LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “Çfarë do të ndodhë me fëmijët që kanë moshën e djalit tënd?”/ Berisha thellon akuzat ndaj Ramës

26 Shtator 2022, 12:24, Politikë CNA

 “Çfarë do të ndodhë me fëmijët

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish për mbylljen e kolegjit turk. Sipas tij vendimi për mbylljen e kësaj shkolle është marrë jashtë vendit.

Ai e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, vassal të Presidentit turk. Ndër të tjera Berisha i ka përmendur dajlin Ramës, duke i shtruar pyetjen se çfarë do të ndodhë me fëmijët që kanë moshën ë djalit të tij dhe nuk mund të shkojnë në kopësht.

“Sot dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, i Presidentit të Turqisë që e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash e xhamishë ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë hde një histori 26 vjeçare në Shqipëri, kolegjit Mehmet Akif.

Në traditën e tij morale, gënjeshtra, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit e ka si taksi, ka blerë godinën. Gënjestar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopështin që mbylle? A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 parashkollorë? A e di ky njeri se ata vogëlushë ditën pas çerdhes familjare e kalonin në këtë çerdhe me njeri-tjetrin, mësonin, këndonin, recitonin, mësonin gjuhë, mbështesnin njeri tjetrin, festonin ditëlindje së bashku, gëzonin me njeri-tjetrin, prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopësht.

Ky është gënjeshtar i lindur që për të zbatuar urdhrat e verbra të Presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. U bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjit Mehmet Akif. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërisë, një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta.

E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim anti-demokratik dhe anti- shqiptar të një njeriu, që e kam të lehtë të them që është i kapur nga Sinan Idrizi. Solidariteti im i plotë me studentët, por edhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një gënjestari që s’ka moral”, është shprehur Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga