Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur

11 Nëntor 2019, 08:48, Blog CNA
Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të

Nga Leonid Bershidsky ?Bloomberg View?

* Që prej shembjes së komunizmit, vendet e Evropës Lindore kanë shënuar shumë përparime, duke iu afruar fqinjëve të tyre më të pasur. Por jo në një fushë tepër të rëndësishme:ndërtimi i një sistemi gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur. Një nga arsyet, është se Bashkimi Evropian mund t?i ketë shtyrë këto vende në drejtimin e gabuar.

Nga viti 2005, besimi popullor tek gjyqësori, është rritur shumë ngadalë në vendet ish-komuniste që janë aktualisht pjesë e BE-së. Madje në Kroaci, Letoni dhe Slloveni, ky besim ka shënuar rënie. Estonia, është i vetmi vend i Evropës Lindore, ku besimi tek gjyqësori, është më i lartë se sa mesatarja e BE-së, dhe ku hendeku i besimit midis lindjes dhe perëndimit të Evropës, ka mbetur thuajse i njëjtë.

Jashtë Bashkimit Evropian, vende kandidate si Serbia dhe Mali i Zi, Shqipëria, dhe në vende të tjera si Ukraina apo Rusia, situata është e ngjashme:Besimi tek sistemi gjyqësor është kronikisht i ulët. Ky është një problem serioz, pasi mban peng zhvillimin ekonomik, dhe bashkë me të edhe përafrimin e mëtejshëm të standarteve të jetesës midis lindjes dhe perëndimit të Evropës.

Indeksi Global i Konkurrencës i Forumit Ekonomik Botëror, përfshin si një nga parametrat e tij, perceptimet e bizneseve mbi pavarësinë e gjyqësorit. Nga 43 vende evropiane në këtë indeks, nga 20 vendet e fundit, 17 prej tyre janë vende ish-komuniste. Dhe mungesa e paanësisë së gjykatave, e zvogëlon konkurrencën në përgjithësi.

Ky është gjithashtu edhe një problem politik. Në shoqëritë ish-komuniste, drejtësia është një vlerë kyçe, madje shumë më e rëndësishme se në vendet e tjera. Prandaj, kur ka pak besim në sistemin e drejtësisë, kjo krijon rrezikun që qytetarët të votojnë për partite, të cilat premtojnë se do të bëjnë drejtësi

Dhe kjo mund të bëjë, që të ndërmerren reforma në sistem, të cilat synojnë kryesisht t?i vendosin gjyqtarët nën një kontroll më të madh politik, siç ka ndodhur në Hungari dhe Poloni. Këto lëvizje e irritojnë Brukselin, por ato kanë një ndikim në vogël në gjykimin e bizneseve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Komisioni Evropian, monitoron sistemin gjyqësor të 28 vendeve anëtare të BE-së, mbi një mori parametrash teknike, dhe po kështu bën edhe Këshilli i Evropës. Por asgjë mori të dhënash, nuk mund të shpjegojë mungesën relative të besimit tek gjykatat, dhe perceptimet e dobëta mbi pavarësinë e tyre në Evropën Lindore.

Mesatarisht në vendet ish-komuniste, ka më shumë gjykatës për frymë, dhe më të mirë-paguar, sesa vendet e Evropës Perëndimore. Për shembull në Kroaci, vendi ku qytearët kanë besimin më të ulët tek gjyqësori në gjirin e BE-së, një gjyqtar i gjykatës të lartë fiton 4.1 herë më shumë sesa një kroat i zakonshëm.

Ndërsa në Finlandë, vendi me besimin më të lartë tek gjyqësori, kjo normë është 3.2 herë më e lartë. Dhe nuk është se vendet ish-komuniste, kanë mbetur pas në aspektin e efikasitetit të gjykatave:Një çështje mesatare, civile ose tregtare zgjidhet për 159 ditë në Hungari, dhe për 176 ditë në Danimarkë.

Problem nuk janë parametrat teknikë. Por struktura e sistemeve gjyqësore të Evropës Lindore, që është e imponuar nga BE, si pjesë e procesit të anëtarësimit. Siç e përmend Kristina Parau, studiuese në Universitetin e Oksfordit, një një studim të sajin të vitit 2015, BE-ja i bindi vendet ish-komuniste të adoptonin variante të një mekanizmi të veçantë për emërimet në gjyqësor, të përqendruara rreth një Këshilli Gjyqësor.

