web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy shqiptarët tentojnë të grabisin një shtëpi/ Njëri plagos 10 herë me thikë 73-vjeçarin grek

29 Dhjetor 2023, 09:14, Aktualitet CNA

Dy shqiptarët tentojnë të grabisin një shtëpi/

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Greqi.

Një 25-vjeçar shqipar ka goditur 10 herë me thikë një 75-vjeçar. I riu shqiptar ka qenë i shoqëruar nga një shqiptar tjetër 18-vjeçar në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ata kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur. Brenda në banesë është futur vetëm 25-vjeçari, ndërsa jashtë po e ruante shqiptari tjetër.

Në momentin që i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij ai është goditur nga 25-vjeçari plot 10 herë duke i shkaktuar plagë të rënda.

I moshuari arriti që të largohej ashtu i plagosur dhe të kërkonte ndihmë te familjet që jetonin pranë shtëpisë së tij.

Ai u dërgua në spital dhe po merr mjekimin e duhur, ndërsa 2 shqiptarët u arrestuan./ CNA





Lajmet e fundit nga