Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, Carney: Do të intensifikojmë negociatat tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake.
New York Times njoftoi se në këto sulme u përdorën më shumë se 40 raketa, të cilat sipas gazetës u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg.
Nuk ka ende informacione për viktima të mundshëm si pasojë e këtyre sulmeve.
Ndërkohë trupat ukrainase njoftuan se po tërhiqen nga qyteti lindor i Sievierodonetskut pas disa javë luftimesh të ashpra me forcat ruse.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut Serhiy Haidai tha se trupat kishin marrë urdhër për t'u zhvendosur në pozicione të reja.
Ukraina tha se forcat ruse kishin pushtuar plotësisht qytetin fqinj Lysychanskun që gjithashtu shtrihet në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendoi se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në këtë zonë.
Gjasat janë që Kremlini të marrë kontrollin e plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e shpallura të Moskës.
Për të stabilizuar situatën në Luhansk, Ukrainës i duhet armë i tha gjenerali më i lartë ukrainas, homologut të tij amerikan të premten.
"Diskutuam mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e ndihmës teknike ndërkombëtare", shkruante gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin Telegram pas një telefonate me gjeneralin Mark Milley, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve.
Ukraina ka thënë se avantazhi që ka Rusia në artileri, në vijën e frontit të Donbasit, po u kushton shumë trupave ukrainase, ndaj Kievi u ka bërë bërë thirrje partnerëve perëndimorë që ta furnizojnë me më shumë armë.
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes vlerësoi të premten vendimin e Ukrainës për t'u tërhequr nga Sievierodonetsku, duke e cilësuar atë si masë "profesionale" e "taktike".
Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se forcat ruse kanë qenë në gjendje të përparojnë rreth Sievierodonetsk, por me kosto të konsiderueshme sikurse shtoi ai.
“Rusët kanë pësuar viktima të shumtë e humbje në armatime të rënda”, tha zyrtari. “Forcat ruse po japin shenja të konsumimit dhe të moralit të dobësuar dhe kjo po ndikon në aftësinë e tyre për të përparuar me shpejtësi”.
SHBA-të premtuan këtë javë 450 milionë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë sisteme të tjera raketash me rreze të gjatë veprimi, krahas një ndihme prej 1 miliard dollarësh që u njoftua rreth një javë më parë.
Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes tha të premten se forcat ukrainase po stërviten me katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) pjesë e paketës së sapo shpallur. Sistemet amerikane do të vihen në përdorim në luftë, brenda disa javësh./voa
Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kë...
Të rinj dhe të reja sipërmarrës në biznese inovative nga g...
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afga...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë...
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtet...
Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, deputeti gje...
Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Presidenti Francës Emmanuel Macron, vendi të cilit mba...
"Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën ne...
Zyra e Rregullatorit për Energji i dha të premten lice...
Gazetarja Erisa Zykaj për emisionin “Ballkan”, ka dhën...
Pas incidentit që u rrëzua nga biçikleta në para medi...
Në media është publikuar së fundmi nje video që thuhet...
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajko...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun...
Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara që të siguroh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...