LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aty ku gërshetohet teknologjia dhe arti/ Rama vizitë në ekspozitën me veprat e motrave Zengo

29 Maj 2023, 17:33, Politikë CNA

Aty ku gërshetohet teknologjia dhe arti/ Rama vizitë në

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë, në sajë të turit të falenderimit për fitoren në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Së bashku me kryebashkiakun Sotiraq Filo dhe drejtuesin politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshin, Rama vizitoi një ekspozitë.

Ekspozita përbëhej nga veprat e piktoreve të para në Shqipëri të shekullit XX, motrave Zengo. Rama deklaron se kjo ekspozitë unike është gërshetim i teknologjisë dhe artit.

“Korçë - Vizitë në ekspozitën me veprat e piktoreve të para në Shqipëri të shekullit XX, motrave Zengo.

Një ekspozitë unike, gërshetim i teknologjisë dhe artit, e para e këtij lloji në rajon e që mirëpret vizitorët në sallën multimediale me projeksion 360°, në Qendrën e Inovacionit në Korçë, në kuadër të Javëve të Evropës 2023”, thekson kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga