Qeveria vendos-"Rruga e Arbërit" në duart e kompanisë shqiptare/Sa do kushtojë dhe kur përfundon

12 Prill 2017, 17:32, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare ia ka kaluar ?Rrugën e Arbrit? një kompanie private. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua propozimi i kompanisë Gjoka Konstruksion për ndërtimin e rrugës, duke e shpërblyer atë edhe me një bonus prej 10 për qind të pikëve.

Sipas propozimit, kompania ka marrë përsipër ta ndërtojë rrugën kryesisht me fondet e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti për një periudhë disavjeçare.

Në ofertë, kompania propozon ta ndërtojë rrugën me një kosto prej 33.6 miliardë lekë ose 265 milionë dollarë.

VENDIMI PER:
MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË KOMPLETIMIT DHE NDËRTIMIT TË RRUGËS SË ARBRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar, dhe në vijim të pikave 1 e 2, të nenit 15, ?Dhënia e bonusit?, të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, të miratuara me vendimin nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, ?Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë ?Gjoka konstruksion?, sh.a., për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat për kompletimin dhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
2. Ngarkohet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

OFERTA
Në ofertë, kompania propozon ta ndërtojë rrugën me një kosto prej 33.6 miliardë lekë ose 265 milionë dollarë. Pjesa dërrmuese e këtyre fondeve 200 milionë dollarë do të sigurohen nga vetë kompania. ?Shoqëria do të përdorë gjithashtu fonde nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë 8.1 miliardë lekë ose rreth 65 milionë dollarë për katër vitet e para të ndërtimit,? thuhet në vendimin e qeverisë.
Sipas ofertës, ndërtimi i rrugës do të zgjasë rreth 4 vjet. Por edhe pse kostoja e ndërtimit do të financohet nga kompania Gjoka, në fund do të jenë qytetarët ata, të cilët do e paguajnë rrugën./CityNews

Lajmet e fundit nga