Tensionet në Kosovë/ Berisha: Vuçiç ka dërguar bandat serbe në veri
Këtë pasdite ka pasur sërish tensione në veri të Kosov...

Lulzim Basha, i cili përplasi demokratët dhe i përçau ata pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, sot është munduar të heqë përgjegjësinë nga vetja.
Duke bërë sikur ka harruar marrëveshjen e takimet me Ballën dhe konfliktin që krijoi mes demokratëve, Basha tha se PD ndodhet sot në këtë situatë për faj të Berishës.
Ai deklaroi se lideri historik i demokratëve ndau PD-në për interesa personale dhe e dërgoi të djathtën drejt humbjes së zgjedhjeve në 14 maj.
Sipas tij, nëse Berisha do ishte tërhequr, PD do kishte një tjetër rezultat sot.
“Që të shohim se si mund të bashkohemi, duhet të kuptojmë pse u ndamë. U ndamë për plaçkë, për interesa personale? Aspak, ne u ndamë për bindje, për vlera. Bindja ime ka qenë dhe mbetet që PD duhet t’i rrijë vlerave që ka shpallur. Aleanca me perëndimin është e patjetërsueshme, pjesë e aleancës me perëndimin është lufta kundër korrupsionit. Kemi pranuar një standard, kur një nga faktorët më të rëndësishëm të perëndimit, mbajnë një qëndrim ndaj një individi në politikë, edhe ne mbajmë qëndrim ndaj atij individi. Ky ka qenë standardi që kemi vendosur me Vangjush Dakon, me Tom Doshin.
Na erdhi një moment i papëlqyeshëm kur diçka e tillë i ndodhi ndaj liderit historik të partisë sonë. Nuk u nguta unë t’i them ky është standardi, mirupafshim, siç jam i sigurt se do të kishte bërë ai po të kishte qenë anasjelltas pozita. I kërkova siç i kam kërkuar prej 9 vitesh, me respekt, me atë respektin dhe mirënjohjen që jemi mësuar në familje të trajtojmë të moshuarin që e vejmë në vendin e nderit, të reflektonte për të mirën e familjes së tij politike. Pata besim se do ta bënte dhe në fund kur kjo nuk u bë, mora një vendim jo për veten time, jo për interesat e mia, por për interesin e demokratëve. Ka qenë një vendim i vështirë, por siç e provoi edhe 14 maji, ishte i drejtë.
Mendoni nëse do ishte tërhequr, do e kishte lënë PD-në të lirë, sot do kishim kryetarin e bashkisë në Durrës, do kishim një rezultat tjetër nga ai i 14 majit, do kishim një shpresë të madhe nga rezultati që do vinte anë e mbanë Shqipërisë, por nuk e kemi se dikush vuri interesat e tij para. Për problemin e tij personal, ai vendosi të na çojë në këtë rrugë ku jemi. Si mund të ngjitet. S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. Edhe sikur të kishte ngjitje mekanike kjo nuk na bën fitues, duhet të bashkohemi rreth vlerave, kushdo që e kupton të vërtetën, një instrument për të ndryshuar Shqipërinë, do bëhet me ne. Ne duhet të jemi të bindur që çfarë është mirë për Shqipërinë, është edhe për PD”, tha Basha./ CNA.al
Këtë pasdite ka pasur sërish tensione në veri të Kosov...
Një nga pyetjet që i janë drejtuar pasditen e sotme Lu...
Lulzim Basha është duke mbajtur një takim me disa të r...
Ashtu siç CNA e ka paralajmëruar, humbësi serial i Par...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli pasditen...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reagu...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë, në sajë të turit t...
Kryeministri Edi Rama mbajti një takim falenderimi në ...
Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për depu...
Niko Peleshi, drejtuesi politik i qarkut të Korçës, ka fal...
Deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili njihet si një nga njerëz...
Pas humbjes në zgjedhje, ish-kryeministri ka deklaruar se ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një deklaratë pë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar kandidatët e ko...
Kryebashkiaku në ikje i Himarës, Jorgo Goro e ka cilës...
Në Turqi ka mbetur vetëm një përqind e votave pa numër...
Gazment Bardhi, i cili disa ditë më parë u zgjodh krye...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në turin e falënderim...
Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar arsyet pse kryeministri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...