Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Nga Alaxander J.Motyl ?Foreign Policy?
Një vëzhguesi në vitin 2019, mund t?i duket sikur Rusia ka pasur dhe do të ketë gjithmonë një interes të pandryshueshëm, për të ruajtur një kontroll autoritar në vend, dhe një kontroll perandorak jashtë vendit. Sipas kësaj linje të menduari, presidenti rus Vladimir Putin është thjesht i fundit në një linjë të gjatë liderësh rusë, që ndjek me forcë prioritetet e natyrshme të vendit të tij.
Por asnjë shtet, nuk mund të ndjekë interesa të njëjta gjatë gjithë ekzistencës së tij historike,
për shkak se shtetet dhe rrethanat e tyre janë gjithnjë në ndryshim. Rusia e sotme, nuk është si Pricipata e Moskës 600 e ca vjet më parë. Dhe mongolët e djeshëm, nuk është sot Perëndimi.
Dhe pavarësisht disa ngjashmërive sipërfaqësore, Putini nuk është Ivani i Tmerrshëm.
Ndërkohë, rëndësi kanë gjeografia dhe strategjia. Të kuptuarit e politikës së jashtme ruse, kërkon shqyrtimin e evolucionit historik të saj. Dhe historia është e mbushur me prova të shumta, të ndryshueshmërisë së interesave kombëtare ruse. Në shekullin e XIII, shteti i vetëquajtur Moskovit, pararendësi i Rusisë moderne, lindi si një principatë e vogël, që garonte për pushtet me principata po aq të vogla në kufijtë e saj.
Që të gjithë ato, përpiqeshin të çliroheshin nga ajo që njihej si ?zgjedha mongole?. Në vitin 1380, Dimitri Donskoj i mposhti Mongolët në Kulikovo, dhe nga ai moment pricipata e Moskës nisi zgjerimin e saj të pandalshëm. Pjetri i Madh, ndryshoi dukshëm interesat kombëtare të perandorisë, pas një vizite të gjatë që zhvilloi në Evropën Perëndimore.
Ai arriti në përfundimin se perandoria e tij duhej modernizuar. Dhe dëgjoi këshillat e klerikëve ukrainas, sipas të cilëve perandoria e tij, e quajtur Rusi, duhet ta pretendonte origjinën e tij në shtetin mesjetar rus, Kievan, që shtrihej në Ukrainën e sotme. Kur Perandoria Ruse ra në kontakt me osmanët dhe aleatët e tyre në Krime, tatarët, tensionet midis dy fuqive të mëdha u bënë të pashmangshme.
Por zgjerimi i pamëshirshëm i Rusisë në Detin e Zi pas sundimit të Pjetrit, u nxit sa nga dobësia në rritje e osmanëve, dhe perceptimi mbi turqit si armiq të Krishterimit, aq edhe nga disa imperativa të natyrshme gjeostrategjike, për të kontrolluar Ngushticën e Bosforit.
Dobësia, dhe një ndjenjë misioni civilizues, motivuan gjithashtu zgjerimin e Rusisë në Azinë Qendrore dhe Kaukaz në shekullin XIX-të, duke krijuar përfundimisht një perandori që u shemb në vitet 1918-1921. Siç mund të pritej, lidhjet ideologjike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe politike midis Rusisë bolshevike dhe ish-kolonive ishin ende të forta.
Prandaj, rusët ndërmorën një fushatë të ri-imperializimit, që përfundoi me formimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1922. Kjo perandori e re, u shemb zyrtarisht më 31 dhjetor 1991, kur gati brenda saj nate, u shfaqën 14 shtete të pavarura jo-ruse. Gjithsesi, shumica e rusëve e shihnin shtetin dhe kombin e tyre si superior, dhe ndjenin se kishin ende një mision civilizues në raport me jo-rusët.
Gjuha dhe kultura ruse vazhduan të dominojnë, edhe për shkak të dekadave të politikës sovjetike të rusifikimit. Varësia energjitike e ish-republikave sovjetike vazhdoi. Ndërkohë, Rusia trashëgoi një arsenal të madh armësh. Elitat jo-ruse, ishin aq shumë të ndërthurura me elitat ruse, saqë besnikëria e tyre nuk ishte e përqendruar domosdoshmërisht tek shtetet e tyre të reja.
