
Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më 17 shtator dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, thanë autoritetet në Taipei. Sipas autoriteteve, fluturaket kineze kanë kryer misione të paspecifikuara “me rreze të gjatë veprimi”.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 20 avionë u detektuan mëngjesin e së dielës të cilat kaluan vijën që ndan Tajvanin nga Kina dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit vetëqeverisës. Sipas Tajvanit, fluturaket hynë në pjesën juglindore të ishullit.
Kina ka kryer “misione sikurse stërvitjet me rreze të gjatë veprimi”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate, duke shtuar se është duke monitoruar situatën përmes avionëve dhe anijeve patrulluese.
Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe një ditë do ta marrë nën kontroll, qoftë edhe duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Kina ka rritur aktivitetin ushtarak dhe presionin diplomatik ndaj ishullit viteve të fundit, përderisa raportet mes Taipeit dhe Pekinit janë përkeqësuar.
Javën e kaluar, Taipei raportoi për rritje të numrit të inkursioneve të avionëve luftarakë dhe anijeve kineze, përderisa Pekini tha se forcat e saj ishin vënë “në gatishmëri të lartë”, pasi dy anije të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë kaluan transit gjatë këtij muaji përmes Ngushticës së Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se 68 avionë kinezë dhe dhjetë anije ishin detektuar përreth ishullit të mërkurën dhe të enjten.
Disa nga avionët dhe luftanijet ishin nisur drejt një zone të paspecifikuar në Paqësorin Perëndimor “për të kryer stërvitje detare dhe ajrore”. Në këto stërvitje kishte marrë pjesë edhe avionmbajtësja kineze, Shandong, tha ministria.
Shandong, një prej dy avionmbajtëseve aktive në flotën kineze, u detektua të hënën rreth 110 kilometra në juglindje të Tajvanit, duke u nisur drejt Paqësorit Perëndimor, thanë autoritetet në Taipei.
Kina nuk ka komentuar lidhur me mbajtjen e ndonjë stërvitjeje në Paqësorin Perëndimor.
Në prill, Pekini kreu stërvitje ushtarake që simulonin rrethimin e ishullit, pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u takua në Kaliforni me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Atëbotë, Tajvani detektoi 71 avionë luftarakë kinezë brenda 24 orëve, që është numri më i lartë i avionëve që ishulli ka detektuar brenda një dite që nga dhjetori i vitit 2022./ REL
Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i ...
Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident a...
Shabana e kishte një të ardhme të ndritur para vetes. Ajo ...
Një 25-vjeçare e diplomuar për drejtësi ka ndërruar jetë p...
Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se nuk do të ketë një fu...
Pesë persona kanë humbur jetën në mbrëmjen e së shtunë...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se heroizmi...
Misioni Ndërkombëtar i Asistencës tha se 18 anëtarë të sta...
Në udhëtimin e tij të parë në Kubë gjatë mandatit të tij t...
Sulmet ruse vranë dy civilë në rajonin Kharkiv të Ukrainës...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, inspektoi të s...
Polonia do të ndalojë hyrjen e automjeteve të pasagjerëve,...
Dy anije tregtare iu afruan porteve ukrainase këtë mëngjes...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se i ka o...
Ish-futbollisti i të rinjve të Anglisë, Ben Cull, ka ndërr...
Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kos...
Presidentja e Komisionerit Evropian Ursula von der Leyen d...
Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf festoi 50 vjetorin e fron...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...