
Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do të sfidojë për shekujt e ardhshëm civilizimin njerëzor, edhe nëse përmbushën qëllimet mbi të cilat është rënë tashmë dakord ndërkombëtarisht, dhe eleminohen emetimet e gazrave serë në atmosferë, të cilat shkaktojnë ngrohjen e madhe të planetit tonë.
Koha e ndërmjetme midis rritjes së temperaturave globale, dhe ndikimit shkatërrues të përmbytjeve bregdetare, nënkupton se bota do të përballet me nivele gjithnjë e në rritje të detrave në vitet 2300, pavarësisht nga veprimet e shpejta për të adresuar krizën e klimës.
Edhe nëse qeveritë i përmbushin angazhimet e marra në Marrëveshjen kundër Ndryshimeve Klimaterike të nënshkruar në Paris në vitin 2015, periudha e parë 15-vjeçare e marrëveshjes, do të shoqërohet ende me emetime të mjaftueshme të gazrave serë, të cilat do të rrisin nivelin e detit me rreth 20 centrimetra deri në vitin 2300.
Ky skenar, i modeluar nga studiuesit, supozon se të gjitha vendet do të arrijnë uljen e premtuar të emetimeve të tyre deri në vitin 2030, dhe pastaj t?i eliminojnë nga ai moment të gjitha gazrat që ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të temperaturave në planetin tonë.
Në realitet, vetëm një numër i vogël vendesh, janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vendosur në Samitin e Parisit, për të kufizuar rritjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celcius mbi epokën para-industriale.
?Megjithë angazhimet e marra në Paris, do të ketë sërish një rritje të madhe të nivelit të detit?- thotë Peter Klark, klimaatolog i Universitetit Shtetëror të Oregonit në SHBA, dhe bashkëautor i studimit, botuar në revistën ?Proceedings of the National Academy of Science?.
?Rritja e nivelit të detit, do të jetë një problem i vazhdueshëm për shekujt që do të vijnë, dhe ne do të duhet të vazhdojmë t?i përshtatemi vazhdimisht këtij realiteti. Do të jetë një mënyrë jetese krejtësisht e re dhe e shtrenjtë, që do na të kushtojë triliona dollarë.
?Niveli i detit, ka një ?memorie? shumë të gjatë. Prandaj, edhe nëse fillon ulja e temperaturave, niveli i deteve do të vazhdojnë që të rritet?- theksohet në studim?. Studiuesit përdorën një model kompjuterik, që simulon rritjen e nivelit të detit, si një reagim ndaj niveleve të ndryshme të emetimeve në atmosferë, duke u bazuar në nivelet historike që nga viti 1750, dhe gjithashtu se cili do të ishte skenari i emetimeve në vitet 2015-2030, nëse vendet i përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Marrëveshjes së Parisit.
Sipas studiuesve, rreth gjysma e rritjes së nivelit të detit prej 20 centrimetrash, mund t?i atribuohet 5 vendeve që e notin më shumë atmosferën me gazrat serrë SHBA-ja, Kina, India, Rusia dhe Bashkimi Evropian. SHBA-ja, ishte një nga nismëtaret kryesore të Marrëveshjes së Parisit, por këtë javë presienti Donald Trump, deklaroi zyrtarisht daljen e vendit të tij nga kjo marrëveshje.
?Të dhënat tona, tregojnë se ajo që bëjmë sot, do të ketë një efekt më të madh në vitin 2300. Njëzet centimetra është një sasi shumë e madhe. Pra është në thelb një rritje po aq e madhe e nivelit të detit, që e kemi parë edhe gjatë gjithë shekullit XX-të?- shprehet Aleksandër Nuels nga ?Climate Analytics?, autori kryesor i studimit.
?Edhe vetëm 15 vjet të tjera të emetime të gazrave serë, është një sasi e madhe?- thotë se rezultatet zbulojnë perspektivën marramendëse të një përparimi gati të pafundëm të deteve drejt tokës, çka do t?i detyrojë vendet të investojnë burime të mëdha për të mbrojtur infrastrukturën kryesore, ose do detyrohen të lënë zona të caktuara të përmbyten rregullisht nga baticat detare.
Shumë qytete bregdetare në mbarë botën, po përballen që tani me këtë sfidë. Studimet e fundit, zbulojnë se në tokën që do të përmbytet të paktën 1 herë në vit deri në vitin 2050, banojnë aktualisht mbi 300 milionë njerëz. Kjo mund të shmanget, vetën nëse emetimet e karbonit në atmosferë zvogëlohet në mënyrë drastike.
Teksa temperaturat globale po rriten, akullnajat polare po shkrihen, duke bërë që të fryhen oqeanet. Sipas panelit të OKB për shkencën e klimës, nëse nuk frenohen emetimet aktuale, rritja globale e nivelit të detit, mund të arrijë deri në 1.1 metra deri në fund të këtij shekulli.
Klark theksoi se situata mund të jetë në fakt edhe më e keqe. ?Njerëzit do të bëhen më pak të prirur të jetojnë në bregdet, dhe rritja e nivelit të detrave, do të shkaktojë dhjetëra miliona refugjatë?- përfundoi ai./The Guardian- Përshtatur nga CNA.al
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Një godinë thuajse në oborrin e Fakultetit të Histori-Filo...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbas...
Vlora është tronditur sot nga një atentat mafioz ku humbën...
Një nga viktimat e atentatit të dyfishtë në Vlorë është Sh...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati mafioz...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Një video e kryeministres së Finlandës, ku ajo shfaqet duke ...
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shu...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të d...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.2 lek...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...