Putin do që të jetë perandor, por Rusia nuk është një fuqi perandorake
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Nga Aaron David Miller ?CNN?
* Në debatin më të fundit midis kandidatëve demokratë për president të SHBA-së, Xho Bajden dha alarmin se ISIS ?do të vijë këtu në SHBA?, për shkak të vendimit të Donald Trump për të braktisur kurdët sirianë, dhe për të tërhequr gati të gjitha trupat amerikane nga Siria.
Megjithatë pas urdhrit fillestar të Trump për t?u tërhequr, në Siri hynë disa trupa të tjera amerikane, duke pasur në atë vend deri në 900 forca. Gjithsesi, prishja e aleancës sonë me kurdët, dhe dobësimi i politikës amerikane kundër terrorizmit, do t?i japë padyshim hapësirë dhe mundësi veprimi ISIS-it dhe grupeve të tjera xhihadiste.
A ka të drejtë Bajden? A i ka dhënë Trumpi mundësi Shtetit Islamik, që të nisë sulme ndaj territorit amerikan? Ndërsa një mundësi e tillë, nuk mund të përjashtohet krejtësisht, kërcënimi i menjëhershëm që para qet ISIS për SHBA-në është i mbivlerësuar. Në vend, është shumë më shqetësues kërcënimi nga terroristët vendas, përfshirë ata të ekstremistët të djathtë.
Gatishmëria e administratës amerikane për të distancuar myslimanët, dështimi i saj për të miratuar ndryshimet e nevojshme në ligjin për kontrollin e armëve, dhe minimizimi i polarizimeve, vetëm sa po i përshkallëzon këto kërcënime. Duke pasur parasysh kaosin e javëve të shkuara, është e vështirë të dihet më saktësi cila është politika e SHBA-së në Siri, kur është fjala për luftën kundër ISIS-it apo partneritetin me kurdët.
Ndërsa Trump falënderoi kurdët për ndihmën e tyre, kur njoftoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, ai nuk e përmendi ndihmën e madhe që i dhanë SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik. Forcat Siriane të Mbrojtjes, kontribuan jo vetëm me ushtarë në terren në betejën kundër ISIS-it.
Sipas komandantit të saj të përgjithshëm, ato kishin një informatory, që u dha amerikanëve informacione jetike mbi vendndodhjen e liderit të ISIS-it, dhe detaje mbi kompleksin ku ai strehohej. Kjo aleancë tani është prishur, dhe rivendosja e besimit mes palëve, nuk do të jetë e lehtë.
Ndërsa s?ka të ngjarë që ISIS të rimarrë territoret e humbura, me një madhësi sa e Britania e Madhe në kulmin e kalifatit, në Siri dhe Irak mbeten deri në 18.000 luftëtarë të këtij grupimi. Vrasja e Bagdadit, do ta dëmtojë përkohësisht organizatën, por ISIS ka nisur tashmë një rebelim, që deri tani është shoqëruar me qindra sulme terroriste në Irak dhe Siri.
Në fakt, në kushtet kur shumica e luftëtarëve të ISIS janë vendas në Siri dhe Irak, ata do ta kenë shumë më të lehtë t?i përshtaten ndryshimeve në terren. Dhe dhuna e presidentit sirian Bashar Al-Asad në luftën civile në Siri, ka të ngjarë t?i sigurojë ISIS-it një fluks të qëndrueshëm rekrutësh, teksa grupi ekstremist di të shfrytëzojë më së miri ankesat me natyrë sektare.
Trump mund të llogarisë edhe Rusinë, Turqinë dhe Iranin në luftën kundër ISIS. Por ato kanë axhenda të ndryshme nga SHBA-ja, dhe nuk kanë efikasitetin operacional kundër xhihadistëve, sikurse kishte deri më sot aleanca tashmë e shkatërruar mes SHBA-së dhe kurdëve etnikë.
Afërsia e Evropës me Lindjen e Mesme, dhe prania e rreth 2.000 luftëtarëve të huaj në radhët e ISIS, që aktualisht janë të burgosur të kurdëve, nënkupton se Evropa është shumë më e prekshme nga sulmet. Edhe pse ka më shumë gjasa që ato të kryhen nga xhihadistët vendas, të frymëzuar dhe të radikalizuar nga ISIS.
Në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit 2001, agjensitë amerikane të inteligjencës, bashkuan forcat për t?i kundërvënë me sukses grupeve të huaja terroriste. Por kërcënimi ka evoluar, dhe ekstremistët në SHBA radikalizohen përmes propagandës ISIS dhe xhihadit në internet.
Është mbresëlënës fakti, që të gjitha sulmet vdekjeprurëse terroriste që nga 11 Shtatori, që kanë shkaktuar vdekjen e shtetasve amerikanë, janë kryer nga banorë rezidentë ose shtetas amerikanë. Siç e bën të qartë Peter Bergen, ekspert mbi terrorizmin e brendshëm, kërcënimi i vërtetë buron nga individë ose çifte, që nuk kishin lidhje zyrtare, apo të ishin trajnuar nga grupet terroriste, por që ishin frymëzuar nga propaganda xhihadi në internet.
Megjithë retorikën përçarëse të presidentit Trump, dhe klimën tonë politike tejet të polarizuar, një strategji e efektive e anti-terrorizmit, duhet të përfshijë përpjekje më aktive për të bashkëpunuar me komunitetet muslimane, zbatuar për ta projekte arsimore, dhe luftuar kundër diskriminimit dhe stereotipizimit negativ të myslimanëve.
Trump nuk po ndihmon në këtë përpjekje. Kërcënimi nga xhihadi ? ndonëse është ende i rrezikshëm – është kapërcyer nga rreziku i terrorit të ekstremist të djathtë. Arsyet e këtyre sulmeve, janë nxitur nga një përzierje komplekse e qasjes tek armët automatike, përhapjes së propagandës së urrejtjes në mediat sociale, patologjive individuale, polarizimit politik etj, për të cilat administrata aktuale ka bërë shumë pak për t?i luftuar.
Kjo është deri tani sfida më e qëndrueshme për SHBA-në, pasi ajo sulmon thelbin e asaj që jemi si popull, dhe çfarë lloj shoqërie dëshirojmë të ndërtojmë. Armiku i jashtëm, është më i lehtë të frikësohet, identifikohet dhe luftohet. Shumë më i rrezikshëm, është pikërisht armiku që kemi këtu brenda./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...