LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJE tronditëse/ 34-vjeçari "blindon" banesën me kamera, akuzon gruan për tradhti

6 Shkurt 2024, 11:38, Kronika CNA
DETAJE tronditëse/ 34-vjeçari "blindon" banesën me
Foto ilustruese

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Tiranë ku një 34-vjeçar mbante të ngujuar gruan e tij. Mësohet se 34-vjeçari me iniciale A.M. kishte vendosur edhe disa kamera në banesën e tij për të parë lëvizjet e gruas.

Ndërkohë, gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim./CNA 

 

Lajmet e fundit nga