LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti i rëndë me një viktimë në aksin Memaliaj-Krahës/ Identifikohet 29-vjeçarja që humbi jetën

12 Shkurt 2024, 10:59, Kronika CNA
Aksidenti i rëndë me një viktimë në aksin
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur në aksin Memaliaj-Krahës.

Policia bën me dije se tashmë është bërë dhe identifikimi i viktimës.

Bëhet fjalë për shtetasen Dh.I., 29 vjeçe, bashkëshortja e njërit prej drejtuesve të mjetit, shtetasit L.I., 35 vjeç.  

Gjithashtu, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetase (pasagjere) dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve që u përplasën, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetases që humbi jetën, Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç.

Gjithashtu, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA

Lajmet e fundit nga