4 muaj luftë/ Ekspozitë për gazetarët e vrarë në Ukrainë
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...

Me gjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të martohen. Për shumë prej tyre, lufta shërbeu si nxitje për të lidhur kurorën, në veçanti për ushtarakët. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Anna Kosstutschenko, ceremonitë e martesës zhvillohen shpesh nëpërmjet internetit.
"A dëshiron ti Oksana, ta marrësh këtë burrë, Oleksiyn, që të jetë bashkëshorti yt, me dashuri dhe miqësi derisa vdekja t'ju ndajë?"
Një fustan i bardhë dhe formula e martesës. Një martesë tipike kjo, përveç faktit se ceremonia mbahet në internet, pasi nusja gjendet në Poloni, dhe dhëndri është në Ukrainë, në front.
Përpara se Rusia të fillonte luftën në Ukrainë, Oleksiy Kukoba punonte si gazetar. Por, në 24 shkurt, ai iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës.
"Nuk e prisja luftën, nuk besoja se do të ndodhte. Megjithatë, nuk i thashë të mos shkonte. Qava. Nuk dua që ai të jetë atje, dua që të jetë pranë meje...", thotë Oksana.
Oksana dhe Oleksiy u takuan katër vite më parë në një televizion ukrainas, ku punonin së bashku. Filluan të frekuentonin njëri-tjetrin pothuajse menjëherë.

"Pashë këtë vajzë të bukur dhe u magjepsa", thotë Oleksiy.
Kur filloi lufta, Oleksiy e bindi të dashurën e tij në atë kohë që të largohej drejt Polonisë, ndërsa ai qëndroi për të mbrojtur vendin.
"Lufta e vë në sprovë marrëdhënien, dhe ajo çfarë ai bëri ka shumë rëndësi për mua", thotë Oksana.
Megjithëse ishin lidhur prej katër vitesh, ata nuk ishin martuar ende. Ndërsa ishte duke shkuar për në Poloni, Oksana hodhi hapin e parë.
"Rrugës për në Poloni, Oksana më dërgoi një mesazh ku thuhej 'Ti ndoshta nuk do, por unë do të martohem me ty'. Unë i thashë 'Dakord, por do ta marr unë iniciativën! A do martohesh me mua?'," tregon Oleksiy.
"Bëj shaka duke thënë se dasma jonë filloi më 24 shkurt dhe vazhdon deri më sot...", thotë Oksana.
Një grua polake që mikpriti Oksanën, i dha nuses së re fustanin e saj të nusërisë për të bërë ceremoninë në internet. Unazat iu dërguan çiftit falas nga një argjendari ukrainase.
"I shkruajta argjendarisë dhe i dërgova fotografinë tonë. U përgjigjën se do të na i jepnin me shumë kënaqësi falas unazat e martesës!", thotë Oksana.

Iniciativa e argjendarisë për ofrimin falas të unazave të martesës befasoi edhe një tjetër çift ushtarakësh që po bëheshin gati të martoheshin.
Volodimiri është ushtar profesionist që mund ta dërgojnë së shpejti në zonat e nxehta të Ukrainës lindore. Ai u dashurua me bashkëshorten e tij vite më parë. Fytyra e tij nuk shfaqet në video për arsye sigurie.
"Ajo është gruaja perfekte, për të cilën pata ëndërruar që fëmijë. E keni parasysh kur krijoni në mendje një person perfekt?", thotë ai.
Lufta e shtyu çiftin t'i zyrtarizonin gjërat. Si shumë çifte të tjera, ata vendosën për një ceremoni dasme tradicionale në kishë.
"Firmosja e letrave është një formalitet, por ceremonia në kishë është një martesë e vërtetë", thotë Volodimiri.
"Ideja ishte imja. Pata frymëzimin për ta bërë dhe ndjeva se e kishim të nevojshme", thotë bashkëshortja Maria.
"VOA" informon se gati 22 mijë çifte janë martuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në vend të fustaneve të nusërisë dhe kostumeve të dhëndërisë, çiftet shpesh vendosin të veshin kostume popullore apo uniforma kamuflazhi./CNA.al
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...
Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'...
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierë...
Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Aeroporti i Heathrow në Londër është përfshirë në një ...
Kompanitë e linjave ajrore nuk duhet të ndajnë më të d...
Një emigrant i shpallur në kërkim nga Interpoli është ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi në ligj legjis...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sot...
Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëta...
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunë...
Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kë...
Të rinj dhe të reja sipërmarrës në biznese inovative nga g...
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afga...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë...
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtet...
Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, deputeti gje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...