LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vriste ish-deputetin e PS-së/ Lihet në burg 30-vjeçari

8 Shkurt 2024, 10:50, Kronika CNA
Tentoi të vriste ish-deputetin e PS-së/ Lihet në burg
Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga

30-vjeçari, i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, do të qëndrojë në burg.

F. I., u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat për 30-vjeçarin.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuzat "vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve"./ CNA

Lajmet e fundit nga