LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Memaliaj/ Dyshohet se e ndezën nga gjahtarët

10 Shkurt 2024, 20:00, Kronika CNA

Zjarr në Memaliaj/ Dyshohet se e ndezën nga gjahtarët

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të shtunë në Memaliaj.

Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha, pranë zonës së banuar në fshatin Gllavë. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa era po ndihmon përhapjen me shpejtësi.

Flakët kanë dëmtuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe si rrjedhojë disa fshatra kanë mbetur pa drita.

Dyshohet se flakët janë ndezur nga gjahtarët për të shtyrë drejt kurthit një tufë derrash të egër, ndonëse gjuetia e tyre është e paligjshme.

Këto dyshime janë ngritur pasi banorët e zonës kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll./ CNA

Lajmet e fundit nga