
Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjten për të transportuar dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane në një mision kërkimor.
Pas javësh vonesë, raketa u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 20:07, sipas kohës lokale, dhe nisja e raketës u transmetua drejtpërdrejt në ueb-faqen e kompanisë SpaceX.
Është e paqartë se ku është nisur anija kozmike pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë autonome. Kjo anije është nisur në misionin e saj të shtatë.
Pentagoni ka dhënë pak informacione për dronin hapësinor dhe për misionin e tij, që fillimisht ishte paraparë të niste më 7 dhjetor. Ndërkaq, SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar nga Pentagoni - USSF-52 - në deklaratën e lëshuar për këtë mision.
“Falcon Heavy ka lansuar misionin USSF-52 në orbitë”, tha SpaceX.
Më herët, Petagoni ka thënë se misioni i shtatë i tij X-37B do të synonte “disa eksperimente”.
“Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, kishte deklaruar muajin e kaluar Departamenti amerikan i Zyrës për Aftësi të Shpejta të Forcave Ajrore.
Sa i përket dronit hapësinor të lëshuar, autoritetet kanë thënë se ai ka madhësinë e një autobusi të vogël dhe duket si një miniversion i anijeve hapësinore që u larguan nga përdorimi më 2011. Në misionet e kaluara, X-37B ka kryer testime për NASA-n lidhur me ndikimin që ka rrezatimi ndaj farave dhe materialeve të tjera.
Lëshimi i anijes nga Falcon Heavy vjen dy javë pasi Kina dërgoi në hapësirë një avion hapësinor robotik, të quajtur Shenlong. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, kjo anije kozmike do të qëndrojë në orbitë “për një periudhë kohore” dhe do të kryejë eksperimente të ndryshme./ REL
Google ka rënë dakord të zgjidhë një padi në SHBA duke...
Ndërsa industria e automobilave përshpejtohet drejt vi...
“New York Times” ngriti të mërkurën një padi kundër Mi...
Një kompani e re në Britani shpreson që paisjet me teknolo...
Kina do të sjellë rregulla të reja që do të kufizojnë ...
Inteligjenca artificiale e zhvilluar për të modeluar g...
"Toyota" do të tërheqë 1.12 milionë automjete në mbarë...
The Guardian i ka kushtuar një artikull rrjetit social Tik...
Platforma e rrjteteve sociale X në pronësi të Elon Mus...
Elon Musk po planifikon të krijojë një universitet në ...
Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rre...
Ndërsa inteligjenca artificiale përparon, ajo përbën n...
Aktori i ndjerë Matthew Perry, gjuetia për zhytësin e ...
Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi...
Të gjitha bisedat në "Facebook" dhe "Messenger" do të ...
Softueri iOS 17.2 pritet të lansohet për publikun e gj...
Të gjithë përdoruesit e "WhatsApp"-it tashmë duhet të ...
Versioni falas i ChatGPT mund të japë përgjigje të pas...
Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë lazer që mund të le...
Është një vit që nga lançimi i ChatGPT. Përpara se të lan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...