LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregu i sigurimeve “ndez” debate tek “Ekonomia”/ Braçe: Konkurrenca është vrarë, e kemi kënetë

30 Maj 2023, 15:00, Politikë CNA

Tregu i sigurimeve “ndez” debate tek “Ekonomia”/

Tregu i sigurimeve ka ndezur debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë.

Deputeti socialist Erion Braçe ka thënë se tregu i sigurimeve është kënetë pasi nuk ka më konkurrencë as stabilitet.

Braçe ka përmendur edhe përmbytjet e ndodhuara ditën e djeshme në Kuçovë për te cilat qeveria dhe kompanitë e sigurimeve heshten.

“Në tregun e sigurimeve nuk kemi stabilitet, e kemi kënetë, në këtë treg nuk ndodh asnjë gjë, zero. Vetëm 12 kompani nga dita e parë deri sot, në këtë treg konkurrenca është vrarë dhe ka një arsye pse nuk ka konkurrencë: Arsyeja është marrëveshja... s’është ky dinamizmi i tregut, nuk ka përmirësim, dukshëm. Ore si ka mundësi që në këtë vend ndodhin ndryshime të mëdhaja dhe këtu nuk ka një fjali të vetme për të promovuar produktet e reja në këtë fushë, as nga qeveria mo po të doni… në radio dilte në 1 minutë e gjysmë presidenti njërit dhe thoshte aty tani nis sezoni i aksidenteve, sigurohuni… dhe ai shiu, breshëri dje atje në Kuçovë, asnjë fjalë qeveria, asnjë fjalë ministria, asnjë fjalë institucioni, asnjë fjalë kompanitë, dhe qajnë njerëzit… Këto kompani kanë bërë marrëveshje mes njëra-tjetrës dhe ndajnë paratë”, tha Braçe/CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga