Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, Carney: Do të intensifikojmë negociatat tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...

Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan.
“Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë".
"Madje, ndikimi rus dhe objektivat ruse janë të përmbushura edhe pa luftë. Putini nuk fiton në Ballkan vetëm nëse ka luftë të re. Jo, Putini fiton me këtë ‘status quo’. Putini fiton duke ruajtur mungesën e stabilitetin në këtë rajon”, thotë Edward Joseph, duke nënvizuar se për presidentin rus, Vladimir Putin, paraqet fitore dhe bllokimi i procesit të integrimeve siç thotë në “kushte kur ky proces nuk shkon përpara, por lëviz prapa”.
“Putini thotë shikoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës as që mund ta rregullojnë këtë kaos. Njerëzit humbin interesim. E kam patjetër të potencoj edhe këtë se Vladimir Putini fiton kur aleatët e tij si Aleksandar Vuçiç dhe Rumen Radev fitojnë. Kështu që, kur ata janë të fuqishëm, atëherë ai është fitues".
"Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Kjo paraqet fitore për të. Air Serbia fluturon për në Moskë. Kjo, gjithashtu, është dhe një fitore. Putini duhet të jetë i izoluar, ndërsa Serbia nuk e izolon. Ministri i Punëve të Jashtme do të takohet me Lavrovin.... Kështu që kjo është edhe një mënyrë se si fiton Putini”, vlerëson Joseph, njohës i zhvillimeve në Ballkan.
I pyetur rreth injorimit nga ana e Serbisë ndaj kërkesave të BE-së dhe SHBA-së që ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën perëndimore dhe të zbatojë sanksione ndaj Rusisë, Joseph thotë:
“Mendimi im është se është plotësisht e qëndrueshme për Aleksandar Vuçiçin që të mbrojë këtë pozicion. E para, e shikoni se sa muaj e ka këtë pozicion ai [Vuçiçi]. A shikoni ndonjë aksion, reaksion? Jo. A e shihni se është rritur vetëbesimi në Beograd? Po”.
Ai [Vuçiçi] me Putinin nënshkroi kontratë furnizimi me gaz për tre vjet. Ai sërish e vazhdon raportin e varshmërisë me Putinin duke u shtirur se është i interesuar për anëtarësim në BE, megjithëse për 10 vjet nuk ka bërë pothuajse asgjë për anëtarësim në BE. Këtë manipulim do ta quaja sharadë [nga frëngjishtja charade-maskaradë, lojë]. Kjo sharadë vazhdon dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk bëjnë asgjë për një shkak - për shkak të Kosovës dhe përparësisë që ka Beogradi ndaj Kosovës, për shkak se Bashkimi Evropian është i ndarë për sa i përket Kosovës”.
Joseph thekson se ndikimi rus paraqet kërcënim për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, duke nënvizuar se çështja e nacionalizmit ekstrem në Bullgari si refleksion ia përkujton, siç shprehet, atë çka bën Rusia në Ukrainë.
“Mendoni se si Rusia dhe veçmas Putini e quan Ukrainën ‘vend artificial’. Qëndrimi i tij (kundrejt Ukrainës) është se ne jemi shumë më të fortë, ndërsa ju jeni më pak të fuqishëm. Ju jeni vend artificial. Ju në të vërtetë jeni rusë në njëfarë mënyre. Identiteti juaj nuk ekziston, ai është artificial".
"Kemi qasje të njëjtë nga Bullgaria, jo me forcë, por gjithsesi duke shfrytëzuar ndikimin e saj. Bullgaria e eksploaton ndikimin e saj si vend anëtar i BE-së që të thotë se në esencë ju (Maqedonia e Veriut) jeni vend artificial, dhe ju jeni vetëm krijesë artificiale jugosllave, ndërkohë që gjuha dhe historia juaj është e bazuar në identitetin tonë bullgar dhe ne jemi me më ndikim se ju. Pra, ku është dallimi këtu? Qasja është e njëjtë, vetëm taktika është e ndryshme”, vlerëson Edward Joseph./REL
Të rinj dhe të reja sipërmarrës në biznese inovative nga g...
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afga...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë...
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtet...
Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, deputeti gje...
Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Presidenti Francës Emmanuel Macron, vendi të cilit mba...
"Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën ne...
Zyra e Rregullatorit për Energji i dha të premten lice...
Gazetarja Erisa Zykaj për emisionin “Ballkan”, ka dhën...
Pas incidentit që u rrëzua nga biçikleta në para medi...
Në media është publikuar së fundmi nje video që thuhet...
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajko...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun...
Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara që të siguroh...
Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes ku...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...