
Rusia godet me raketa Kievin
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me gjelbërim të thellë, lumenj blu në lugina. Jugu bavarez ofron një panoramë pushimesh si në një kartolinë. Pikërisht këtu ndodhet edhe hoteli me 5 yje, Kështjella Elmau, në të cilin kancelari Sholc pret këtë të diel krerët e shteteve dhe qeverive të G7-ës, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë e SHBA-së. Që në samitin e G7-ës në vitin 2015 ky vend rezultoi si një vend ideal samitesh. Sfond i mrekullueshëm për foto, një luginë jo e lehtë për t'u arritur dhe kështu shumë e përshtatshme për sigurinë. Të paktën 18.000 policë dhe një gardh sigurie 16 km i gjatë rreth kështjellës kujdesen që asnjë demonstrues të mos e prishë idilin. Të ftuarit vijnë me helikoptër. 180 milionë euro janë dhënë për sigurinë e samitit.
Bukuria e vendit ku zhvillohet samiti ndodhet në kontrast të thellë me problemet e rënda aktuale që duhet të trajtohen aty. "Progres për një botë më të mirë" është motoja e samitit. Në krye do të duhej të qëndronin tema si lufta kundër ndryshimit të klimës, kundër urisë dhe varfërisë. Por agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e mëdha dhe ekzistenciale të tij dominojnë samitin. "G7 është këtë vit me një rëndësi të jashtëzakonshme", thotë kancelari gjerman që shpreson një sinjal uniteti dhe vendosmërie nga ky samit.
Gjermania si mikpritëse ka një rol të rëndësishëm, dhe këtë avantazh Sholc do ta përdorë për të përmirësuar imazhin e tij. Në javët e fundit Gjermania duhet të dëgjonte shumë kritika ndërkombëtare. Vërtet që kancelari menjëherë pas shpërthimit të luftës inicioi kthesën e plotë të politikës së jashtme gjermane dhe atë të sigurisë dhe paralajmëroi armatimin masiv të Bundeswehrit. Por pas këtij njoftimi nuk pasoi asgjë.
Kancelari u kritikua për hezitim dhe lëkundje. Dërgimi i armëve në Ukrainë pati vonesa dhe Sholc vetë priti muaj derisa të udhëtonte në Ukrainë. Dukej sikur ai ishte duke bërë dredha për të mos e prerë plotësisht kanalin e komunikimit me presidentin Putin. Por hezitimi kishte edhe arsye të brendshme partiake. SPD, partia e kancelarit, nuk e mbështet aspak e bashkuar "kthesën epokale" të Gjermanisë. Pacifizmi dhe bindja se pa një përfshirje të Rusisë nuk mund të ketë paqe në Europë janë thellësisht të rrënjosura te socialdemokratët. Por për shkak të agresionit brutal rus, pacifistët kanë heshtur.
Qeveria gjermane publikoi në fillim të javës një listë të gjatë me të gjithë mbështetjen ushtarake dhënë Ukrainës. Kreu i SPD-së, Lars Klingbeil, i afërt në qëndrime me kancelarin Sholc shkaktoi habi me kërkesën. "Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse". Në një fjalim ai theksoi pritshmëritë në rritje ndaj Gjermanisë. "Pas gati 80 vjetësh rezervim, Gjermania ka një rol të ri në sistemin botëror të koordinatave. Gjermania ka krijuar në dekadat e fundit një shkallë të lartë besimi. "Gjermania ndodhet gjithnjë e më shumë në epiqendër, ne duhet të ta përmbushim këtë pritshmëri që ekziston ndaj nesh".
Samiti i G7-ës mund të jetë testi i parë për cilësitë drejtuese e moderuese të kancelarit gjerman. Nëse ai ia del që shtetet e G7-ës të ndjekin një kurs të qartë dhe të bashkuar, kjo do të kishte efekt pozitiv ndaj tij. Që në ditën e parë do të flitet për sanksionet kundër Rusisë dhe ndihma të tjera afatagjata për Ukrainën.
"Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim Ukrainën financiarisht, nga ana humanitare, politikisht dhe me furnizime me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë", tha Sholc të mërkurën në një deklaratë në Bundestag, ku edhe propozoi një plan rindërtimi për Ukrainën, analog me planin Marshall që SHBA-ja përdori për Gjermaninë dhe vende të tjera pas Luftës së Dytë Botërore. Për rindërtimin do të nevojiten miliarda, për këtë do të flitet edhe në samitin në Elmau. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të marrë pjesë virtualisht në bisedime.
Lufta ka bërë që të mungojnë furnizimet me drithëra nga Ukraina dhe Rusia. OKB paralajmëron nga katastrofa më e madhe e urisë prej dekadash. Ndërkohë që vendet e jugut global luftojnë që tani me pasojat e pandemisë së Koronës. "Nëse ne nuk ia dalim të jemi solidarë me këto vende, atëherë fuqi si Rusia dhe Kina do të shfrytëzojnë këtë", paralajmëron kancelari gjerman. Sholc e vlerëson si të rëndësishme të përfshijë më shumë demokracitë e mëdha të Azisë, Afrikës dhe jugut amerikan. Koncepti për demokracinë është i reduktuar, nëse përqëndrohemi te perëndimi klasik, ka thënë Sholc. Pesë vende partnere do të jenë pjesë e samitit në Elmau. Indonezia dhe India, që aktualisht dhe vitin e ardhshëm kanë kryesinë e G20-ës, Senegali, si kryesues i Unionit Afrikan, Argjentina si kryesuese e bashkësisë së shteteve latinoamerikane dhe vendeve në Karaibe dhe Afrika Jugore.
Me këto vende do të flitet edhe për "klubin e klimës", një ide që kancelari e ka prej kohësh. Të gjitha vendet e tjera janë të ftuara të bashkëveprojnë, ato "që ndjekin një qëllim për përmirësimin e situatës dhe angazhohen për transformimin industrial, që është i nevojshëm, me qëllim që të krijohet një ekonomi neutrale kundrejt emetimit të gazrave ndotës dhe të ruhen vendet e punës kudo në botë", është shprehur Sholci./DW
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Kompania "Elektrosever" që do të bëjë furnizimin dhe f...
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo na...
Tre shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në zonën e R...
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me a...
Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s deklaroi se në Rusi kan...
Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 ...
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qev...
Me gjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të marto...
Gazetarët e vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukra...
Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për t'...
Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon...
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierë...
Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje...
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime mas...
Aeroporti i Heathrow në Londër është përfshirë në një ...
Kompanitë e linjave ajrore nuk duhet të ndajnë më të d...
Një emigrant i shpallur në kërkim nga Interpoli është ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol B...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen...
Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...
Vatra e zjarrit në fshatin Tragjas të Vlorës vijon të ...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë S...
Ndonëse ditët e fundit temperaturat kanë patur luhatje...
Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet ...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
Kompania Ryanair ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturime...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, ashtu si një ...