LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën

26 Qershor 2022, 08:10, Kosova & Bota CNA
Kompania që do të faturojë energjinë në veri të
Qytetarët serbë të katër komunave veriore, Zve?an, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut do të paguajnë tani rrymën elektrike

Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës u licencua nga zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE). Këtë e bëri të ditur ZRRE, pas votimit të bordit me pesë vota pro dhe asnjë kundër. "Elektrosever" është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, "EPS" (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës. Licencimi i "Elektrosever" në Kosovë u bë vetëm tri ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila u nënshkrua në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Në fakt, në parim marrëveshja për energjinë ishte nënshkruar qysh në vitin 2013, por, që të fillojë të zbatohet, palët u pajtuan me 21 qershor në Bruksel.

Më shumë se dy dekada pa paguar energjinë

Që nga viti 1999 pas përfundimit të luftës, qytetarët serbë të katër komunave veriore, Zve?an, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, nuk paguajnë faturat e enegjisë së shpenzuar. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-se, Ymer Fejzullahu, tha të premten se tani qytetarët e katër komunave në veri - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të faturohen me çmimet që i ofron kompania furnizuese, "Elektrosever".

 

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të
Riparim i linjave elektrike në Kosovë

 

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, që nënshkroi zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, deklaroi se "kompania 'Elektrosever', nuk do të prodhojë rrymë, por do ta blejë atë, qoftë nga Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar, ndërsa inkasimin do ta bëjë vetë.

Sulmohet "Elektrokosmet" në veri

Vetëm tri ditë pas dakordimit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në veri u sulmua me një mjet shpërthyes objekti i "Elektrokosmet"-it në veri të Kosovës. Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete përreth, ndërsa, lëndime në njerëz nuk pati.

"Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse. Prokurori i shtetit urdhëroi vazhdimin e hetimeve të premten në mëngjes, ndërsa është hapur rast për tri vepra penale që ndërlidhen me incidentin: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme, shkatërrimi apo dëmtimi i pronës dhe posedim i paautorizuar i armëve luftarake”, tha prokuroria.

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, në një reagim të tij, bëri përgjegjëse "strukturat paralele serbe në veri për sulmin mbi objektin e 'Elektrokosmet'”. "Ka pasur një shpërthim ku ka dëme materiale. Nuk ka të lënduar. Qëllimi është që të terrorizohen banorët atje, por edhe të ngjallin pasiguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ministri Svecla duke shtuar se "kjo është në vazhdën e presioneve që strukturat paralele dhe Serbia i bëjnë Kosovës”. Sulmin me mjet shpërthyes ndaj objektit të elektro-distribucionit në Mitrovicën e Veriut e dënoi edhe Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës në Kuvend.

Përmes një komunikate për media, kjo parti tha se "ky sulm dhe ngritja e tensioneve janë kundër interesave të komunitetit serb në veri të Kosovës”. Lista Serbe u bëri thirrje organeve kompetente të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve./DW

Lajmet e fundit nga