
Politikani serb bën deklaratë “bombë”/ Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit dhe një luftë në Ballkan
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të bëjë thirrje për më shumë armë të rënda, kur t’i adresohet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara të hënën.
Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Adresimi i tij vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.
Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut, dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.
Të dielën, Zelenski ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.
Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtetë partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.
Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.
Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman Olaf Sholc, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe të mbështesim ukrainasit”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka menduar se NATO dhe G7 do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.
Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.
Edhe aty Zelenski pritet të mbajë një fjalim.
Sulmet në fundjavë
Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.
Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.
Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.
Disa raketa të tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.
Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit.
Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.
Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.
Severodonjceku, i shndërruar në gërmadha
Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që e kanë kthyer këtë qytet në gërmadha.
Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.
Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina.
Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit.
Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.
Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./rel
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Europa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse "Disney", "JP Morga...
Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të...
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po p...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me ...
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s deklaroi se në Rusi kan...
Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 ...
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qev...
Me gjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të marto...
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...
Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Sokol Bode, ish-shefi i policisë së Dhërmiut, që ra mbrëmj...
Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol B...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen...
Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë S...
Ndonëse ditët e fundit temperaturat kanë patur luhatje...
Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet ...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
Kompania Ryanair ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturime...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, ashtu si një ...