LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në rrugën Durrës-Tiranë/ Një person në gjendje të rëndë

7 Shkurt 2024, 10:46, Kronika CNA
Aksident në rrugën Durrës-Tiranë/ Një person në
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Durrës-Tiranë, ku një makinë me drejtues G. Xh., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor me iniciale I. H., rreth 70 vjeç. 

Ky i fundit është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA 

Lajmet e fundit nga