LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia nxjerr detaje/ Si nisi zjarri në QSUT

11 Shkurt 2024, 08:50, Kronika CNA

Policia nxjerr detaje/ Si nisi zjarri në QSUT

Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka rënë ditën e sotme tek urgjenca e re e QSUT-së.

Blutë bëjnë me dije se zjarri ka nisur në bodrumin e urgjencës, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë pavionin.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se flakët nisën si pasojë e një shkëndije elektrike rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa pacientët janë transportuar në spitalin e Sanatoriumit, në Sauk.

“Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.  Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA

Lajmet e fundit nga