Ky është një organ i ndërtuar mbi modelin italian, kur gjyqtarët zgjedhin vetë ata që u bashkohen radhëve të tyre. Ndikimi i politikanëve, është minimizuar. Vetëm Republika Çeke, ku gjyqtarët emërohen nga presidenti, ka arritur të shmangë adoptimin e këtij sistemi.

Por ?autonomia gjyqësore, është një thikë me dy presa?, mendon Parau, pasi ajo zhduk çdo pengesë demokratike ndaj gjyqtarëve, pa hequr realisht ndikimin e tyre politik. Ajo argumenton se mekanizmi i ri, fuqizoi një bashkësi juridike transnacionale, të lidhur me elitat politike të vendeve të Evropës Lindore.

Kjo shpjegon dhe faktin, pse partitë që e deklarojnë veten anti-elitare, janë kaq shumë të prirura për të reformuar sistemet gjyqësore të vendeve të tyre. Ka një literaturë në rritje, mbi efektet e paqarta të modelit të Këshillit Gjyqësor. Në një studim të kohëve të fundit, 3 studiues nga Universiteti Masarik në Republikën Çeke, përshkruan dështimin e këtij sistemi në Sllovaki. ?Fuqizimi i gjyqësorit ndodhi në një sistem, ku ka mbijetuar lehtësisht trashëgimia dhe kultura e regjimit komunist. Nga njëra anë, është e vërtetë që një nivel më i madh i vetëqeverisjes në gjyqësor, ndihmoi izolimin e gjyqësorit nga presioni i drejtpërdrejtë politik. Por nga ana tjetër, kjo lejoi një kapje të papritur të gjyqësorit ?nga brenda?, përmes shpërblimit të aleatëve të atyre që janë në pushtet, dhe ndëshkimit të kritikëve të tyre?- shkruajnë studiuesit.

Ukraina, që gjithashtu ka provuar të kopjojë sistemin evropian, ka pasur jo pak probleme me të. Pasi një komunitet gjyqësor tërësisht i korruptuar, ka promovuar gjyqtarë që dihen se i kanë shërbyer interesave politike specifike. Vendi e ka të vështirë të heqë nga sistemi gjyqtarët, që u kanë dhënë mundësi oligarkëve të shmangin ndjekjen penale, dhe që kanë çimentuar sundimin kundër protestuesve gjatë 2 revolucioneve popullore në vend.

Tani nën presidentin e ri, Volodimir Zelenski, vendi po përpiqet të reformojë sistemin e emërimeve në gjyqësor, duke u mbështetur tek ekspertët që kanë ardhur nga jashtë. Është dëshmuar e pamundur të arrihet një autonomi e sistemit, në një bashkësi juridike të korruptuar, nga nënshtrimi politik nën komunizëm, dhe oligarkët e pas komunizmit.

Edhe në Itali, vendi që ka shërbyer si një model për reformat e rekomanduara nga BE, gjyqësori nuk po funksionon shumë mirë. Ai gëzon nivelin më të ulët të besimit të publikut, se në çdo vend tjetër të Evropës Perëndimore. Sistemet gjyqësore në Evropën Lindore, duhet të lëvizin në një drejtim tjetër, drejt pasjes së më shumë llogaridhënie dhe transparence nga ana e gjyqtarëve.

Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një kontroll më të drejtpërdrejtë politik, edhe pse një shkallë e kufizuar e tij mund të jetë e dobishme. Pra, mund të bëhet ndoshta verifikimi zyrtar të paktën i gjyqtarëve të lartë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë, dhe BE-ja ka shumë gjykata profesionale dhe të respektuara.

Derikur BE të ndalojë së mbrojturi gjyqtarët e Evropës Lindore, do të pengohet ndërtimi i mëtejshëm i institucioneve në vendet ish-komuniste. Monitorimi i parametrave teknikë është pozitiv. Por është më e rëndësishme të përqendrohemi tek besimi dhe pavarësia e sistemit. Nevojitet më shumë punë, për të garantuar që Evropa Lindore të ketë me tepër gjyqtarë të kualifikuar dhe të paanshëm përmes procedurave transparente, sesa në mbrojtjen e ?lopës së shenjtë? të pavarësisë gjyqësore./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga