LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha duhet t'i dorëzojë audituesve dokumentat që i kanë dhënë burimet e veta

26 Shtator 2022, 19:52, Politikë CNA
 
Berisha duhet t'i dorëzojë audituesve dokumentat që i
Sali Berisha

Mbledhja e organeve drejtuese të PD ka në fokus midis të tjerash atë që po reklamohet si auditim i lobingut të Bashës me fonde ruse.

CNA.al ka që prej vitit 2017 që ka audituar, zbardhur dhe akuzuar Luli Bashën.

Dokumentet që kërkon auditimi jane publike. Nuk fshihen në sirtaret e PD dhe as xhepat e Flamur Nokës.

Link-et zyrtare nga ku mund të downlodohen, i kemi publikuar në faqen e CNA.al. (lexo ketu)

Tabelat përmbledhëse për kontratat dhe deklarimet publike të Luli Bashës, që vërtetojnë marrjen e angazhimeve kontraktuale nga Luli Basha në vlera mbi 1 milion euro, kushdo e jo vetëm Muli i ka patur prej 5 vjetësh në faqen e CNA.al.

Por ne nuk i dimë ato që deklaron që di Sali Berisha.

Sot Berisha deklaroi që ka patur të paktën tre burime që e kanë informuar për lobimet e Bashës.

Sa kohë që edhe sipas atyre që deklaron Berisha nuk ka asnje tjetër që ka informacion në PD për lobingjet e Bashës, përveç link-eve që mund të konsultohen nga kushdo pa pagesë, Berisha duhet të ndihmojë Auditët me informacionet që ka marrë nga ato tre burimet që deklaron.

Gjithshtu duhet edhe t'u përcjelle dokumentacionin që ambasadori amerikan i ka çuar si dhe emrat e bashkatdhetarëve që kanë dhënë informacinin të cilit i referohet e të cilat i di vetëm ai.

Berisha ka detyrimin i pari që të ndihmojë më në fund hetimin!

Kjo është sa ka treguar Berisha në mbledhjen e sotme ne PD:

“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do theksoj tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të Mother Jones dhe  fletës se provonte se Muzin është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë sic mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime kam dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të jetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga