LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaoperacioni i SPAK-ut/ Goditen 4 grupe kriminale, sekuestrohen 200 llogari bankare

5 Shkurt 2024, 13:24, Kronika CNA

Megaoperacioni i SPAK-ut/ Goditen 4 grupe kriminale, sekuestrohen 200 llogari

Një megaoperacion është zhilluar në disa shtete të botës nga bashkëpunimim i SPAK-ut, Interpolit, Europolit, Eurojustit.

Mësohet se janë goditur 4 grupe kriminale, të përfshirë edhe në trafikim narkotikësh.

Operacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë, ku janë ekzekutuar 83 masa sigurie.

Urdhër-arrestet mësohet se u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences. Detaje nga ky operacion zbardhi prokurori i SPAK-ut, Vladimir Mara, gjatë një deklarate për mediat.

Ai tha se janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme.

Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do të kalojnë në llogari të shtetit.

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, theksoi Mara./ CNA

Lajmet e fundit nga