LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e medias/ Gazetari malazez: Deklaratat e Ramës skandal

9 Nëntor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Në ditën ndërkombëtare të medias, Gazetari malazez Zeljko Ivanovic ka reaguar në ashpër në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama në drejtim të gazetarëve.

Zeljko Ivanovic thotë se fjalimi i kryeministri Edi Rama ishte skandaloz teksa fliste për mediat.

Gazetari i ?Vijesti? theksoi se kreu i qeverisë shqiptare foli siç do fliste Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Fjalimi i Zeljko Ivanovic


Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar.

Për 13 vite me radhe, tre herë në ditë redaktori bërtët: ?Mbledhje!!!? ku flasim dhe diskutojme per besueshmerine e burimeve, per historite qe do mbulojme te nesermen. Tre here ne dite kjo per kaq shume vite, e pas kesaj nje Kryeminister del ketu sic doli zoti Rama per 25 minuta e na thote sesi media duhet te jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshem. Por problemi ka ate beje me politikanet. Psh; ne Malte ndodhi nje vrasje, dhe keto lloj fjalimesh prodhojne keto vrasje. Kryeministri atje per vite I thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmneri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia.

Më poshtë lista e sharjeve të përdorura nga Rama kundrejt gazetarëve në datën 25 tetor
Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju
Toroisni miletin
Abuzoni me misionin e ndërmjetësit
S?keni marrë vesh
Mund të qeshni sa të doni
Jeni për t?u qarë hallin
Jeni pjesë e problemit të madh, ku akuzat kërcasin dhe ju i përçoni si një tel bakri.

Nuk e keni kuptuar dhe s?keni si ta kuptoni për fatkeqësinë tuaj që as lexoni as përpiqeni të thelloni ato që lexoni, dhe as nuk dëgjoni
Pse se keni kuptuar akoma
Jeni më të pafajshëm në këtë histori
Kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër klubet e katundit mediatik
Dëgjoni apo s?dëgjoni
Pyetje pa vend, shko lexo dhe kupto
Pyetjet tuaja burojnë nga padituria
Jeni kaq të paditur
Të lexoni
Flisni përçart
Është detyra ime t?u përgjigjem juve si ma do e bardha zemër
S?keni të drejtë të më kufizoni
Është një idiotësi
Jeni pjesë e një kazani të madh që është një problem më vete
Jam këtu për t?u marrë me ju
Duhet t?i thërrisni mendjes
Të lexoni
Dhe të kuptoni
Pyetje idiote/ CityNews

Lajmet e fundit nga