhyri dy herë në punët e brendshme të Athinës. Një faktor tjetër kontribues, ishte kërcënimi në rritje nga perandoria e Persisë në lindje.
5. Zgjidhni betejat tuaja
Persia paraqiti një sfidë ekzistenciale për Athinën. Në fillim të viteve 490, Athina u kishte dërguar ndihmë grekëve dhe jo-grekëve të kontinentit Aziatik, që ishin rebeluar kundër persëve. Kjo revoltë u shtyp në vitin 494 P.E.S, dhe 4 vjet më vonë Athina u përball me një pushtim nga deti të nisur nga mbreti pers, Dari I.
Beteja e Maratonës, ishte një fitore e madhe për athinasit, si në aspektin ideologjik, ashtu edhe ushtarak. Siç e theksoi historiani Herodot, përkushtimi i Athinës ndaj barazisë politike, ishte një ndër arsyet kryesore të atij triumfi, duke nxjerrë në krye të punëve shtetarët dhe gjeneralët.
6. Lërini qytetarët të flasin
Dita në Athinë, mund të fillonte me një thirrje nga një lajmëtar për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë në Akropol. Mbledhja fillonte me pjesëmarrjen e 6.000 qytetarëve. Në përfundim të diskutimeve, votohej përmes ngritjes ose jo të duarve nga pjesëmarrësit.
Nëse shumica ishte e qartë, mbledhja mbyllej. Nëse jo, votat do të numëroheshin një për një. Kjo ishte demokracia direkte. Takime të tilla, mbaheshin çdo 10 ditë ose më shpesh, dhe merreshin me çështje të tilla si feja, mbrojtja dhe furnizimi me grurë.
7. Lejojini artistët të ?lulëzojnë?
Teatri dramatik dhe arkitektura publike lulëzuan shumë, pikërisht falë demokracisë. Brenda 75 viteve nga themelimi i demokracisë, Eskili shkroi ?Persianët? dhe trilogjinë ?Orestia?. Sofokliu kishte shkruar ?Antigonën? dhe Euripidi ?Medea?. Të gjithë këta shkrimtarë, e sfiduan audiencën athinase të reflektonte thellë mbi bazën ideologjike, dhe pragmatike të institucioneve të tyre politike demokratike.
8. Mos kini frikë nga reformat
Pas traumës që shkaktuan luftërat greko-persiane të viteve 480-479, ishte koha për një reformë të mëtejshme të brendshme, në një drejtim më progresiv dhe më demokratizues. Dhe liderët e kohës ishin Efialtesi dhe ndihmësi i tij i ri, Perikliu. Lëvizja kryesore e tyre, ishte zhdukja e çdo institucioni të vjetër aristokratik, dhe transferimin e pushtetit të tyre tek masat.
Kjo u bë duke krijuar gjykata me juri popullore, që zgjidheshin në mënyrë demokratike me short. Juristë të tillë ishin gjithashtu gjyqtarë, jo vetëm të krimit, por edhe të ligjit. Dhe ata paguheshin nga fondet publike për ta kryer këtë detyrë publike./ historyextra.com-Përshtatur nga CNA.al
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...