LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braktisja e Ballkanit Perëndimor nga BE, po rrit ndjeshëm ndikimin e Turqisë

4 Nëntor 2019, 07:25, Blog CNA
Braktisja e Ballkanit Perëndimor nga BE, po rrit ndjeshëm ndikimin e

Nga Dimitar Bechev ?Ahval News?

* Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, vizitoi një kryeqytet të huaj. Ai u lavdërua nga media vendase, pasi vendi pritës nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziak (EEU), të drejtuar nga Rusia. Paralelisht, ushtria ruse po zhvillonte një stërvitje të përbashkët me forcat e saj të armatosura.

Raketat S-400 zbarkojnë nga anijet ruse, dhe transportohen për në bazat ushtarake. Presidenti inspekton lëshuesit e raketave, radarët, dhe i entuziazmuar u tregon shikuesve në televizion, se ai dëshiron që Rusia ta lejojë vendin e tij të pajiset me raketat S-400.

Së fundmi, ai e ka sulmuar BE-në për hetizimin e saj, për ta pranuar shtetin që drejton si një anëtar me të drejta të plota të unionit. E çfarë vlere ka të luhet sipas rregullave të Evropës me interesat tona kombëtare, kur ata nuk na duan atje? Ju do të ishin të justifikuar, nëse mendoni që vendi në fjalë është Turqia.

Në fakt është Serbia. Dhe udhëheqësi buzëvarur nuk është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, por përkundrazi miku i tij i ri, presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Është vërtet e çuditshme të futen në të njëjtin thes Turqia dhe Serbia. Ato ndryshojnë në shumë aspekte, nga madhësia territoriale, vendndodhja gjeografike, deri tek historia dhe përbërja sociale.

E megjithatë edhe mes këtyre 2 vendeve, kemi disa paralele domethënëse. Nuk do të ishte e tepruar të thuhet, që Serbia dhe Turqia, janë aktualisht miqtë më të mirë të Rusisë në Evropë, jashtë sferës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse njëra është anëtare e NATO-s, dhe tjetra zyrtarisht e përkushtuar ndaj asnjanësisë, që të dyja vendet e kanë thelluar bashkëpunimin me Moskën në fushën e mbrojtjes. Serbia, që është e pajisur tashmë me avionët e vjetër luftarakë MiG-29 nga Rusia, dhe aleatja e saj Bjellorusia, do të dëshironin të blinin armë më të sofistikuara, siç janë raketat S-400.

Por në dallim nga Turqia, Serbisë i mungojnë paratë për ta bërë këtë. Që të dyja vendet, kanë investuar shumë për lidhjet energjetike me rusët. Këtë muaj, nisin punimet për ndërtimin e shtesës së gazsjellësit ?TurkStream? në Evropën Juglindore.

?BalkanStream?, është projektuar për ta lidhur Turqinë me Serbinë përmes Bullgarisë, dhe më pas të shtrihet më tej në Hungari dhe Evropën Qendrore. Me fjalë të tjera, Beogradi dhe Ankaraja po ndihmojnë në ndërtimin e një shtegu të ri në jug, për të transportuar në BE gazin rus.

Sigurisht, vendimi i Serbisë për t?i dhënë kompanisë ruse ?Gazprom? 50 për qind të aksioneve në këtë projekt, është në kundërshtim me politikën e Turqisë. Një ngjashmëri tjetër, që vlen të nxirret në pah, është qëndrimi ambivalent ndaj BE-së. Në samitin e fundit të liderve të BE në Bruksel në datat 17-18 tetor, presidenti francez Emanuel Makron bëri çmos për ta ndalur zgjerimin e unionit.

Me argumentin se BE-ja duhet të ndalë zgjerimin, derisa të vendosë rregull në shtëpinë e vet, ai vendosi veton kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në vitin 2007, paraardhësi i tij në Elize Nikolas Sarkozi, i dha fund ambiscjes turke për t?u anëtarësuar në BE.

Disa muaj pasi mori detyrën, Makron ?ngriu? një numër kapitujsh në bisedimet me Ankaranë, me argumentin se dosjet si Unioni Ekonomik, ai Monetar dhe Bujqësia, paragjykojnë rezultatin e negociatave: parathonë një anëtarësim të plotë, dhe jo një ?partneritet të privilegjuar? siç do të pëlqehej prej tij.

Ngjashëm, tashmë ka propozime për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), si Norvegjia, Islanda dhe Luksemburgu. Megjithëse anëtarësimi është zyrtarisht ende në proces, ai do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Kësisoj, Serbia bashkë me fqinjët e saj, rrezikon të zhvendoset në ?lagjen? e lashtme të Evropës.

Një trajtim jo shumë i ndryshëm nga ai Turqisë, që tregton shumë me BE-në, dhe po përfiton nga investimet e saj, por që nuk po i bashkohet dot bllokut për arsye që janë të njohura. Pasiguria e dobëson kushtëzimin politik të BE-së, dhe nxit më tej tendencat autoritare në Ballkan. Shembulli më tipik është sërish Serbia, ku shteti është shndërruar gradualisht në një spektakël ?one man show?, me protagonist të vetëm Aleksadër Vuçiç.

Opozita është e dekurajuar, aparati i sigurisë dhe burimet shtetërore i shërbejnë më shumë miqve të tij sesa interesit publik, dhe shumica e mediave janë pro-qeveritare. Dikush mund të argumentojë se në Ballkan ka zënë vend modeli turk, edhe pse ringjallja e politikës autoritare, është më tepër reflektim i forcave dhe rrethanave lokale, sesa i një politike të qartë të Ankarasë, për ta përhapur sistemin e saj të qeverisjes në ish-territoret e sunduara dikur në kohën e Perandorisë Osmane.

Pezullimi i zgjerimit të BE-së, është një mundësi të artë për presidentin turk Erdogan. Ndërkohë Brukseli po e humbet ndikimin, një fakt që Vuçiç e theksoi pas ?jo-së franceze ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Turqia, Rusia dhe madje edhe Kina e largët, kanë më shumë hapësirë për promovimin e interesave të tyre ekonomike dhe diplomatike.

Sa më larg është ?Graali i Shenjtë? i anëtarësimit në BE, aq më e fortë është tendenca e Ballkanit për të flirtuar me lojtarët e tjerë botërore. Por nga ana tjetër, nuk është se Turqia ka  një plan madhështor apo një ofertë gjithëpërfshirëse, për të konkurruar me atë të BE-së.

Por, me Makronin që ka përjashtuar për momentin nga perspektiva e anëtarësimit vendet e Ballkanit Perëndimor, ne mund të fillojmë ta shohim gjithnjë e më shpesh Erdoganin në Beograd, Sarajevë apo Shkup./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga