LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa filtra, pa ndërhyrje! Një yll si Rajmonda Bulku/ Aktorja publikon fotografitë e rralla

17 Gusht 2022, 09:03, Lifestyle CNA

Pa filtra, pa ndërhyrje! Një yll si Rajmonda Bulku/ Aktorja publikon

Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

Së fundmi aktorja ka publikuar disa nga kopertinat e revistave që ka qenë pjesë ndër vite, dhe duhet thënë që hijshmëria e saj është mbresëlënëse.

Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, këtë gjë e ka vënë në dukje edhe aktorja në një nga postimet e saj në "Instagram".

“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa ndërhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, ka shkruar aktorja.

Duket sikur vitet kanë ndalur për Rajmonda Bulkun, e cila ka qenë dhe mbetet një nga yjet e rrallë të kinematografisë shqiptare./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga