“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Europa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet e gazit rus, ndërsa udhëheqësit pranojnë se pagesat e vendeve europiane ndihmojnë në financimin e luftës së Moskës në Ukrainë. Këtë javë, udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord në bllok të vendosnin embargo mbi shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. Rusia është furnizuesi më i madh i Italisë me gaz natyror, që përbën 40 për qind të totalit të importeve. Në një qendër kërkimore në periferi të Romës, ekspertët po testojnë metoda për të prodhuar burime më të pastra dhe alternative të energjisë.
Në një zonë në periferi të Romës, studiuesit italianë po punojnë për të gjetur mënyra për të zëvendësuar teknologjitë ekzistuese të energjisë me sisteme të reja, më të gjelbra.
Këto variojnë nga panelet diellore gjigante e deri te një impiant i zakonshëm që prodhon gaz metan nga mbetjet e kalbura ushqimore.
Kjo metodë e fundit nuk duhet nënvlerësuar, thotë studiuesi Roberto Ciccoli, i cili drejton ekipin e këtij projekti.
“Nëse do të ishim në gjendje të përdornim shumë nga mbetjet tona ushqimore, do të prodhonim rreth dhjetë për qind të gazit të metanit që përdorim për energji, dhe kjo do të thotë se do të ishim në gjendje të zëvendësonim një pjesë të rëndësishme të pavarësisë energjetike”, thotë ai.
Sado premtuese të jetë, kjo teknologji nuk është e përhapur dhe mbetjet ushqimore shpesh lihen të kalben në vendet e grumbullimit.
Hidrogjeni është një element i rëndësishëm në kërkimet për karburantet alternative – pasi produkti i mbetjeve është vetëm uji.
Në impiantin ENEA, studiues si Davide Pumiglia janë të bindur se hidrogjeni është rruga e së ardhmes.
Ai projekton dhe ndërton bateri të lëngshme të cilat më pas nxehen duke përdorur hidrogjenin për të prodhuar energji elektrike.
"Kjo makinë përdoret për të nxehur bateritë e lëngshme. Funksioni i saj është të përdorë hidrogjenin, ose çdo gaz tjetër të djegshëm, për të prodhuar energji elektrike dhe nxehtësi, në një mënyrë jashtëzakonisht efikase", thotë zoti Pumiglia.
Për momentin, zoti Pumiglia thotë se kostot janë ende shumë të larta për të prodhuar këtë lloj energjie në një shkallë më të gjerë.
Por me përparimin e teknologjive më të reja dhe me përdorim më të gjerë publik, çmimet mund të ulen.
“Për momentin, pika më kritike për futjen e kësaj teknologjie në jetën tonë të përditshme është ndoshta kostoja e prodhimit”, thotë ai.
Në këtë magazinë, Giuseppe Messina po inspekton një impiant që përdor hidrogjen për të fuqizuar një turbinë të madhe, duke prodhuar nga ana tjetër energji elektrike.
Studiuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se si zëvendësimi i karburanteve tradicionale me hidrogjenin ndikon në teknologji, por këmbëngulin se është thelbësore të shkohet në këtë drejtim, për shkak të ngrohjes globale.
“Reduktimi i emetimeve të dioksidit të karbonit në këtë pikë është një objektiv themelor, sepse ne po përpiqemi të eliminojmë gazrat që shkaktojnë efetin serrë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe CO2 është më i rëndësishmi”, thotë Giuseppe Messina.
"Ne kemi në dispozicion teknologji të ndryshme, njëra prej tyre përdor hidrogjenin, por duhet të shohim se si sistemet ekzistuese përshtaten me përdorimin e këtij karburanti të ri".
Këtë shqetësim ndan edhe Luca Turchetti, që qëndron pranë një paneli të madh diellor. i cili kap rrezet e diellit dhe i fokuson ato në një kapsulë, duke krijuar temperatura gati 1000 gradë Celsius dhe duke gjeneruar si rezultat energji elektrike.
"Ne duhet të prodhojmë energji për të gjitha aktivitetet tona, dhe për momentin, ne po e prodhojmë atë në një mënyrë që është duke kompromentuar qartë jetën në planetin tonë, kështu që pa dyshim që duhet të bëjmë zgjedhje për sa i përket kësaj," thotë ai.
Siç thotë studiuesja Valeria Russo, do të duhet kohë dhe përpjekje, por Italia mund të jetë në rrugën e saj për t'u bërë e pavarur për energji.
“Objektivi ynë është që Italia të jetë e pavarur nga importet e energjisë, në mënyrë që të përmbush vetë nevojat e saj”, thotë ajo.
Ndërkohë, Italia ka siguruar një marrëveshje për më shumë importe të gazit natyror përmes një tubacioni mesdhetar nga Algjeria.
Marrëveshja e re, e shpallur muajin e kaluar, ndërmjet kompanisë energjetike italiane "Eni" dhe "Sonatrach" të Algjerisë do të shtonte nëntë miliardë metër kub gaz shtesë nga Algjeria.
Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, konsumi i energjisë në Itali kryesohet nga nafta dhe gazi natyror, që përbënte më shumë se tre të katërtat e konsumit total të vendit në vitin 2016./voa
Kompani të mëdha amerikane sikurse "Disney", "JP Morga...
Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të...
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po p...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me ...
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s deklaroi se në Rusi kan...
Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 ...
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qev...
Me gjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të marto...
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...
Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'...
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierë...
Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...