LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

9 Nëntor 2019, 07:46, Blog CNA
Rikthimi i heshtur i rrezikut bërthamor

Nga Anna Akage ?World Crunch?

* ?Kolossal?naya opasnost? (Një rrezik i jashtëzakonshëm). Këtë fjalë përdori në një intervistë të kohëve të fundit për BBC-në, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, për të përshkruar rrezikun me të cilin përballet sot bota, ndërsa po shtohen tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Por çfarë e detyroi të përdorë një gjuhë kaq të ashpër? Dy fjalë të tjera:armët bërthamore.

Në fakt, vetë Gorbaçov ka qenë një nga lojtarët kryesorët në ç?armatimin e madh atomik që ndodhi një gjeneratë më parë, duke nënshkruar marrëveshjen historike të vitit 1987 me presidentin amerikan Ronald Regan, për të zvogëluar arsenalin e dy superfuqive të atëhershme, përmes Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF).

Gjatë vitit që shkoi, si SHBA-ja ashtu edhe Rusia, njoftuan tërheqjen e tyre nga INF. Në vitin 2021, skadon një tjetër dokument kryesor, marrëveshja për zvogëlimin dhe kufizimin e armëve sulmuese strategjike, START III, që kufizon deri në 3.000 mbushje bërthamore, numrin e armëve sulmuese strategjike të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Por gjendja aktuale e ç?armatimit (ose riarmatimit) shkon përtej Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të tensioneve të mëdha Pheniani në Teheran, dhe Islamabad. Por, sa ka të ngjarë të kemi një luftë bërthamore? Dhe a do të jetë e mundur një luftë e tillë, në një format të kufizuar?

Në majin e 2018-ës, SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin. Këtë javë kur Teherani njoftoi se do të rinisë programin e tij bërthamor, dhe shtojë prodhimin e uraniumit të pasuruar, rajoni dhe bota u bënë pak më shumë të rrezikuara.

Në një intervistë dhënë muajin e kaluar gazetës ruse ?Kommersant?, zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB për armështjet e ç?armatimit, Izumi Nakamitsu, tha se ç?armatimi nuk po ndodh më. ?Nëse palët lejojnë që START III të skadojë në vitin 2021, atëherë për herë të parë që nga vitet 1970, dy fuqitë më të mëdha bërthamore, nuk do të kenë asnjë kufizim të rezervave të tyre strategjike bërthamore?- tha ai.

Moska fajëson Uashingtonin, për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare anti-bërthamore. Uashingtoni fajëson Pekinin. Pekini fajëson gjithë të tjerët. Lista e vendeve bërthamore, përfshin ndërkohë Korenë e Veriut, Pakistanin, Indinë, Izraelin dhe Britaninë e Madhe.

Në fillim të këtij viti, Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, tha se regjimi i kontrollit të armëve mund të riorganizohet. ?Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme të angazhohen me Rusinë në negociatat mbi kontrollin e armëve, që avancojnë sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve dhe partnerëve, dhe që janë të verifikueshme dhe zbatueshme?-tha ai.

Por në botën tonë reale, askush nuk do që t?i zhvillojë këto negociata. Shtetet e Bashkuara, kanë raporte të tensionuara me Rusinë. Kina refuzon madje edhe mundësinë e bisedimeve mbi një çështje të tillë, duke përmendur pabarazinë e arsenalit të saj, në krahasim me atë amerikan ose rus.

Izumi Nakamitsu, vë në dukje rëndësinë e një faktori tjetër:zhvillimin e shpejtë të shkencës dhe teknologjive të reja. Kontrolli i armëve dhe ç?armatimi, është përqendruar gjithnjë tek sasia e armëve. Nga 70 mijë mbushje bërthamore, pas Krizës së Raketave Kubane, sot ekzistojnë ?vetëm? 13.000 të tilla.

Por ne jemi sërish sot dëshmitarë të garës së armëve. Në vitin 2018, administrata Trump njoftoi zhvillimin e një modeli të ri bërthamor ?me kosto me të ulët?. Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve, Rusia ka sot 1.461 mbushje bërthamore gati për lëshim, përmes 524 raketave balistike ndërkontinentale.

Shtetet e Bashkuara kanë 1.365 mbushje bërthamore gati për lëshim, të vendosura në 656 raketa balistike ndërkontinentale. Ndërkohë Franca ka 300 mbushje bërthamore, Kina 290 dhe Britania e Madhe 200. Zotërues të armëve bërthamore, që nuk janë nënshkruese të ndonjë traktati janë India me 130-140 mbushje bërthamore, Izraeli me 80-90, dhe Pakistani me 150-160 mbushje bërthamore.

Por shtetet që shqetësojnë më shumë në këyë aspekt janë Irani, Koreja e Veriut dhe Siria. Irani ka ndjekur programin e pasurimit të uraniumit dhe projekte të tjera, që i kanë dhënë atij mundësinë të prodhojë një armë bërthamore. Koreja e Veriut, njoftoi që në vitin 2003 tërheqjen nga Traktati i Mospërhapjes, duke testuar raketat balistike që mund të mbajnë armët bërthamore.

Ndërkohë, Siria nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, edhe kur Izraeli e akuzoi për ndërtimin e një reaktori bërthamor. Ndërsa tensionet midis vendeve bërthamore po rriten, vendet që nuk kanë asgjë mënyrë për të reaguar ndaj kërcënimit bërthamor.

Në këto kushte ekspertët dhe politikanët, duhet të mbështeten sërish mbi atë që gjatë Luftës së Ftohtë u njoh si ?Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok? (MAD). Pra me fjalë të tjera:vendet nuk do t?i përdorin ndonjëherë armët bërthamore, pasi e dinë që kjo do të shkaktonte një kundërsulm bërthamor, dhe do të çonte në shkatërrimin e tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga