Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emri latin i pemës së kakaos është ?Theobroma cacao?, që do të thotë ?ushqim i perëndive. Dhe në fakt, fruti i kësaj peme dhe derivatet e tij të shijshme, kanë vlera të jashtëzakonshme. Si Majat dhe Aztekët, besonin se kokrra e kakaos, kishte veti magjike dhe hyjnore. Ajo përdorej në ritualet më të shenjta të lindjeve, martesave dhe vdekjeve.
Deri në shekullin XVII-të, çokollata përdorej në formë të lëngshme si një pije nga elita evropiane, që besonte se ajo kishte veti ushqyese, mjekësore dhe afrodiziake. Tregu i çokollatës, është sot një industri 17 miliardë dollarëshe vetëm në SHBA. Vitet e fundit ajo rekomendohet shumë nga nutricionistët, për shkak të uljes së rrezikut të goditjeve në tru dhe sulmeve në zemër. Por disa studime të fundit, kanë nxjerrë në pah edhe efektet e saj negative si aknet në lëkurë, shtimin në peshë dhe kolesterolin e lartë. Po cila është e vërteta?
Ndërsa është e vërtetë, që çokollata përmban gjalpin e kakaos, që ka nivele të larta të yndyrës së ngopur, shumica e yndyrës vjen nga acidi stearik, që nuk vepron si yndyra e ngopur. Studime të shumta, kanë treguar se çokollata nuk e rrit kolesterolin e keq. Madje tek disa njerëz, çokollata mund ta ulë nivelin e këtij kolesteroli.
Në fakt, një çokollatë normale përmban 9-20 miligramë kafeinë. Ndërkohë një gotë çerek-litërshe me kafe që konsumohet shpesh në SHBA, përmban 330 miligramë kafeinë. Ndërkohë çokollata e zezë përmban më shumë kafeinë, por jo aq sa mendojnë shumë njerëz.
Dhjetëra studime, nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë lidhje direkte midis sheqerit në dietat e fëmijëve, dhe sjelljes së tyre hiperaktive. Për këtë ka 2 teori:është mjedisi ai që krijon ngacmueshmëri (ditëlindjet, pushimet etj) dhe kjo lidhje ekziston vetëm në mendjen e prindërve, që presin sjellje hiperaktive, pasi fëmijët e tyre kanë konsumuar ushqime që përmbajnë sheqer.
Në fakt, çokollata nuk ka pse të shmanget tërësisht nga njerëzit e prekur nga diabeti. Kjo pasi ajo ka një indeks të ulët të glicemisë. Madje, disa studime sugjerojnë që çokollata e errët mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës tek disa diabetikë. Sigurisht, para se të ndërmarrin një hap të tillë, diabetikët duhet të konsultohen paraprakisht me mjekun e tyre.
Një studim ka zbuluar, se çokollata ka më pak efekt negativ në pllakëzat e dhëmbëve, sesa sheqeri i pastër. Një studim tjetër nuk gjeti asnjë lidhje midis ngrënies së çokollatës, dhe kaviteteve tek dhëmbët. Madje një studim i Universitetit të Osakas në Japoni, zbuloi se pjesë të kokrrës së kakaos, përbërësi kryesor i çokollatës, vrasin bakteret në gojë, dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.
Një studim i madh i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA, zbuloi se konsumimi i një sasie të vogël çokollate, 5 herë në javë, lidhet me një indeksi më të ulët të masës trupore (BMI). Dhe kjo, edhe kur personi në fjalë konsumonte më shumë kalori, dhe nuk merrej më shumë me shumë aktivitet fizik se pjesëmarrësit e tjerë në studim.
Përkundrazi, një studim zbuloi se konsumi i rreth 35-40 gramëve çokollatë të zezë në ditë, për 2 javë rresht ulte nivelet e hormoneve të stresit në trupat e njerëzve, që ndjehen shumë të stresuar.
Një çokollatë e zëzë, përmban aq shumë kapacitete antioksidues sa 2-4 gota çaji jeshil, 1 gotë verë të kuqe, ose 2-3 filxhan lëng boronice. Përveç kësaj, çokollata gjithashtu përmban minerale dhe fibra dietike.
Ky është zakonisht rekomandimi i përgjithshëm. Por në një studim 18-javor, pjesëmarrësit që hëngrën një sasi të vogël çokollate me 50 për qind përmbajtje kakao, patën një ulje të madhe të presionit të gjakut sistolik dhe diastolik.
Aztekët mund të kenë qenë të parët, që i besonin lidhjes midis çokollatës dhe ndjenjave dashurore. Mbreti Montezuma, konsumonte sasi të mëdha, për të përmirësuar fuqinë e vet seksuale. Por studime të shumta, nuk kanë arritur të gjejnë ende prova përfundimtare, se çokollata është një stimulant seksual.
Adoleshentët mund t?jua pohojnë shpesh këtë. Por studimet e nisura që në vitet 1960, nuk kanë arritur të tregojnë ndonjë marrëdhënie midis konsumit të çokollatës dhe akneve në lëkurë. Madje një studim i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, arriti në përfundimin se ?dieta ushqimore nuk luan asnjë rol në trajtimin e akneve tek shumica e pacientëve, dhe as sasitë e mëdha të çokollatës, nuk i acarojnë më tej ato?. Morali i fabulës:Hani çokollata! Por me masë.?/ Përshtati në shqip CNA.al
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...