LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Senatori McCain nderohet me Urdhërin e Lirisë, nga presidenti Hashim Thaçi

12 Prill 2017, 17:30, Aktualitet CNA

Ndërsa të premten do të zhvillojë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit do t?i japë senatorit John McCain medaljen ?Urdhri i Lirisë?, të akorduar për kontributin e dhenë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe për rolin e dhenë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sikurse është bërë me dije, senatori amerikan, John McCain do të jetë të enjten në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditëshe. Ai do të ketë takime me krerët e lartë të institucioneve të Kosovës, por edhe mbajtjen e një seance solemne në Parlament, ku ai do t?u drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse.Më pas do të pritet në takim nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa të premten do të pritet nga presidenti Thaçi./ CityNEWS

Lajmet e fundit nga