Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ka pasur njerëzimi. Kjo për shkak se në pjesën dërrmuese të historisë, ne kemi qenë vrasës të lindur. Qindra miliona burra, gra dhe fëmijë, janë vrarë ose gjymtuar nga konfliktet e armatosura, krimi, ekstremizmi dhe dhuna seksuale.
Dhuna shkakton jo vertëm një dëm të madh social dhe ekonomik, por gërryen ndërkohë institucionet demokratike, dhe minon të drejtat themelore të njeriut. Ekziston gjithashtu një rrezik nga forma të caktuara të dhunës kolektive, që do të përshkallëzohen gjatë dekadës së ardhshme, sidomos pas streseve të imponuara nga ndryshimet klimatike, dhe rreziqet që paraqesin teknologjitë e reja.
Megjithatë, larg titujve të bujshëm mediatikë, gjatë gjysmëshekullit të kaluar, ka pasur një sukses domethënës në parandalimin dhe zvogëlimin e shumë llojeve të dhunës. Por rënia e nivelit të dhunës kohët e fundit, nuk është garanci se do të vazhdojë po kështu edhe në shekullin XXI.
Me ndërhyrje të fokusuara dhe një financim të qëndrueshëm, sidomos nëpër qytete, shumica e formave të dhunës mund të reduktohen akoma më tepër. Ky është në fakt një nga aspiratat kryesore të Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm për paqen, sigurinë dhe drejtësinë.
Bota i ka të gjitha mundësitë që ta përgjysmojë nivelin e dhunës, deri në vitin 2030. Si fillim, është me rëndësi të kuptoni se sa shumë njerëz preken nga dhuna. Edhe pse është e vështirë të matet me saktësi, rreth 600.000 njerëz – mes të cilëve gati 100.000 gra dhe vajza – vdesin çdo në të gjithë botën si rezultat i konfliktit, krimit dhe dhunës ekstremiste.
Miliona më tjerë pësojnë lëndime fizike dhe psikologjike të lidhura me luftën, kriminalitetin dhe dhunën seksuale. Mbi 40 milion njerëz, janë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre si pasojë e dhunës, mes tyre 26 milionë janë refugjatë. Nëse nuk ndërmerren hapa për të ndryshuar kursin aktual, nuk është aspak e sigurtë që këto prirje do të përmirësohen në dekadën e ardhshme.
Nëse merren masa për të ndryshuar këtë tendencë, do të shpëtohen qindra mijëra jetë njerëzore, dhe kursehen triliona dollarë. Hapi i parë, është të kuptohet qartazi si shpërndahet dhuna në kohë dhe hapësirë. Merrim rastin e dhunës vdekjeprurëse.
Ka një keqkuptim, sipas të cilit se më shumë njerëz vdesin dhunshëm në zonat e luftës, sesa në vendet që janë në paqe. Në fakt nga të dhënat, rezulton se e kundërta. Zyra e OKB për Drogat dhe Krimet, vlerëson se raporti është gati 5:1. Pra, shumë më tepër njerëz po vdesin nga dhuna e krimit të organizuar në vende si Brazili, Kolumbia dhe Meksika, sesa në konfliktet e brendshme civile në vende si Afganistani, Siria dhe Jemeni.
Hapi i dytë, është të përcaktohet se ku përqendrohet dhuna, dhe kush është më i rrezikuar. Një pjesë e konsiderueshme e dhunës, është e përqendruar në qytete. Këto tendenca, kanë të ngjarë të rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke pasur parasysh urbanizimin e pandalshëm të çdo rajoni të botës.
Qytetet në Amerikën Latine dhe Karaibe, janë tashmë një nga rajonet më të urbanizuara në botë.
Ato kanë nivelet më të larta të dhunës vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse. Në këtë zonë, ndodhen 43 nga 50 qytetet më të dhunshme në botë. Ndërkohë, shumica e të vdekurve nga lufta dhe terrorizmi, janë përqendruar në një pjesë të vogël vendesh në Azinë Qendrore, Sahelin Afrikan, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Hapi i tretë, është të pranohen faktorët e rrezikut, që shkaktojnë lloje të ndryshme dhune. Për shembull, pabarazia sociale dhe ekonomike është kryesorja, ashtu si varfëria e përqendruar, urbanizimi i shpejtë kaotik, një nivel i lartë i papunësisë së të rinjve, si dhe institucione të dobëta të sigurisë dhe drejtësisë, që çojnë në nivele të larta të pandëshkueshmërisë.
Faktorë të tjerë rrethanorë, përfshijnë ekspozimin ndaj narkotikëve dhe alkoolit, si dhe disponueshmërinë e armëve. Nëse dëshirohet vërtet zvogëlimi i nivelit të dhunës, është e rëndësishme të pranohen shumë forma ?të fshehura? të saj, që përjashtohen vazhdimisht nga axhenda ndërkombëtare.
Disa qeveri nuk kanë dëshirë t?i diskutojnë ato, me arsyetimin se konsiderohen çështje të brendshme. Për shembull, në mbarë botën ndodhen në burg më shumë se 10 milionë njerëz, ku pjesa e konsiderueshme, gjendet në paraburgim dhe jeton në kushte çnjerëzore.
Ka edhe mijëra njerëz që rezultojnë të zhdukur, mes të cilëve udhëheqësit e sindikatave, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët. Cilat janë hapat e tjera, që duhen ndërmarrë në të ardhmen? Së pari, vendet dhe qytetet duhet të hartojnë plane të detajuara për reduktimin e dhunës gjatë dekadës së ardhshme.
Kjo kërkon sisteme më efektive të mbledhjes së të dhënave për të gjurmuar prirjet e dhunës; investime në monitorimin e brendshëm, dhe kapacitete analitike për të interpretuar rezultatet; mbikëqyrje dhe trajnim të vazhdueshëm./Përshtati për shqip CNA.al
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...