Për këto arsye, nuk është ndonjë çudi pse Putin dhe paraardhësi i tij Boris Jelcin, ndoqën politikën e ri-imperializimit. Nën Jelcinin, ky proces ishte ?i butë?, i fokusuar më tepër në përpjekjet për të promovuar ?Komonuelthin? në shtetet e pavarura, si dhe për mbrojtjen e pakicave ruse dhe rusisht-folëse në shtetet jo-ruse.
Por Jelcin ishte ndërkohë edhe shkaktar i kolapsit ekonomik të Rusisë post-Sovjetike. Pikërisht në kohën e tij lulëzoi krimi dhe korrupsioni. Putin pati fatin e mire, që të ishte në vendin e duhur, dhe në kohën e duhur. Kur ai u bë kryeministër dhe president, ekonomia ruse e rimorri veten, dhe çmimi i naftës dhe gazit në tregjet botërore kapi majat.
Kjo i dha mundësi atij, të vepronte si një udhëheqës i dorës së fortë. Në këtë aspekt, aneksimi i Krimesë, dhe lufta në Ukrainën lindore, nuk kanë të bëjnë fare me interesat e pandryshueshme ruse. Përkundrazi, Putin dëshironte të rrikthente lavdinë e dikurshme të Rusinë, dhe ishte paranojak ndaj NATO-s dhe Perëndimit.
Por ai e pa se Revolucioni i Maidanit, e dobësoi shumë shtetin ukrainas, çka e bëri atë një objektiv të lehtë për ekpansionin rus. Por nga ana tjetër, ai kërcënonte edhe sundimin e tij diktatorial, pasi sugjeronte se demokracia dhe pushteti i njerëzve, mund të sillnin rezultate pozitive.
Nëse qëllimi strategjik i Perëndimit, është krijimi i një grupi të qëndrueshëm të shtetesh jo-ruse të zhvilluara, të afta t?i rezistojnë sundimit rus, dhe të gatshme të kenë me Moskën marrëdhënie miqësore dhe të dobishme, a duhet që Perëndimi dhe fqinjët e Rusisë, të kenë një qasje më të vendosur ndaj ambicieve perandorake të Putinit?
Së pari, ata nuk duhet të ushqejnë më megalomaninë perandorake të Rusisë duke argumentuar se interesat e saj kombëtare, prodhojnë detyrimisht hegjemoni ndaj fqinjëve. Së dyti, duhet të shmangin forcimin e lidhjeve ekonomike, politike dhe ushtarake midis Rusisë dhe ish-kolonive të saj.
Fatkeqësisht, Perëndimi duhet të përgatitet gjithashtu, edhe për skenarin e rastit më të keq për Rusinë:shpërbërjen e shtetit, dhe ndoshta edhe rënien e tij. Në vitin 1918, thelbi post-perandorak rus, i dominoi lehtësisht shtetet e pavarura jo-ruse. Ri-imperializimi ndodhi relativisht shpejt dhe lehtë.
Sot edhe pse është ende një fuqi e madhe rajonale, Rusisë i mungon fuqia e ashpër për të rikrijuar një perandori të vërtetë. Ajo mund të pushtojë vende të vogla si Estonia dhe Letonia, por jo Kazakistanin, Uzbekistanin ose Ukrainën. Nuk është e qartë, nëse Rusia ka mundësi apo jo të pushtojë Bjellorusinë.
Mjerisht, përpjekja për të rikrijuar një perandori, mund të destabilizojë disa nga fqinjët e Rusisë dhe vetë Rusinë. Putini ka ambicie të mëdha gjeopolitike, duke u shtrirë së fundmi në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, por ekonomia ruse mbetet e odbët. Dhe një qasje e tillë perandorake, nuk mund të ruhet për një kohë të gjatë.
Putini ka ndërtuar një shtet gati-fashist, që është i mbivlerësuar ng të tjerët, që është i korruptuar, i paaftë për t?u modernizuar, dhe i aftë vetëm në shtypjen e qytetarëve të tij. Meqë kjo është deviza kryesore e këtij shteti, largimi i Putinit do të ekspozojë dobësitë e tij të brendshme, dhe do ta bëjë atë objekt të sulmeve, qoftë nga elitat ambicioze, por edhe nga masat popullore të pakënaqura./Përshtati në shqip CNA.al
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...