Bie miti/ Fëmijët e vetëm, janë po aq të aftë sa edhe fëmijët me vëllezër dhe motra

11 Nëntor 2019, 08:59, Blog CNA
Bie miti/ Fëmijët e vetëm, janë po aq të aftë sa

Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata perceptoheshin shpesh si egoistë, të llastuar, trazovaçë, të paaftë për t?u shoqëruar me të tjerët, dhe të vetmuar. Dhe vetë psikologjia, mund të jetë pjesërisht fajtore për këto stereotipe negative.

Në fakt, Grenvil Holl, një nga psikologët më me ndikim të shekullit të kaluar, dhe presidenti i parë i Shoqatës Psikologjike Amerikane, ka thënë se ?të qënit një fëmijë i vetëm, është një sëmundje në vetvete?. Fatmirësisht, që nga ajo kohë qasja ka ndryshuar.

Studimi më i fundit mbi thuajse 2.000 gjermanë të rritur, zbuloi se fëmijët e vetëm nuk kanë më shumë gjasa të jenë narcizistë, sesa ata që kanë motra dhe vëllezër. Titulli i studimit është ?Fundi i një stereotipi?. Megjithatë, në qarkullim mbeten edhe shumë stereotipe të tjera.

Prandaj, le të shohim se çfarë thotë studimi shkencor. Nëse vërejmë personalitetin e një fëmije të vetëm, tek ai nuk gjenden dallime midis njerëzve që kanë ose jo motra dhe vëllezër, në tipare të tilla si të qënit i hapur, pjekuria, bashkëpunimi, autonomia, kontrolli personal dhe udhëheqja.

Në fakt, fëmijët e vetëm kanë prirjen të kenë më shumë motivim për të pasur arritje në jetë (aspirata, përpjekje dhe këmbëngul), si dhe aftësi për t?u ?përshtatur? me kushtet e reja, sesa ata që kanë motra dhe vëllezër.

Çështja e motivimit më të madh, mund të shpjegojë faktin pse ata kanë më shumë prirje të shkollohën më shumë, dhe të kenë sukses në profesione me prestigjioze, sesa të tjerët që nuk janë fëmijë të vetëm të një familje. Ndërkohë disa studime, kanë zbuluar që fëmijët e vetëm, kanë tendencën të jenë më inteligjentë, dhe të kenë rezultate më të larta në shkollë se të tjerët.

Një përmbledhje e 115 studimeve, që krahasojnë inteligjencën e njerëzve me dhe pa motra apo vëllezër, zbuloi se fëmijët e vetëm kishin një rezultat më të lartë në Testin e Inteligjencës (IQ).

Grupet e vetme që tejkaluan në inteligjencë dhe arritje akademike fëmijët e vetëm, ishin të parëlindurit dhe ata që kishin vetëm një motër ose vëlla më të vogël.

Është e rëndësishme të theksohet se ndryshimi në inteligjencë, ka prirje të gjendet tek fëmijët parashkollorë, por më pak tek studentët në universitet. Kjo gjë sugjeron, që hendeku zvogëlohet me kalimin e moshës. Në këto studime, u shqyrtua edhe shëndeti mendor i njerëzve me dhe pa vëllezër apo motra.

Sërish, gjetjet nuk treguan ndonjë ndryshim midis dy grupeve, përsa i përket niveleve të ankthit, vetëvlerësimit dhe problemeve në sjellje. Prej kohësh është sugjeruar që fëmijët e vetëm, kanë prirjen të jenë të vetmuar, dhe të hasin vështirësi në bërjen e miqve të rinj.

Studimet i kanë krahasuar marrëdhëniet e bashkëmoshatarëve, dhe miqësive të tyre gjatë shkollës fillore midis fëmijëve të vetëm, të parëlindurve me një motër ose vëlla, dhe të lindurve si të dytë me një vëlla ose motër. Rezultatet tregojnë se fëmijët e vetëm, kishin të njëjtin numër miqsh dhe me të njëjtën cilësi si fëmijët në grupet e tjera.

Pra nisur nga këto të dhëna, a është më mirë të jesh një fëmijë i vetëm? Të marra së bashku, këto gjetje duket se sugjerojnë që pasja e vëllezër dhe motrave, nuk bën ndonjë dallim të madh në formimin tonë. Në fakt, kur ka dallime, duket sikur është edhe më mirë që të mos kemi motra apo vëllezër.

Atëherë, pse mund të jetë ky rasti? Në ndryshim nga fëmijët që kanë motra dhe vëllezër, fëmijët e vetëm kanë vëmendjen, dashurinë dhe burimet e plota materiale të prindërve të tyre, gjatë gjithë jetës së tyre. Është supozuar gjithnjë, se kjo sillte pasoja negative për këta fëmijë, pasi i bënte ata përtacë dhe të padisiplinuar.

Por gjithashtu mund të sugjerohet, edhe se mungesa e konkurrencës për burimet prindërore, mund të jetë një avantazh për fëmijët. Duke pasur parasysh faktin, që numri i familjeve me vetëm një fëmijë po rritet në mbarë botën, ka ardhur ndoshta koha që të ndalojmë stigmatizimin e fëmijëve të vetëm, dhe të mos i kritikojmë prindërit që zgjedhin të kenë vetëm një fëmijë. Fëmijët e vetëm, duket se janë shumë mirë, në mos më mirë, se të tjerët që kanë motra dhe vëllezër./ The Conversation-Përshtarur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga